Thursday, December 26, 2013

Ç’po ndodh vallë mes SHBA dhe Shqipërisë


Alban Daci

SHBA vazhdojnë të mbeten fuqia më e madhe, e vetme dhe e padiskutueshme në Botë. Megjithatë, SHBA mbeten më shumë ideali i vetëm e pozitiv për të gjitha vendet e vogla që kanë qenë të pambrojtura e të shtypura nga doktrinat diktatoriale të modelit sovjetik, ose stalinist-komunist. Shqipëria është një ndër vendet e vogla, e cila mbijetoi jo nga interesi konkret që kishin SHBA mbi vende si Shqipëria, por për shkak të filozofisë që kishin SHBA për të gjithë vendet e vogla që pas Luftës së I u gjetën të pambrojtura, të shtypura.
Amerikanët e themeluan shtetin e tyre mbi principet e demokracisë duke vendosur bazë absolute Lirinë, të drejtën për të ekzistuar, për të vendosur dhe për të kërkuar çdo komb lumturinë, një term i ri për atë kohë, por iluministë dhe i domosdoshëm.
SHBA si bazë të zhvillimit shtetëror, individual dhe social vendosën demokracinë, duk imituar e përshtatur me kohën moderne modelin origjinal të demokracisë së Athinës. Çdo doktrinë e politikës se jashtme e SHBA është përcaktuar mbi principin e demokracisë, respektimit të identitetit kombëtar dhe zhvillimit të lirë të aktiviteteve njerëzorë duke përfshirë edhe sipërmarrjen e lirë. Këto elementë krijuan “Ëndrrën Amerikane”, e cila përbëhej nga dy pjesë në raport me kombet e tjera: E para kishte të bënte me faktin se njerëz nga gjithë bota dëshironin të shkelnin qoftë edhe njëherë në territorin amerikan për të përjetuar drejtpërsëdrejti mrekullinë amerikane; Së dyti, shumë intelektualë të kombeve të tjera duke u frymëzuar përmes studimeve të literaturës amerikane kërkonin që ëndrrën amerikane ta aplikonin me sukses në vendet e tyre.
Shqiptarët bënin pjesë tek të dy pjesët. Shumë shqiptarë duke sfiduar vdekjen u arratisën gjatë kohës së Regjimit për të emigruar drejt SHBA. Gjithashtu, disa intelektualë duke studiuar fshehurazi literaturën amerikane nuk reshtën kurrë duke u përpjekur me krijuar realitetin social amerikan në Shqipëri. Këta ishin të gjithë disidentët e Regjimit, të cilët për shkak të ideve të tyre liberale-demokratike, u shtypën, u pushkatuan, internuan.
Shqiptarët kishin një problem më të madh në lidhje me marrëdhënie politike të SHBA,  modelin e tyre të brendshëm politik, social dhe ekonomik. Shqiptarët edhe po të arrinin të krijonin Amerikën e tyre, ajo nuk do të ishte kurrë si SHBA, sepse ishte e rrethuar nga vende që mbanin gjallë politikën shoviniste, aplikonin gjenocidin dhe kishin në fuqi sisteme politike monarkike despotike, ose model stalinist-komunist të orientuar drejt autoritarizmit absolute.
Prandaj, shqiptarët jo vetëm që nuk duhet të harronin kontributin e SHBA për ekzistencën e tyre, jo vetëm duhet të vazhdonin të ëndërronin “Ëndrrën Amerikane”, por duhet sa më shpejt dhe me realizëm të rivendosnin marrëdhëniet dypalëshe me SHBA. Sigurisht nuk ishte e lehtë të ndodhte kjo edhe pse dëshira popullore ishte e madhe. Them kështu, sepse shoqëria politike dhe ekonomike e Shqipërisë në fillim të viteve ’90 ishte vite larg vizioneve dhe principeve liberale e demokratike të SHBA.
Megjithatë, për ata që janë iluminist dhe besojnë tek ndriçimi i mendjes, mjafton fryma dhe energjia për të bërë ndryshimin dhe ai ndodh. Kështu ndodhi me të vërtetë edhe me shqiptarët në fillim të viteve ’90, të cilët falë frymës dhe energjisë filluan menjëherë të përshtateshin në formën tre dimensionale me modelin liberal-demokratik të SHBA.
Sigurisht shqiptarët nuk ja dolën vetëm, por patën një mbështetje të fortë nga vetë SHBA e kjo bën pjesë tek filozofia e politikës së jashtme të tyre sipas të cilës: Aty ku mungon demokracia dhe dëshiron të rilind, SHBA janë të pranishme.
Kështu SHBA jo vetëm u gjendën të pranishme në lindjen e demokracisë shqiptare, por ato e mbrojtën nga sulmet e jashtme dhe e mbështeten nga atentatet e brendshme.
SHBA kështu u kthyen bastion i kauzës shqiptare ne Rajon, sepse kjo e fundi ishte kauzë e drejtë e një populli që kishte pasur vetëm vuajtje për më shumë se 500 vjet. Duhet të theksojmë faktin se Politika e jashtme e Shqipërisë nuk ka qenë aq e ndershme dhe besnike ndaj SHBA ashtu siç duhet të ishte në vërtetë. Por në linjat kryesore të saj nga viti ’92 deri në 23 Qershor 2013 ka qëndruar në linjën se SHBA janë partneri më i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm.
Mendoj se pa fitores së “Rilindjes socialiste”, për fat të keq po ndodh ajo që mund të konsiderohet “Rilindja Enveriste” , e cila ishte armike e SHBA në çdo vizion e princip. Pse po ndodh kjo? Rama me stafin e tij politik po cenon bazën e principit liberal-demokratik e për rrjedhojë po çon drejt izolimit marrëdhëniet e rëndësishme me SHBA.
Së pari Rama dëshmoi publikisht se ai është një udhëheqës që nuk din të menaxhoi në mënyrë demokratiket preferencat e popullit të tij. Në kuptimin politik kjo përkthehet “i pabesueshëm”. Ai nuk qe në gjendje të administronte siç duhet çështjen e shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Ai nuk zgjodhi rrugën dhe modelin amerikan të transparencës dhe konsultës me qytetarët, por modelin enverist që vendoste me mendjen e tij dhe pastaj me një të rënë tavolinës kthehej në aksion. Rama po gabon rëndë, sepse qytetarët po i trajton njëlloj si kur të ishte koha e Regjimit, pa harruar se shumë gjëra kanë ndodhur dhe qytetarët janë të informuar.
Së dyti, Rama me stilin e tij të heshtjes dhe të pasigurisë dëshmoi tek SHBA liderin e dyshimtë dhe jo partnerin e sigurt. Amerikanët preferojnë lider të drejtpërdrejtë që gjërat i thonë në tavolinë, i diskutojnë aty dhe nuk fshehin prapaskena.
Megjithatë, mund të themi se nuk mjafton vetëm çështja e armëve kimike siriane që po trondit marrëdhënie me SHBA. Rama po tenton të cenoi në bazë principet liberal-demokratike të shoqërisë që janë fort të dashura për SHBA.

