Thursday, April 22, 2010

Mario Albertini dhe kritika mbi konceptin e nacionit



Dr. Alban Daci

Albertini, me librin e tij të titulluar “Shteti nacional” botuar në vitin 1958-të, analizon bazat e idesë së nacionit duke hedhur poshtë si konceptin natyralist të bazuar mbi identifikimin e lidhjeve biologjike ose kulturore mes individëve, ashtu edhe konceptin vullnetar të Renanit. Përsa i përket konceptit të parë, autori pavez, merr para së gjithash në konsideratë ato teori që e përforcojnë nacionin tek koncepti i racës. Siç është theksuar, këto teori «pseudoshkencore» ishin tashmë të përhapura dhe popullore para se nazizmi t’i vendoste në praktikë me një koherencë të jashtëzakonshme. Në shekullin e XX-të, antropologët i ndanin qeniet njerëzore në tre raca kryesore (mongolit, negrit dhe kaukaziane), të cilëve ju vishnin jo vetëm karakteristika të veçanta fizike, por edhe karaktere të caktuara morale dhe intelektuale. Natyrisht, kjo teori, që mbështeste superioritetin moral dhe intelektual të racës së bardhë (kaukaziane) mbi dy të tjerat, ndërtonte një legjitimitet ideologjik efikas të kolonializmit dhe imperializmi, dhe kjo shpjegon suksesin e tyre të madh. Edhe në Nëntëqindtën, pjesa më e madhe e koncepteve të nacionit bazoheshin në një far mase, tek ideja e racës. Për shembull Meinecke për të përcaktuar fenomenin nacional, privilegjonte në mënyrë të qartë elementin kulturor në respekt me atë biologjik. Ai nuk heq dorë nga ideja, se nacioni për të qenë me të vërtetë i tillë, duhet të posedojë një nyje intime natyrale, të ndërtuar nga lidhja e gjakut.
Studimet e antropologjike fizike në vitet e fundit kanë hedhur poshtë gjerësisht teoritë raciste, duke treguar sesi grupet racore përbëjnë më shumë një çështje të perceptimit social sesa një realitet biologjik. Në fakt, ndarja tradicionale e njerëzve në tre raca, bazohet mbi kritere morfologjike (ngjyra e lëkurës, forma e kokës, gjatësia, karakteristikat e flokëve, etj.) që, me një hetim të thellë, nuk duken në gjendje të përforcojnë asnjë konkluzion të njëkuptimshëm. Para së gjithash, zgjedhja për tu veshur disa elementëve morfologjik një peshë të spikatur, në respekt me të tjerët, në klasifikimin e racave, rezulton arbitrar: sepse, për shembull, të privilegjosh ngjyrën e lëkurës në kurriz të gjatësisë trupore?
Gjithashtu, karakteristikat fizike janë shumë të varijueshme për të mundësuar dhe për t’u siguruar cilësi individëve, në grupime të ndryshme raciale. Raca «kaukaziane» për shembull, përfshinë skandinavët që e kanë ngjyrën e lëkurës mjaft të qartë (të bardhë), italianët që e kanë fytyrën ngjyrë ulliri (zeshkane) dhe indianët e Jugut që e kanë ngjyrën e lëkurës shumë të errët (që është shumë e ngjashme, në çdo lloj aspekti me afrikanët, të cilët rigrupohen tek raca ngroide). Në çdo rast, asnjë kërkim serioz shkencorë nuk ka arritur kurrë të dimostroj hipotezën e lidhjes mes përkatësisë raciale dhe karakteristikave intelektuale dhe morale.
Mario Albertini në vlerësimin e tij të koncepteve të nacionit të bazuar mbi racën, ka pasur parasysh kërkimet që ka bërë shkenca antropologjike. Ai e ka kritikuar faktin, se konceptet e nacionit duhet të bazohen mbi racën. Ai e hedh poshtë teorinë raciale përmes tre argumenteve:
1. mbi bazën e studimeve shkencore ekzistuese, duket tashmë e dyshimtë që mund të identifikohen grupe racore që kanë kufij të mirëpërcaktuar;
2. gjithashtu shkencërisht është dimostruar që nuk ekzistojnë lidhje mes karaktereve fizike të qenieve njerëzore dhe karakteristikave të tyre psikologjike;
3. në fund në masën, ku është arritur të izolohen në linja të mëdha, grupet njerëzore me karakteristika të jashtme fizike të përbashkëta, është parë se këto grupe nuk koencidojnë në asnjë mënyrë me kombet moderne.
