Friday, July 19, 2013

Zgjedhjet dhe nevoja per nje front te perbashket opozitar

Alban Daci

Te menjehershme qene vleresimet pozitive te nderkombetareve per zgjedhjet duke i cilesuar ato si shume te mira. E vetmja force politike e cila akoma pa u mbyllur procesi zgjedhor  qe i cilesoi ato si jo demokratike dhe me probleme serioze duke edhe mos i njohur ishte Aleanca Kuq e Zi.
Ndoshta ne fillim kjo mund te jete dukur cmenduri edhe nga disa drejtues te Aleances Kuq e Zi. Isha pikerisht une, me konsultime te drejteperdrejta me forumet e partise dhe me kryetarin z. Spahiu qe vendosa te dilja ne nje deklarate per shtyp para KQZ per te denoncuar manipulimin, vjedhjen dhe tjetersimin e votave te shqiptare.
Kete nuk e beri as vete drejtuesit e PD, e ndoshta per shkak te shokut psikologjikisht qe kishin marre nga bombardimi me informacione te bujshme se Opozita kishte fituar bindshem. Madje, vete kryetari i PD, Berisha, ne deklaraten e tij per shtyp me te cilen prezantoi edhe doreheqjen e tij nga funksionet drejtuese ne PD deklaroi se: ai eshte vendim i sovranit dhe une e pranoi si tille.
Pa kaluar shume kohe dhe me kthellimin e drejtuesve te PD, shpejte u kuptua se keto zgjedhje ishin si te gjitha te tjerat e ndoshta edhe me te zeza. Edhe  ne kete rast si ne te gjitha rastet e tjera nuk kishin munguar rastet e vjedhjes, tjetersimit e manipulimit te votes permes presionin fizik dhe manipulimit me para.
Shembulli i pare dhe real se keto zgjedhje kishin problem te medha ishte Qarku Lezhe. Keto zgjedhje kane pasur probleme te medha. Disa fenome  ishin te njohura e e te perseritura e disa te tjera ishin te reja. Se pari, ishte blerja dhe shitja masive e votes kundrejt parave ne dore. Se dyti, fleta e votimit ishte shume e madhe e per kete arsye nuk garantonte fshehtesine e votes, sepse komisioneret e kuptonin per nga pozioni dhe ulja e kokes se votuesit se per ke parti po votonte. Nuk ishte nje rastesi qe dy parti te reja si Aleanca Kuq e Zi dhe Fryma Re Demokratike ishin te parafundit dhe te fundit.  Votuesit e ketyre dy partive, sidomos ato te AK ishin te shantazhuar gjithandej nga PS dhe nga forcat e tjera politike. Ata te frikesuar nen vezhgimin e  komisionereve nuk paten guxim te votinin per AK.
Problem tjeter serioz ka qene fakti perseri i madhesise se fletes se votimit dhe monitorit te numerimit. Fleta ishte e madhe e monitori ishte krejt i paqarte. Keshtu vota eshte eshte lexuar jo sic ka qene ne realitet, por si do te donin te ishte. Keshtu shume vota te AK jane lexuar si vota te partive te tjera. Kjo behej mbi bazen e nje marreveshje mbi numeruesit neper KZAZ.
Megjithate, mendoj se pas zgjimit te PD, procesi zgjedhore ka marre nje rruge tjeter te ndryshme nga ata qe e kishin konsideruar tashme nje process te mbyllur. Pas vendimit per hapjen e te gjitha kutive te QV te Qarkut Lezhe e Shkoder, shume gjera te “pa lara” do te dalin ne shesh e do te shihet si drita e syrit se si eshte vjedhur apo tjetersuar vota e qytetareve.
Nuk duhet te harrojme faktin, se shume vota ne kundershtim me ligjin jane blere kundrejt parave, para se te hidheshin ne kuti, por kjo eshte nje histori tjeter qe kerkon analiza antropologjike, psikologjike e sociale te shoqerise tone.
Megjithate tashme nje gje eshte e sigurt se ne bashke me disa parti te tjera jemi ne Opozite dhe duhet te perballemi mbi nje sistem qeverisje qe bazohet mbi blerjen e shitjen e votes. Vete PD eshte perfshire ne nje process te gjate rinovimi per shkak te gares per kryetarin e ri te kesaj force politike.
Gjithashtu, AK po analizon te gjithe procesin e saj para dhe paszgjedhore dhe po tenton te ngreje nje strategji te re per te bere nje opozite te forte. Ajo qe duhet te ndodh ne kete realitet politike eshte qe Opozita duhet te bashkohet dhe parimi i ketij bashkimi duhet te jene bindjet e Djathta te cilat ecin paralelisht edhe me bindjet dhe idealet kombetare.
Dikur jam shprehur se AK eshte nje parti me prirje te Djathta dhe kjo per vete faktin, se vetem partite e Djathta bejne politike patriotike. E Majta si filozofi politike nderkombetar nuk eshte e orientuar asnjehere drejt nacionalizmit apo patriotizimit liberal.
E Djatha shqiptare qe sot identifikohet me vete Opoziten duhet te ribashkohet per te sjelle nje filozofi krejt te re politike e cila mbeshtetet tek nje konkurrence e lire e tregut, por pa harruar mireqenien sociale.
Aleanca Kuq e Zi eshte e gatshme te bashkepunoje me cdo force opozitare qe mbeshtetet ne vlerat e patriotizmit liberal dhe te mireqenies sociale. AK nuk ben dallime me asnje force politike duke perfshire edhe PD pasi te kete nje kryetari te ri te legjitimuar nga forumet e larta drejtuese.

Nje front i perbashket opozitar do ta shpetonte Shqiperine nga arroganca politike dhe do t’i ofronte asaj nje mundesi me te mire per nje te ardhme me te respektuar.