SHBA nuk duan një shtet që ndërhyn në çdo gjë dhe kontrollon çdo gjë. Rama po dëshmon modelin se ndërhyn në çdo gjë dhe kërkon të kontrolloi çdo gjë. Modeli i tritolit i praktikuar nga Rama për rrëzimin e ndërtesave, sigurisht nuk është modeli amerikan i funksionimit dhe zbatimit të ligjit. Gjithashtu, fakti se Rama ka ndërhyrë dhe po vendos sistemin progresiv të taksave është një sinjal tjetër i fortë se Shqipëria po largohet nga modeli Amerikan dhe po kthehet për nga modeli sovjetik. SHBA e kanë dhënë sinjalin e tyre disa herë përmes dhomës së tyre tregtare që është e pranishme në Shqipëri. Është shqetësues fakti se SHBA si përfaqësia diplomatike që ndodhet në Tiranë ka më shumë se një muaj që po hesht. Në praktikën diplomatike heshtja nuk është një sinjal i mirë. Kjo është akoma edhe më e besueshme nëse e kemi fjalën për historinë e përfaqësisë diplomatike të SHBA në Shqipëri e cila gjithmonë preferonte të ndërhynte publikisht për të thënë fjalën e saj. Fakti që tashmë hesht, do të thotë se SHBA janë të bindur se këshillat e tyre nuk dëgjohen më. Shpresoj të mos ndodh një “Rilindje Enveriste” me frymëzim totalisht antiamerikan dhe që do të filloi të doktrinoi me këtë frymë edhe popullin shqiptar, i cili në çdo qelizë është pro amerikan. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA duhet të jenë të një aleance të përjetshme, të padiskutueshme e të sinqertë, sepse ka vlerat të përbashkëta si: Patriotizmin, demokracinë, bashkimin dhe vëllazërinë. Çdo lider që meriton të jetë udhëheqës i shqiptarëve nuk duhet të vendos kurrë në diskutim marrëdhëniet me SHBA, por duhet të tregoi vullnetin dhe dashurinë për t’i vënë në nivelet më të larta. 