Albertini, nuk është më pak kritikë edhe përballë doktrinave që shikojnë tek nacioni një «organizëm të gjallë», pra një organizëm të vetëm, me pikërisht jetën e tij, të ndryshme nga ajo e individëve që e përbën atë. Sipas kësaj teorie, nacioni ndërton një lloj «personi kolektiv», të karakterizuar nga disa elementë specifik, si gjuha, feja, territori, kostumet, traditat, historia, që e dallon atë nga të gjitha nacionet e tjera. Kritikat e bëra nga Albertini mbi një koncept të tillë janë dy: kriteret e dallimit të propozuara për të identifikuar nacionet e veçanta, nuk përcaktojnë grupe njerëzore që koencidojnë me komunitetet e sotme nacionale; preteksti për t’i veshur sjellje një entiteti kolektiv si «organizëm i gjallë», sesa individëve të veçantë që e përbëjnë, nuk duket i mbështetshëm.
Përsa i përket kritikës së parë, Albertini vlerëson sesi nuk ekziston, në realitetin aktual, asnjë shtet nacional, ku zgjerimi mund të koençidoj në mënyrë perfekte me atë të grupeve njerëzore të përcaktuar nga posedimi i përbashkët i një gjuhe, i një feje, i një territori, të kostumeve të caktuara, të traditave dhe të një historie. Ai nënvizon, se gjuha nuk është një kriter i vlefshëm për të identifikuar grupet nacionale, nga momenti që ekzistojnë nacione që flasin shumë gjuhë (për shembull Zvicra, Kanadaja, Belgjika) dhe gjuhët e folura në shumë nacione (si spanjishtja dhe anglishtja). Gjithashtu, të njëjtat nacione që aktualisht janë monolinguistik (që kanë vetëm një gjuhë zyrtare) nuk kanë qenë të tillë në origjinë. Gjuha «nacionale» është përhapur ose më mirë është vendosur nga aksionet e pushtetit politik qendror përmes shkollave shtetërore, burokracisë dhe ushtrimit të dhunës. Në Francë, para revolucionit, fliteshin, me përjashtim të frëngjishtes, të paktën tre gjuhë të tjera si: oçitanja, baskja dhe bretonja. Në Itali, në momentin e bashkimit nacional, italishtja ishte vetëm gjuhë e literaturës (kryesisht e letërsisë së shkruar), ndërsa njerëzit e zakonshëm flisnin dialekte shumë të ndryshme lokale.
Përsa i përket besimi fetarë, autori nënvizon se në Gjermani praktikohen shumë besime fetare. Gjithashtu, ai thekson se katolicizmi është i praktikuar në shumë nacione që janë krejtësisht të ndryshëm. Megjithatë, nuk duhet harruar, se edhe brenda një nacioni, jo të gjithë individët praktikojnë të njëjtin besim fetar. Bashkimi fetar shpesh është realizuar përmes frikës dhe masakrave të minoriteteve fetare (mjafton të kemi parasysh rastin e Francës).
Albertini, nga ana tjetër thekson se: territoret e shteteve që kanë arritur një lidhje nacionale nuk kanë konservuar asnjëherë të njëjtat dimensione gjatë kursit të historisë. Jo vetëm kaq, por variacionet e ndryshme që ato kanë pësuar në kohë, nuk kanë qenë të përcaktuara nga nevojat nacionale, por nga interesat dinastike të sovranëve dhe më në përgjithësi, nga ngjarjet politike dhe ushtarake të kohës. Për këtë arsye, as historia nuk ndërton një kriter të vlefshëm për identifikimin e nacionit dhe kjo vlen jo vetëm nëse i referohemi historisë së shteteve, por edhe nëse i referohemi historisë së kostumeve dhe traditave. Përbrenda nacioneve, kostumet dhe traditat nuk janë uniformë, sepse mund të verifikohen fare lehtë diferenca që i kundërvihen njëra-tjetrës.
Albertini, kritikon edhe një aspekt tjetër të teorisë së «organizmit të gjallë»: ideja se nacioni mund të jetë i konsideruar si një lloj «personi kolektiv», me karakteristika dhe sjellje të veçanta që dallohet me ato të individëve që e përbëjnë. Në realitet, nënvizon autori pavez, përdorimi i koncepteve që shpjegon subjektet kolektive janë shumë të përhapur, por korrespondon tek nevoja për të përdorur mjetet joperfekte për të shprehur njohuritë joperfekte. Në fakt:

Nga një këndvështrim empirik, aksioni është gjithmonë individual, sepse ku ka një aksion është gjithmonë një individ që e kryen, kurrë një shumë me individ që reagon si i tillë në vend të çdo individi të veçantë. Megjithatë aksionet e çdo individi kryqëzohen në shumë mënyra (të rregulla ose jo) me aksionet e individëve të tjerë, dhe për pasojë shpesh gjendet përballë fakteve të ndërtuara nga raporte të tilla, fakte që mund të jenë të vështira për t’u njohur me precizon ose pothuajse të pamundur për t’u njohur pa posedimin e nocioneve të specializuara. Në këto raste nuk është e thjeshtë (ose nuk është e mundur) të zgjidhet «subjekti kolektiv», që qëndron për shumë individë të implikuar, tek këta individë: nuk është e thjeshtë (ose nuk është e mundur) të zgjidhet «aksioni kolektiv» me subjekte të tilla në aksionet e veçanta të individëve të veçantë.

Ta konsiderosh nacionin si subjekt, na shpie tek ideja e racës, e cila na jep një shembull shumë të thjeshtë të një grupi të ndërtuar me individë që kanë karaktere të përbashkëta. Natyrisht, thekson Albertini, se shpjegimi i nacionit përmes teorisë së racës është shumë i përhapur, sepse korrespondon tek zakoni njerëzor i konsoliduar për ta shpjeguar realitetin përmes përdorimit të formulave pseudoracionale.
Duke marrë në konsideratë nacionin nga këndvështrimi i aksionit që ai kryen, përderisa subjekt kolektiv, arrihet tek ideja e «organizimit të gjallë». Kjo ide nuk ka asnjë kuptim dhe na sjell të njëjtin rezultat, atë për t’i veshur disa fakte njerëzore me subjekte inekzistuese, përreth të cilëve zhvillohen konsideratat fantastike. Megjithatë, është e kuptueshme që njerëzit ndonjëherë, përdorin ide të tilla. Ata dinë, për shembull, se «nacioni gjerman» përfitoj koshencën e tij gjatë periudhës së napolonit por, duke mos qenë në gjendje të ndërtonte lëvizjet dhe karakteristikat e aksioneve individuale të implikuara në këtë ngjarje historike, ishte i detyruar të përdorte idenë e «organizimit të gjallë».
Të lidhur në mënyrë të ngushtë me doktrinën e «organizmit të gjallë» janë dy koncepte, që Albertini kritikon në mënyrë të ashpër: teoria e «karakterit nacional» dhe «histografia nacionale». Sipas mbështetësve të teorisë së «karakterit nacional», ekzistojnë karakteristika psikologjike që ju referohen jo individëve si të tillë, por përderisa ata janë anëtarë të një nacioni. Kështu, për shembull, mbështesin faktin se Gjermanët janë autoritar, Francezët mendjelehtë e kështu me radhë. Kjo teori është absolutisht pa baza shkencore dhe mbi të gjitha raciste dhe është kritikuar nga Kohn.
Edhe Shafer rihedh në mënyrë të vendosur idenë, se ekzistojnë karaktere nacionale, edhe pse, vëzhgon se të gjitha tentativat e bëra nga kërkimi historik për të gjetur karaktere të tilla kanë falimentuar. Në realitet, karakteret e shpirtit dhe të koshencën janë pjesë e individëve dhe kurrë të një entiteti kolektiv.