Monday, December 23, 2013

Integrimi europian dhe Shqipëria

Alban Daci


Integrimi europian është një proces i gjatë i që nis menjëherë pas Luftës II Botërore e kishte për qëllim fillimisht mekanizmat e përbashkët te bashkëpunimit ekonomik mes vendeve europiane, të cilët duke pasur interesa të ndërsjella nuk do të mund të bënin luftëra së bashku ashtu siç kishin bërë në Luftën I e të II. Konkretisht u vendos të bashkëpunonin në shkëmbimet e Çelikut e Karbonit, dy të mira të domosdoshme që kishin çuar drejt Luftës së II Gjermaninë dhe Francën. Bashkimi i Europës fillon realisht në pjesën e dytë të vite 800, kur fillonin të qarkullonin idetë e paqes të realizuara përmes një paqeje universale duke përdorur modelin e federalizmit, i cili në fillim do të bashkonte të gjithë Kontinentin europian në Shtetet e Bashkuara të Europës dhe pastaj me qellim për të krijuar paqen universale duke krijuar shtetet e bashkuara botërore.
Shembuj e bashkimit të shteteve kanë qenë edhe më parë në histori, por në dallim me rastet e tjera precedente, bashkimi i Europës do të bëhej përmes paqes, dëshirës dhe interesave reciproke. Europa në një far mënyre për shkak edhe të efekteve të forta bipolare të Luftës së Ftohtë e ka ndryshuar disa herë formën e saj, por nuk ka ndaluar për asnjë sekondë procesin e integrimit.
Shqipëria pas Luftës se Ftohte dhe rënies së Murit të Berlinit u gjet e lirë dhe menjëherë kërkoi të bëhej pjesë e procese euro-atlantike duke kthyer kështu sytë e saj më në fund pas 500 vjet pushtim otoman nga Perëndimi. 
Lind pyetja: çfarë i ofron Shqipëria Europës? I ofron portën e rëndësishme të Jonit dhe Adriatiku. I ofron gjuhën e saj unike indoeuropiane. Moshën e saj me të re në Kontinent. Stabilitetin në Rajon dhe dëshirën për të vazhduar progresin për paqe më të avancuar. I ofron pasuri të shumta nëntokësore dhe mbi tokësore. Megjithatë, Shqipëria nuk mund të shkoi në Europë pa zgjidhur pozicionin e saj me fqinjët problematik si Serbia dhe Greqia.
Shqipëria duhet të jetë e qarte se me çfarë modeli e dëshire do të pranonte të bashkohej në Bruksel me Serbët e Grekët, kur këto të fundit vazhdojnë të mos heqin dorë nga politikat e tyre shoviniste si dhe Shqipëria duket sikur vazhdojë të jetë një pre e lehtë dhe e këndshme për këto dy vende. 
Gjithashtu, Shqipëria duhet të jetë e qartë se me çfarë modeli social, ekonomik e politik dëshiron të shkoi në Europë. 
Shqipëria duhet të luftojë kriminalitetin, korrupsionin galopant dhe duhet të forcoi respektimin e institucioneve. 
Pra, Shqipëria ka një rrugë të gjate për të bërë drejt Europës dhe kjo do të mbaroje shpejt trajektoren nëse politika shqiptare do të ketë vullnetin të ec shpejt dhe me hapa te kujdesshëm. 
Ndryshe Europa do të vazhdojë të ec shume shpejt e Shqipëia po ngadalë.


Saturday, December 21, 2013

Vendimet qe duhet te marr PD per te ardhur ne Pushtet


- Hapjen e partise

Hapje konkrete te PD pertej retorikes. Nje fushate e gjere per anetaresime dhe krijimi i institucioneve keshilluese me pjesmarrje nga shoqeria civile qe mund te japin nje kontribut te rendesishem per ceshtjet sociale e ekonomike.

-Rishqyrtimi i linjes se aleancave. Partia ne keto 22 vjet ka bere edhe aleanca te cilat nuk kane te bejne fare me misionin e vertete qe duhet te kete nje parti e djathte me principe demokratike e liberale. PD dhe ish kryetari i saj Berisha duhet te dalin publikisht dhe te thone se nuk do te bejne kurre asnje lloj kualicioni apo bashkepunimi me LSI dhe me parti puro te Majta. PD vazhdon te heshte ne lidhje me Ilir Meten dhe LSI me shpresen se nje dite ne te ardhmen mund te martohen edhe njehere ne nje martese politike-pushteti

- Te bej idealizime dhe pastrim nga vetja per te pastrua me tej gjithe politiken

PD dhe Berisha duhet te pranojne publikisht se edhe kane gabuar ne qeverisjen e fundit duke pasur njerez qe kane abuzuar me pushtet dhe kane tradhtuar idealet e PD. Nuk mund te kete ish zyrtare te PD qe levizin me super makina lluksose dhe ne jete kane bere vetem ministrin, asnje profesion tjeter dhe nuk kane trashguar asnje pasuri. PD duhet te distancohet publikisht nga keta persona dhe duhet ti largoi edhe nga institucionet drejtuese.

-Te krijoi nje vizion me te vertete te ri

PD duhet te krijoi vizion te ri, modern, demokratik dhe real per qeverisjen e vendit. Nuk mund te pranoj njerez sherlatan per ti kandidatuar per Parlamentin dhe komunat apo bashkite. Nuk mund te ecet me me idene e besnikerise partiatike, por duhet te analizohen kriteret e cdo kandidate ne sherbim me permbushjen e misionit qe duhet te kete cdo perfaqesues i cdo niveli qofte, si ne pushtetin qendror ashtu edhe ne ate lokal. 

-Rishqyrtim per ceshtjet e medha

PD duhet te analzoi riqendrimin e saj per ceshtje te medha qe lidhen me pronen private, me ish te perndjekurit politik dhe me lloj e sistemit ekonomik qe duhet te kete Shqiperia. PD duhet te kete kurajo t'u kerkoje falje pronareve shqiptare qe nuk ua kthej pronen ashtu sic ishte zotuar ne '92. 