Duke studiuar kritikat e Kohn-it dhe Shafer-it, Albertini hedh poshtë teorinë e «karakterit nacional». Ai vëzhgon, se nuk është e mundur në asnjë lloj mënyre të gjendet një kompleks me karakteristika psikologjike që i përkasin një nacioni. Albertini pranon: është e mundur në një nacion se gjatë një moment të caktuar historik, të mbizotëroj një far qëndrimi, por ai shkon më tej duke thënë se ne nuk mund ta shpjegojmë një përshtypje të tillë, thjeshtë duke përdorur «karakterin nacional», sepse jemi përballë një problemi historik më kompleks dhe duhet të kërkojmë të gjithë faktorët, të cilët në atë situatë specifike, e kanë bërë të mbizotërojnë sjellje të caktuara përbrenda një grupi nacional. Për shembull, është padyshim e vërtetë se në Gjermani, në vitet Tridhjetë, ka mbizotëruar qëndrimi autoritar. Por, për ta shpjeguar sesi ka ndodhur nuk është e mjaftueshme të themi, se kjo bën pjese tek karakteri i përgjithshëm autoritar i gjermanëve. Albertini konkludon, se për të shpjeguar ngjarjet e Gjermanisë naziste, duhet të kemi parasysh kryqëzimin e faktorëve politik (të brendshëm dhe të jashtëm), ekonomik dhe social që kanë favorizuar në atë moment historik marrjen e pushtetit nga individ më karakteristika autoritare (Autoritarë, sepse ashtu ishte formimi i ideve dhe bindjeve të tyre, por jo pse ishin gjerman).
Një koncept tjetër i kritikuar nga Albertini është i ashtuquajturi «histografia nacionale», pra tendenca e përbashkët e shumë historianëve, për t’i konsideruar ngjarjet e të kaluarës, të zhvilluara në territorin e brendshëm të një nacioni, si të referueshëm tek nacioni. Sipas këtyre historianëve, fakti se në ngjarjet e të së kaluarës është e pamundur të krahasohet ekzistenca e një sentimenti nacional, kështu si të atyre lidhjeve dhe atyre qëndrimeve që janë tipike të nacioneve moderne. Megjithatë, nuk duhet të kemi parasysh se në shekujt e kaluar nacionet nuk ekzistonin. Në realitet, nacionet gjithmonë kanë ekzistuar edhe pse shpesh vetëm në formë të pavetëdijshme. Pra, me lidhje natyrore që nuk janë të përvetësuara nga koshenca e individëve (Kjo është teza e mbështetur edhe nga Meinecke, përsa i përket nacionit kulturor tek shteti «vegjetativ»).
Historiani zviceran, Werner Kaegi, ka vënë në dukje sesi nacionet nuk përbën një të dhënë të jashtme të historisë njerëzore, por janë rezultat i një procesi të gjatë historik, gjatë të cilit ka luajtur një rol të rëndësishëm, vullneti ekspansionues i sovranit në periudhën moderne. Sovranët kanë bashkuar me forcën e armëve, popuj dhe territore të karakterizuar në të kaluarën nga ligje, tradita, kostume, gjuhë të ndryshme, duke ju imponuar atyre gradualisht një unitet të rremë politik, gjuhësor dhe kulturor. Prandaj, nacionet e sotme nuk mund të mbështesin asnjë pretekst të ekzistencës natyrale dhe pluri-shekullore. Për Kaegi, tentativa për të projektuar ekzistencën e nacioneve mbi historinë e kaluar, duke interpretuar të gjithë ngjarjet në dritën e këtij elementi, është një zgjedhje e spiruar nga ngulmimi ideologjik.
Albertini që ndanë plotësisht tezat e Kaegit, ndalohet në mënyrë të veçantë mbi karakterin ideologjik, funksional, tek interesat politike të shteteve të ndryshme nacional, tek «histografia nacionale». Me këtë qëllim, ai citon si shembull ankimimin e mirënjohur mes historianëve francez dhe gjerman, i shpërthyer pas aneksionit të Gjermanisë, pas luftës të 1870/71, të Aslancës dhe Lorenës, që në të kaluarën i përkisnin Francës. Gjatë diskutimit, ku marrin pjesë historian si: Fustel de Coulanges, Mommsen, Renan e Treitschke, Francezët mbështesin teorinë «zgjedhëse» ose «vullnetare», sipas së cilës nacioni është i ndërtuar nga ata që zgjedhin të bëjnë pjesë (Renan dhe autorë të tjerë Francez e dinin, se me plebishit, pjesa më e madhe e banuesve të dy rajoneve do të votonin për t’u rikthyer tek Franca). Ndërsa, gjermanët mbështesnin teorinë «natyrale», pra të drejtën e një nacioni për të shtrirë pikërisht autoritetin politik mbi të ata që për arsye etnike e kulturore, bëjnë pjesë tek ajo (banorët e dy rajoneve ishin me gjuhë dhe me etni gjermane).