A. Daci

Thursday, December 19, 2013

Diaspora, vlerë e lënë në harresë

Shkruan: Dr.Alban Daci
Shumë vende të botës do të dëshironin një diasporë kaq të shtrirë e të pranishme nëpër botë siç është diaspora shqiptare. Historia e shqiptarëve nëpër botë është një histori e hershme dhe e mbushur me sukses e krenari. Megjithatë, të gjithë atdhetarët shqiptarë që kanë jetuar jashtë i ka ndjekur fataliteti i azilit të përjetshëm. Shqiptarët që nga koha e Ilirëve, e Skënderbeut, e Rilindjes kanë bërë histori dukë ndërtuar civilizime, kultura e shtete të huaja. Nuk duhet të harrojmë faktin se shumë Perandorë të Romës e Bizantit ishin më origjinë ilire. Ato ndërtuar botën moderne me ligje, ndryshuan konceptin e kohës e hapësirës. Nuk duhet të harrojmë se shumë pasardhës të familjeve më fisnike dhe familjarë të Skënderbeut erdhën në Itali e formuan komunitetin Arbëresh. Kontributi i arbëreshëve ka qenë i jashtëzakonshëm në pavarësinë e Italisë dhe në krijimin e forcimit të Republikës. Nuk duhet të harrojmë se mbreti Ali i Egjiptit ishte shqiptarë. Ai ndërtoi Egjiptin modern dukë i dhënë formën demokratike të institucioneve. Nuk duhet të harrojmë kontributin e vëllezërve Frashëri në rilindjen e Turqisë moderne. Rol të jashtwzakonshëm ka luajtur edhe komuniteti shqiptarë në Rumani. Nuk duhet të lëmë pas dore diasporën shqiptare në Amerikë të përfaqësuar në fillim nga figura si Noli, Konica e shumë fisnikë të tjerë që kanë ndikuar pozitivisht në Uashington për çështjen shqiptare. Diaspora shqiptare jo vetëm që ka bërë ambasadoren e Shqipërisë edhe kur ajo ishte e izoluar, por edhe ka punuar pareshtur për të mirën e saj. Ndërsa, fatkeqësisht optika e politikës shqiptarë për Diasporën ka qenë ajo e një lope për t’u mjelur kur është nevoja. Politika shqiptare vetëm ka marrë nga Diaspora dhe nuk i ka dhënë asgjë, as nuk ka marrë të paktën mundimin ta dëgjoj. Diaspora shqiptare ka nevojë të dëgjohet, sepse është një vlerë e jashtëzakonshme e pastaj i qan zemra për vendin mëmë, Shqipërinë. Shumë premtime politika shqiptarë ka bërë për Diasporën, por ashtu siç ka ndodhur edhe me qytetarët e thjeshtë, ajo nuk ka mbajtur asnjë. Sot Shqipëria ka nevojë për burime e eksperienca të jashtëzakonshme njerëzore. Prandaj, ka ardhur momenti që Diaspora të përfshihet konkretisht në shërbimin diplomatik, në institucione dhe sidomos në formën e këshilltarëve në departamentet më të rëndësishme që lidhën me reformat. Dështimi i radhës i integrimit të Shqipërisë në Europë, dëshmon një realitet të dhimbshëm, se politika shqiptare kaq mund të jap dhe nuk ka kapacitete për më shumë. Kjo është një arsye e fortë për të trokitur në dyert e Diasporës njëlloj siç bëri Ismal Qemali dhe duke i ofruar mundësi konkrete përfshirje në iniciativa dhe vendimmarrje. Shqipëria më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetjen e Diasporës, e cila mbetet vlera më e rëndësishme e lënë në harresë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Saturday, December 14, 2013

Erion Veliaj prezantohet si kapitalist e sillet si komunist


Erion Veliaj ka deklaruar se do te fal rrogen e tij te pare. Cdo te thote kjo? Problemi me i madh personal i Rames dhe i ministrave te tij eshte se thone se jane te Majte e sillen si te Djathte. Erion Veliaj deshiron te sillet si komuniste por duke treguar se eshte kapitalist. Regjimet komuniste jane ato regjime qe ne menyre te rreme e propogandiste ecin mbi parimin e te falurit. Por nuk eshte se fal individi, por Shteti qe konsiderohet nje e mire e perbashket, i cili u fal buken, shtepine edhe vete jeten qytetareve. Ndersa sistemet kapitaliste te welfare state, nuk falin, por permes reformave juridike, ekonomike dhe ne zbatim te konkurrences se lire e transparences krijojne kushte te mira jetese per cdo qytetare. Se pari Erion Veliaj eshte kapitaliste, i pasur dhe ne te njejtet kohe ndjehet si komuniste dhe prandaj eshte i gatshem te fal rrogen ne forme bamiresie. Ne kapitalizem nuk falet asgje dhe per me teper rroga, sepse konsiderohet shfrytezim personi dhe tentative per skllaveri. Por, as ne komunizem rroga nuk falej, sepse ishte e vetmja menyre per tu ushqyer. Megjithate a eshte kapitaliste Erion Veliaj? Cfare ka prodhuar ai deri me sot? Kush eshte kapitali i prodhuar pej ti? Me cfare mjetesh e prodhoi? Kush eshte vlera e shtuar e tij? Po puna qe ka bere ai? Se dyti, mos po e degjeneron vete sistemin qe ai perfaqeson duke qene se eshte qeveritar? Mos eshte nje shembull i gabuar i Erion Veliaj se njerezit nuk duhet te kerkojne pune e te punojne, por duhet te lypin? Pra, me pak fjale mos ndoshta ky kerkon nje shoqeri vetem me dy shtresa: me super te pasur pa pasuri dhe me njerez te varfer te perulur ne skllaveri. Se treti, mos ndoshta Erion Veliaj perderisa eshte minister eshte mire te na tregoi se cilat jane reformat ekonomike, politike dhe sociale qe ai dhe qeveria e tij kane vendosur te ndermarrin per te ulur varferine, per te nxitur punesimin. Gjithashtu, mos ndoshta duhet te na tregoi se cilat jane mekanizmat qe ai po zbaton per te vene ne jete principet e konkurrences se ndershhme, transparences dhe meritokracise, pa te cilat shoqeria jone do te behet edhe me keq se sa koha e komunizmit. Se katerti, pse nuk na tregon Erion Veliaj se si eshte bere i pasur pa qene kapitaliste, pa prodhuar kapital, pa pasur vlere te shtuar e keshtu mund te behemi edhe ne te tjeret si ai. Se pesti, ne si popull jemi kurioz te dime se si do kaloi muajin Erion Veliaj perderisa rrogen qe ka e ka vendosur ta fal, keshtuqe edhe ne te tjeret mund ta falim si ai dhe ta mbyllim muajin pa problem. 

A. DACI

Protesta masive në çdo cep të Shqipërisë

Të gjithë kundër Pushtetit

Protesta masive në çdo cep të Shqipërisë

Lexojeni, bashkohuni dhe shpërndajeni!


Të dashur vëllezër, bashkëmoshatarë, njerëz që e doni vendin tuaj, që doni familjet tuaja, që doni një jetë më të mirë, me të qetë, që doni e meritoni një vend pune ju bëj thirrje në të mirë të vendit dhe të ardhmes tonë të ngrihemi fuqishëm kundër Pushtetit dhe gjithë klasës politike që kanë marrë peng jetën tonë në këto vite të gjata e lodhshme të tranzicionit. Sikur t’i kushtoni një ditë kohë vetës dhe të drejtës tuaj do të jeni më të respektuar nga ky Pushtet.
Ju qytetarë që nuk keni lekë të rrisnin fëmijët
Ju prindër që nuk keni mundësi të shkolloni fëmijët
Ju prindër që nuk keni mundësi të gjeni një punë e të ushqeni fëmijët
Ju prindër që nuk keni mundësi të paguani qiranë
Ju prindër që nuk keni mundësi të paguani fatura e energjisë elektrike
Ju prindër që nuk keni mundësi të drekoni qoftë njëherë në muaj jashtë shtëpisë
Ju prindërit që nuk keni mundësi të paguani trapsportin e fëmijëve tuaj për t’i dërguar në shkollë
Ju të rinj që nuk keni mundësi të shkolloheni
Ju të rinj që nuk keni mundësi të visheni, të blini libra
Ju të rinj që pasi mbaroni shkollën silleni të pa shpresë rrugëve të qytetit
Ju të rinj që nuk keni mundësi të pini një kafe në dit
Ju të rinj që nuk keni mundësi të gëzoni prindërit tuaj
Ju të rinj që keni mundësi tu bëni dhurata prindërve tuaj
Ju të rinj që nuk keni mundësi të blini një shtëpi
Ju të rinj që meritoni të punësoheni dhe nuk punë nuk gjeni
Ju të rinj që nuk keni mundësi të krijoni e të mbani një familje
Ju të rinj që nuk keni mundësi të blini abonetë apo të paguani biletën e autobusit
Ju punëtorë që nuk paguheni për punën që bëni
Ju punëtorë që nuk keni siguracione dhe nuk keni të drejtë pensioni edhe pse keni më shumë se 20 vjet që punoni
Ju punëtorë që hyni thellë nën tokë në galeritë e minierave në kushte skllavërore pas asnjë garanci si për një copë bukë
Ju punëtorë që nuk gëzoni asnjë të drejtë qytetare
Ju punëtorë që jetoni mes varfërisë dhe skllevërisë
Ju emigrantë që u detyruat të largoheshit dhe keni mbetur mes katër rrugëve në vendin e huaj
Ju emigrantë që çdo ditë shikoni se si katandiset vendi juaj
Ju emigrantë që kontribuuat për vendin dhe ato mund t’u shembe me tritol
Ju shqiptarë që ishit të parët që ëndërruat Europën dhe Pushteti u duro gropën e zezë
Ju shqiptarë që meritoni të jeni të progresuar si të tjerët e vazhdoni të jeni të izoluar e të harruar
Ju shqiptarë që meritoni një Pushtet që ju përfaqëson e keni një Pushtet që ju dhunon
Ju shqiptar që meritoni një jetë të sigurt e jetoni në një situatë lufte

Ka ardhur momenti o sot o kurrë të gjithë të ngrihem në katër anët e Shqipërisë kundër këtij Pushteti që na ka shkatërruar xhepat, jetën dhe të ardhmen. Të gjithë të dalim në çdo rrugë, në çdo lagje e në çdo qytet për të dërguar në shtëpi një Pushtet që tashmë nuk na përfaqëson. Cdo minutë që kalon në këtë situatë vret jetën dhe të ardhmen tonë.