Natyrisht komenton Albertini, të dyja palët propozojnë në mënyrë koshente ose jo, të legjitimojnë pikërisht pretekstet e shtetit dhe, për të arritur këtë qëllim, bëjnë ndonjë aspekt ideal të historisë së tyre akoma të pranishme në shpirtin e popullatave të territoreve të përbashkëta: ndjenjën e përkatësisë tek nacioni francez ose pranimin e kostumeve dhe traditave tipike të nacionit gjerman. Në mënyrë të tillë afirmohen dy teori të ndryshme të nacionalitetit: ajo gjermane, «natyrale», që përfundon për të përfunduar tek «organizmi i gjallë»; ajo francez, «zgjedhëse», e bazuar mbi formulën jo më pak fantastike të «plebishitit të përditshëm».
Tek sytë e Albertinit, teoria vullnetare e Renanit, bazuar pikërisht mbi idenë e «plebishitit të përditshëm», nuk duket më pak e rreme sesa koncepti natyralist. Para së gjithash, të mbështesësh faktin se baza e nacionit ndërtohet nga vullneti i individëve për jetuar së bashku, mund të duket një formulë brilante, por nuk zgjidh problemin se çfarë është, efektivisht, një nacion. Në fakt, për të dalluar nacionin nga të gjithë grupet e tjera njerëzore që bazohen mbi vullnetin e lirë të bashkuesve, do të duhej të specifikohej në ç’mënyrë duhet të jetohet bashkërisht dhe si kjo mënyrë e të jetuarit së bashku diferencohet nga llojet e tjera të asociacioneve mes individëve? Për një pyetje të ngjashme, thekson Albertini, teoria e Renanit nuk është në gjendje të na jap asnjë përgjigje. Vullneti, në kuptimin më të thellë të terminit, implikon mundësinë për të zgjedhur lirisht, në bazë të një vlerësimi të plotë autonom të alternative ekzistuese. Teoria vullnetare e Renanit, duke e bërë nacionin shprehje të vullnetit të anëtarëve të grupit nacional, përfundon për të konfiguruar fushën e eksperiencave nacionale si fushë të zgjedhjeve të lira të individëve. Në këtë mënyrë, ajo përjashton mundësinë për të sjellë rreth fakteve të nacionit, të gjithë ato aksione që individët bëjnë, përderisa janë anëtarë të nacionit, por që përfaqësojnë gjithçka tjetër sesa frytin e zgjedhjeve të tyre të lira. Në të kundërt, koncepti i besnikërisë konsiston për të vlerësuar fenomenin nacional në të gjithë aspektet e tij, përfshirë ato që nuk janë kryer nga vullneti i të posaçmit.
Në bazë të këtij vlerësimi, Albertini arrin ta përcaktoj nacionin si një grup të ndërtuar nga individë, ku sjellja është nacionale dhe gjen tek «besnikëria» e nacionit, karakterin specifik që lidh një sjellje të tillë. Megjithatë, mbetet për të sqaruar mekanizmin që ka përcaktuar lindjen e kësaj përshtypje të besnikërisë që lejon riprodhim konstant në koshencën e njerëzve. Me qëllimin për të arritur një sqarim të tillë, studiuesi pavez ndalet pak, mbi epokën në të cilën, sipas gjykimit të tij, ideja e nacionit ka filluar të konfirmohet. Duke konsistuar me Kohn dhe me orientimet sunduese në histografinë mbi nacionin, ai mendon se lindja e ideologjisë nacionale mund të jetë e lidhur më ngjarjet e fundit të Shtatëqindtës, në veçanti tek revolucioni i dyfishtë, industrial dhe politik, që karakterizoj atë periudhë historike.