Thursday, December 12, 2013

Lajmi: SHBA dhe Rusia perulen para Shqiperise Natyrale eshte puro mashtim dhe konspiracion.

Para ca muajsh jam takuar me nje perfaqesues te larte te Ambasades Ruse ne Tirane. Folem me te per AK dhe Bashkimin Kombetare. Ka qene nje performance spetakolare e imja ne lidhje me keto dy argumente. Ne lidhje me marredheniet ruso-shqiptare i thash se Rusia e ka vellain e vete dhe keto jane popujt sllave duke perfshi dhe Serbine. I thash se shqiptaret e kane vellaun e tyre dhe keto jane SHBA. Prandaj zgjedhjet tona i kemi tashme te bera. Megjithate, ne kuader te interesave ekonomike mund te bashkepunojme se bashku, sidomos ne kuader te gazit. Megjithate, ky bashkepunim nuk mund te jete ne ate mase sa te cenoje marredheniet qe kemi ne shqiptaret me SHBA dhe BE. Me pyeti se çmendoja per SHBA? I thash se ato jane tempulli i demokracise boterore dhe superfuqia boterore. Nese keto jane superfuqi boterore sigurisht nuk eshte faji i tyre, por faji juaj qe nuk jeni ne gjendje t'i zevendesoni ata. Me pyeti ne lidhje me Sirine dhe vendet arabe. Une i thash se juve nuk ua ndjen fare per ato popuj se ju jeni ekstremist ortodoks, por thjeshte doni te mbroni interesat tuaja gjeopolitike. Per momentin nuk jeni ne gjendje e kur te jeni nje dite do te beni perseri ate qe keni bere gjate Luftes se Ftohte. Ne lidhje me Bashkimin Kombetare i thashte, mos sot, neser nje dite do te ndodh dhe kete nuk do ta pengoje dot askush, as edhe ju. Eshte nje proces i natyrshem dhe i pandalshem. Ne lidhje me marredhenit shqiptare me ato serbet i thash se Serbia duhet te pranoi realitetin dhe te heq dore nga tokat shqiptare. Pas ketij fakti do te kete marredhenie te fqinjesise. Pra, titull i mesiperm eshte konsipiracion, sepse Rusia nuk ka per tu perulur kurre para bashkimit te shqiptareve. Ndersa ne lidhje me SHBA ato e kane thene fjalen e tyre qe nga koha e Uillson me parimin e vetevendosjes. Na takon neve te bejme hapa te tjere. Pra, bashkimi eshte ne doren tone dhe nuk ka rendesi se kush perulet. 



A. DACI

Sunday, December 8, 2013

Ngjarjet e Dhjetorit mision i pa perfunduar

Protestat e Dhjetorit ishin nje arsye me shume qe Regjimi te binte, por jo vetem. Dhjetoristat kishin marre guxim dhe shprese nga ngjarjet qe po ndodhnin qe nga Lindja e deri tek Muri i Berlinit. Keta studente,  nje shtrese e priveligjuar ne ate kohe, sepse kishin fatin te ishin studente dhe jo cdo kush mund ta kishte ne ate kohe kete fat, por gjithashtu kishin fatin e madh te jetonin ne Tirane, ku mund te gjenin e te lexonin ndonje liber, apo reviste te ndaluar si dhe te degjonin gjithmone fshehurazi "rai uno", se "Zerin e Amerikes" qe ishin ne koherence te ngjarjeve qe po ndodhnin ne "Bllokun Sovietik". Megjithate, keta studente kishin edhe fatin se ne Tirane kishte ardhur nje brez i ri pedagogesh qe kishin pare "bote me sy" e nuk ishin dakord me regjimin e vjeteruar dhe te dale mode.
Lind pyetja: A do te kishte rene Regjimi edhe sikur studentet te mos kishin protestuar? Kjo eshte pyetja me e guxinshme qe studentet e Dhjetorit duhet t'i bejne vetes. Dhe pyetja e dyte po aq e rendesishme eshte se: A eshte pergjegjesh pikerisht ky brez perse shkuan gjerat keshtu ne keto 23 vjet? Dhe pyetja e trete eshte: A mendojne se brezi i Dhjetorit e ka kryer misionin e tij? Ne lidhje me pyetjen e pare mendoj se Regjimi praktikisht kishte rene si ne kuptimin ekonomike, ashtu ideologjik dhe elitar. Edhe nese nuk do te protestonin studentet, do te protestonin punetoret ashtu sic ka ndodhur me te vertete dhe Regjimi do te binte, sepse po mbahej me patarica. Vete Regjimi ne ate kohe te jepte pershtypjen se kerkone nje arsye per te justifikuar renien e tij. Persa i perket pyetjes se dyte, brezin e Dhjetorit akoma pa kaluar 10 vjecari i pare qe nga protestat, une i ndaj ne tre grupe: Grupi i pare, jane ata qe menjehere pas protestave me deshiren per te thelluar njohurite perfituan bursa studimesh u larguan jashte. Ky eshte modeli Selami. E verteta eshte se ato u ndjene te pafuqishem per te vazhduar ndryshimin dhe u larguan. Grupi i dyte, jane ata qe besuan deri ne fund tek idealet duke luftuar cdo dite. Ky eshte Azem Hajdari. Dhe grupi i trete, jane ata qe me origjine familjare kishin lidhje me Regjimin e ndryshuan lekure duke u bere pale me te kaluaren. Keto jane ata qe nuk dhane asnje kontribut dhe te tille jane: Ilir Meta, Pandeli Majko, Blendi Gonxhe e te tjere. Ndersa ne lidhje me pyetjen e trete a e kane kryer misionin e tyre. Pergjigjia qendron tek fakti se akoma jemi tranziocion. Pastaj kete e ka vertetuar vete Pandeli Majko duke deklaruar para ca ditesh tek "Zeri i Amerikes" se deshtua ne keto vite per te ndertuar Shtetin e se Drejtes.