Në fakt, para një periudhe të tillë historike nuk është e mundur të krahasohet përhapja e sjelljeve nacionale. Në Mesjetë lidhjet e tipit nacional janë të papërfytyrueshëm, meqë caqet konkrete të jetës së individëve ishin shumë më të limituara sesa të atyre që karakterizojnë nacionet e sotme. Njeriu i thjeshtë mesjetar e kalonte pikërisht ekzistencën tij në komunitete shumë të vogla, brenda të cilëve zhvilloheshin të gjitha aktivitetet ekonomike dhe politike që e përfshijnë edhe atë. Këto mikrokozma nuk komunikonin mes tyre dhe, për pasojë, çdo komunitet lokal kishte kostume, gjuhë dhe tradita kulturore të ndryshme nga të tjerët. Nga ana tjetër, i vetmi dimension i jetës që krijon lidhje më të gjera sesa ato lokale, rajoni, identifikon një komunitet më të gjerë sesa ai i nacioneve, «res republica christiana». Me fjalë të tjera, sipas gjykimit të Albertinit, në Mesjetë mungonte akoma, ajo ndërvarësia socio-ekonomike, kulturore dhe politike që, duke lidhur mes tyre komunitete të ndryshme lokale, përcaktonte formimin e identitetit kolektiv mbi shkallën nacionale.
Megjithatë, duke u nisur pikërisht nga «Mesjeta e vonshme», fillojnë të krijohen kushtet ekonomike dhe politike të bashkimit nacional. Mbi planin ekonomik, lindja dhe përhapja e ekonomisë së tregut caktoi formimin e një klase të re borgjeze, sepse kultura dhe interesat e saja kaluan caqet e jetës lokale. Tregjet e reja filluan të merrnin formë dhe të funksiononin mbi bazën e ligjeve ekonomike dhe të operonin mbi hapësira shumë më të gjëra sesa ato tipike të jetës ekonomike që kishin karakterizuar fillimin dhe pjesën më të madhe të periudhës Mesjetare. Ato, arritën të vendosnin në kontakt popullata që më parë kishin qenë të izoluara, duke promovuar kështu një proces të homogjenizimit kulturor dhe të bashkimit të kostumeve. Nga ana tjetër, këto tregje, që shpesh herë operonin në territore që ishin subjekt i autoriteteve të ndryshme politike, filluan të kuptonin se për të realizuar aktivitetin e tyre ekonomike me efikasitet, duhet të realizonin edhe një bashkimit politik të këtyre territoreve. Mbi baza të ngjashme, në këto shtresa shoqërore të sapo krijuara, formohet një embrion i ndjenjës nacionale. Në disa vende, si Italia, kërkesat e klasës tregtare kishin dështuar nga këmbëngulja e veçantë shtetërore, ndërsa tek të tjerët, si Anglia dhe Franca, ato takoheshin me interesat ekspansioniste të monarkive. Është ky, mbështet Albertini, faktori më i rëndësishëm i bashkimit nacional: vullneti politik i qeveritarëve. Në realitet, thekson autori, shtetet nacionale evropiane nuk kanë pasur gjithmonë dimensionet aktuale. Ato janë rezultat i një vepre ekspansioni që nis nga një bërthamë origjinale shumë më e limituar, i realizuar me ndihmën e forcës ushtarake. Ky proces ekspansioni ka ndodhur në periudhën që përfshin «Mesjetën e vonshme» deri në ditët e sotme. Ngjarjet e formimit të shteteve nacionale nuk kanë qenë caktuar, siç pretendon histografia, nga lindja e koshencës nacionale tek popullatat, por nga faktorët politik, diplomatik dhe ushtarak.
Procesi i bashkimit politik të territoreve të ndara më parë ka sjellë - shpjegon Albertini- edhe bashkimin në planin kulturor. Nja rast tipik, është ai i gjuhës. Sot, ne jemi mësuar të konsiderojmë natyral karakterin monolinguistik të shteteve tona nacionale, pra faktin, se në një nacion të gjithë flasin të njëjtën gjuhë. Në origjinë, të territoreve aktuale të shteteve tona nacionale fliteshin gjuhë të ndryshme. Me kalimin e kohës, pak e nga pak mbivendoset gjuha nacionale mbi gjuhët lokale të komuniteteve, derisa ajo më vonë i zëvendëson plotësisht. Në fillim, ky proces ndodh në mënyrë spontane, pa pasur një projekt apo një qëllim të mirëfilltë politik për ta realizuar. Sovranët më kalimin e kohës fillojnë të formulojnë komandat e tyre në një gjuhë të vetme, dhe për këtë arsye nënshtetasit fillojnë ta mësojnë për ta përdorur. Në vazhdim, qeveritarët bëjnë sforcime edukuese për të realizuar bashkimin gjuhësor të territoreve. Një bashkim i tillë përfaqëson një nevojë jo vetëm politike, por edhe sociale, gjithmonë i paralajmëruar, nga momenti që rritja e ndërvarësisë ekonomike e lidhur edhe me zhvillimin e tregtisë vënë në kontakte popullsitë që më parë ndodheshin në distanca të mëdha, nxiste adoptimin e instrumenteve të komunikimit të përbashkët.
Procesi i formimit të nacionit, në aspektet e tija politike si dhe në ato ekonomike, arrin tek një kthesë përcaktuese, në gjykimin e Albertinit, në fund të Shtatëqindtës. Duke u nisur nga kjo periudhë, në fakt, me revolucionin industrial, sjelljet ekonomike marrin me shpejtësi një dimension korrispondues me atë të nacioneve aktual. Nevoja për të rregulluar jetën ekonomike shpejton formimin e një autoriteti politik, i cili është mbi hapësirat e dimensionit të shtetit «nacional». Mbi planin politik, merr një rëndësi parësore, kalimi epokal i ndërtuar nga Revolucioni Francez. Në Francën e Shtatëqindtës ishte në akt evolucioni nga monarkia me të drejtën hyjnore tek shteti modern burokratik dhe i përqendruar, i bazuar mbi aktivitetin e «burokratëve», funksionarëve shtetëror, ku sjellja ishte potencialisht nacionale. Hyrja e një evolucioni të tillë qëndron në procesin shekullor, me të cilin monarkia me të drejtë hyjnore ka shtrirë autoritetin e saj politik nga unitetet e vogla feudale tek dimensionet aktuale të shtetit francez.
Revolucioni Francez përbën një etapë themelore në caqet e këtij procesi. Ngjarjet e brendshme të Francës revolucionare më parë, luftërat e napolonit pastaj, në fakt, përcaktojnë për herë të parë në histori, përfshirjen në jetën politike të gjithë popullsisë së një shteti të madh. Vihet re atëherë, për klasën drejtuese franceze, problemi për të orientuar këtë pjesëmarrje aktive të masave në formë korrisponduese pikërisht me nevojat e pushtetit. Ka të bëj me fjalë të tjera, për të shpejtuar pjesëmarrjen e shtresave popullore përreth zgjedhjeve të politikës së brendshme dhe, mbi të gjitha, për të promovuar, pjesëmarrjen entuziaste të këtyre shtresave në luftërat e bëra kundër armiqve të jashtëm. Në kontekst të tillë, shpjegon Albertini, shefat revolucionar francez gjejnë tek ideja nacionale një instrument ideologjik themelor. Ajo, në fakt, krijon një psikologji të thellë mes njerëzve, që ndjehen pjesë të një organizmi të madh të vetëm, ku jeta kapërcen jetët e individëve që e ndërtojnë atë. Ky organizëm, nacioni, posedon vlera, aspirime, nevoja dhe interesa, që u përket qeveritarëve t’i interpretojnë dhe t’i vlerësojnë si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ndërsa qytetarëve duhet të binden, të luftojnë si dhe të sakrifikojnë pikërisht jetën, nëse nevojat vitale të «atdheut» e kërkojnë.