A. DACI

Kodi Zgjedhor është antikushtetues dhe ja argumentet

Nga Alban Daci

Gjykata Kushtetuese Italiane pas një kërkesë të Gjykatës të Kasacionit në lidhje me kushtetutshmërinë e Ligjit Elektoral parmes një sentence, e cila do të publikohet javën që vjen e shpall atë antikushtetues dhe urdhëron Parlamentin të hartoi një Ligj të ri elektoral.
Ankimimi në Kushtetuese lidhet kryesisht mbi procedurën e përzgjedhjes së përfaqësuesve në pushtetin legjislativ (Parlament) përmes një sistemi proporcional me lista të mbyllura. Ankimuesi shprehen se modeli aktual “…vendos në rrezik lirinë e votës së qytetarit…”, i cili nuk mund të shpreh preferencën e tij mbi kandidatët”.  Duhet të kemi parasysh se edhe Shqipëria përmes kodit aktual zgjedhor ka të njëjtin sistem, atë proporcional me lista të mbyllura.
Kodi aktual zgjedhor që është i zbatueshëm në Republikën e Shqipërisë është miratuar në mënyrë konsensuale prej PD dhe PS në dhjetor 2009.
Ligji i ri zgjedhor përcaktoi të gjitha rregullat e nevojshme për të zbatuar për të herë të parë në Shqipëri një sistem proporcional me lista të mbyllura.
Po kush janë efektet antikushtetuese të këtij kodi zgjedhor?
  1. Bie në kundërshtim me nenin 2 pika 1, 2 sipas të cili: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket Popullit dhe Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërdrejti”. Listat e mbyllura plotësohen e prezantohen ekskluzivisht nga partitë politike, të cilat edhe pse në formimin e tyre parashikohen nga Kushtetuta, ato nuk shprehin vullnetin e qytetarëve. Për më tepër që strukturat drejtuese të partive shqiptare janë tipike klasike dhe nuk zgjidhen përmes parimit “një anëtar, një votë” (Edhe pse është tentuar nga PD dhe LSI të zgjidhet organet drejtuese dhe kryetari përmes procesit “një anëtar, një votë”, mund të themi që kanë qenë një dështim i vërtetë dhe janë shoqëruar me një mungese reale të alternativave konkrete për të rivalizuar). Pra, sipas Kodit aktual zgjedhor Sovraniteti u përket partive dhe jo populli dhe ky i fundit nuk ka mundësi ta ushtroi as përmes përfaqësuesve të tij, përderisa de facto e de jure nuk ka përfaqësues.
  2. Bie ne kundërshtim me nenin 45 të Kushtetutës sipas të cilit: “Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe në ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet”. Kodi aktual zgjedhor me sistemin proporcional të listave të mbyllura përmbush vetëm pjesën e parë të këtij neni, se çdo qytetarë që ka mbudhur tetëmbëdhjetë vjeç edhe në ditën e zgjedhjeve ka të drejtë të zgjedh. Megjithatë ky Kod nuk përmbush pjesën e dytë që ka të drejtë edhe të zgjidhet. Praktikisht përderisa hartimi dhe publikimi i listave të mbyllura është eskluzivitet vetëm i partive, këta të fundit duke mos përfaqësuar interesin dhe linjën e gjithë shqiptarëve, bëjnë diskriminime duke zgjedhur persona që përfaqësojnë interesat e tyre ose të klaneve, por jo të shoqërisë. Çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e fundit? Ka ndodhur një diskriminim dhe përjashtim i një ose i disa shtresave sociale si të punëtorëve dhe intelektualëve, të cilët ç’është e vërteta përbëjnë për nga numrat shumicën e vetë shoqërisë. Partitë politike kanë preferuar të fusin në listat e tyre persona që vijnë nga bota e biznesit, të cilët nuk përfaqësojnë aspak interesat e gjëra shoqërore, por vetëm ato të sipërmarrjes. Ky Kod elektoral me lista të mbyllura minon edhe vetë sistemin demokratik të vendit duke vënë në dyshim zbatimin e ligjit për partitë politike, sidomos pjesën e transparencës për investimet dhe sponsorizimet. Sipas këtij ligji është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive sipas rregullave të këtij ligji. Duke qenë se Komisionet Qendror i Zgjedhjeve është i përbërë nga partitë, të cilat nuk kanë marrë parasysh preferencën e qytetarëve dhe për rrjedhojë as nuk i përfaqësojnë. Atëherë edhe vetë zhvillimi i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhje në monitorimin dhe kontrollin e financave të partive le shumë për të dyshuar për pa njëanshmërinë e tij. Nuk besoj se Partitë kanë dëshirën dhe vullnetin të monitorojnë e të denoncojnë veten. Këtë e tregon vetë historiku i këtyre 20 viteve që nuk kemi asnjë rast të publikimit të shkeljeve ligjore për parat që përdorin partitë në fushata dhe për operimin e objektivave të tyre. Kjo sjellë një rrezikshmëri të lartë për vetë demokracinë si dhe për përfaqësimin e interesave të qytetarëve shqiptarë. Ndoshta mund të ketë subjekte politike shqiptare që financohet nga subjekte juridike ose individuale edhe ndërkombëtare që nuk përfaqësojnë interesin kombëtar, por ndoshta e cenojnë atë me ekzistencën dhe operimin e tyre. Kodi elektoral përjashton edhe një kriter tjetër të rëndësishëm të demokracinë, të drejtën për informim. Përderisa në fletën e votimit shkruhet vetëm logoja dhe emri i subjektit politik dhe përderisa votuesit shprehin preferencën vetëm për këtë të fundit, ata nuk kanë informacion në lidhje me kandidatët dhe në shumicën e rasteve kur janë të interesuar janë të detyruar t’i gjejnë vetë informacionet e mundshme. Kodi gjithashtu përjashton kriterin e konkurrencës dhe të meritokracisë. Listat e mbyllura nuk e bëjnë fushatës të jetë konkurruese mbi bazën e aftësive debatuese, alternativave dhe projekteve të ofruar nga kandidatët. Pra, me lista të mbyllura kandidatëve u hiqet e drejta të shpalosin idetë e tyre dhe në të njëjtën kohë votuesve u hiqet e drejta të zgjedhin më të mirë. Me anë të listave të mbyllura nuk zgjidhet ai që është më i zoti, por ai që ka më shumë pushtet në parti dhe që është më i preferuari nga kryetari i partisë. Fitoren e kandidatit nuk e përcakton oratoria dhe forca bindëse e tij, por forca e partisë dhe pozicioni i tij në renditjen e listës. Kjo bën që qytetarit t’i hiqet e drejta të zgjedh atë që dëshiron.
  3. Bie në kundërshtim me nenin 45, pika 4 të Kushtetutës sipas të cilit: “Vota është vetjake, barabartë,  lirë dhe e fshehtë”. A mund të konsiderohet  lirë vota përderisa votuesit i është hequr e drejta për të zgjedhur të votuarin. Sipas listave të mbyllura kemi kandidat të imponuar, të cilët zgjidhet në çdo rast pavarësisht preferencës së qytetarëve. Zgjedhësi de jure nuk ka mundësinë të shpreh preferencën mbi kandidatin duke qenë i detyruar të votoi një sigël partiake që është e lidhur me një listë bllokuese emërore ku radhitja e kandidatëve brenda saj është përcaktuar nga formacioni politik. Pra, është radhitja në listën partiake dhe jo vullneti i votuesit që shpall fituesin apo jo fituesin.  Ky Kod është antidemokratik dhe vërteton më tej faktin se votuesi nuk ka të drejtën e preferencën është rast klasik wshtw momenti, kur një deputet për rastet e parashikuara nga Kushtetuta ose për shkak të vullnetit të tij lëshon mandatin. Ai zëvendësohet nga një kandidat tjetër i listës që vjen menjëherë pas tij për shkak të numrit të votave të marra. Ky është një akt klasik se deputetë emërohen nga partitë dhe nuk zgjidhen. Gjithashtu, në këtë proces shumë të rëndësishëm, votuesi (sovrani) është totalisht i përjashtuar). Deputeti që emërohet për  shkak të pozicionit në listë mund të jetë i padëshiruar nga qytetarët, por këta të fundit i kanë të lidhur duart me një kod antikushtetues për të dhënë preferencën e tyre. E njëjta situatë mund të ndodhte nëse me të vërtetë nëse deputetet e Partisë Socialiste të betuar si ministra do të lëshonin mandatin e deputetit ashtu siç kishin premtuar në fillim. Pra, do të ishte një numër relativisht i madh deputetësh (mbi 15) që do të merrnin mandatin pa u shprehur fare preferenca e votuesve. Pra, 15 deputet që nuk përfaqësojnë interesat e sovranit.

Kush do të ishin pasojat e një sentencë të Gjykatës Kushtetuese që do të shprehte se Kodi Zgjedhor është antikushtetues? Që  Parlamenti, Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe të të gjithë organet që rrjedhin nga këto tre kolona janë jo legjitim dhe antikushtetues. Ky do të ishte një precedent i parë në historinë e shtetit shqiptar që vetë ky i fundit do të ishte jo legjitim kundrejt sovranit (qytetarëve). Shqiptarët duhet të marrin shembull nga precedentit italian për ta denoncuar pa Kushtetutshmërinë e Kodit Zgjedhor.