Efikasiteti i ideologjisë së nacionit shpjegon, përse gjatë Revolucionit Francez ndryshoj përshtypja e shefave revolucionar. Kështu, ndërsa Asambleja Nacionale në 1789 themelon pikërisht aksionin e «largimit të provincave franceze» dhe miraton ligje dhe dekrete në të gjitha gjuhët e folura në vend, vetëm pak vite më vonë, tek Konventa ndryshon plotësisht strategjinë, duke vendosur t’i miratoj ligjet dhe dekretet vetëm në frëngjisht dhe vendos një mësues të gjuhës francez në çdo qark, ku ajo nuk flitej. Tek përhapja e gjuhës franceze, ashtu si me edukimin primar, vihet në mënyrë të qartë objektivi për të promovuar objektivin nacional. Revolucioni Francez, komenton Albertini, edhe nëse nuk arrin menjëherë objektivat e tij të nacionalizmit të vendit, shënon linjat e atij programi që shteti i përqendruar do të zhvillonte në të ardhmen me kalimin përfundimtar të diferencave gjuhësore dhe kulturore, duke përvijuar modelin e bashkimit nacional.
Nëse, në epokën e monarkisë absolute, procesi i bashkimit nacional kishte një karakter ekskluzivisht politiko-ushtarak, me Revolucionin Francez shtohet edhe elementi ideologjik. Në momentin që ju kërkohet qytetarëve të vrasin ose të vdesin në një konflikt, siç ndodhi në luftërat e napolonit, nuk mund të kalohet nga pjesëmarrje e tyre sentimentale tek «shkaku» i nacionit. Ideologjia nacionale duhet pikërisht për të promovuar këtë lidhje sentimentale. Ajo transfiguron realitetin e nacionit, që është thjeshtë rezultati i një procesi të përcaktuar historik dhe për të përcaktuar zgjedhjet politike, në një fakt natyror, të përhershëm, lidhur me ekzistencën e lidhjeve natyrale dhe të nevojshme si: biologjike ashtu e kulturore, mes individëve që e ndërtojnë. Në këtë mënyrë, kjo ideologji kërkon të përhap bindjen, se nacioni përbën një entitet organik, një qenie kolektive superiore kundrejt çdo grupi tjetër social, tek i cili të gjithë duhet të ndjehen të nënvarur, dhe gjithçka duhet të sakrifikohet për të.
Albertini, kur flet për nacionin si ideologji të shtetit nacional, nuk kupton vetëm referimin në faktin se qeveritarët përdorin në mënyrë të qëllimshme idenë nacionale si instrument të propagandës dhe të integrimit politik. Albertini, insiston në mënyrë të veçantë mbi faktin, se nacioni përbën një ideologji në kuptimin marxist (marksist) të «koshencës false», pra të automistifikacionit që përfshin si qeveritarët ashtu edhe të qeverisurit. Automistifikacioni ideologjik, për shembull i bind francezët të besojnë se janë francez për nga natyra, pra në bazë të lidhjeve biologjike dhe kulturore spontane. Por, këto lidhje natyrore nuk ekzistojnë: është fuqia politike, përbrenda pikërisht territorit, që uniformizon kostumet, traditat dhe gjuhët, duke i bashkuar kështu grupet njerëzore - që më parë ishin të ndara- në një komunitet tendencialisht të bashkuar përsa i përket planit kulturor. Është ky konkluzioni që arrin Albertini në reflektimin e tij mbi nacionin, refleksion për të cilin ai ju referohet kontributeve që kanë dhënë studiuesit e njohur. Rindërtimi historik i procesit të formimit të nacioneve hartohet nga federalisti pavez mbi bazën e analizave histografike të Shafer-it dhe Kaegit, të cilët vendosin pikërisht në dukje origjinën politike të komuniteteve të sotme nacionale. Albertini shkon megjithatë, përtej konkluzioneve të këtyre autorëve, duke e bërë nacionin një reflektim ideologjik të shtetit nacional. Është kjo, në fakt, një raport origjinal i teorisë së nacionit që federalisti pavez harton, duke thelluar dhe zhvilluar disa parandjenja që ishin të pranishëm tek Meinecke dhe Weber, dy nga studiuesit që kanë influencuar më shumë mbi formimin e tij intelektual.
Procesi historik i formimit të shteteve nacionale ve në dukje, sipas gjykimit të Albertinit, dallimin mes «nacionalitetit spontan» dhe «nacionalitetit të organizuar», dallim që autori pavez e rimerr nga Proudhon. «Nacionaliteti spontan», që zakonisht e përcakton etnia, përbën një ndjenjë që i përket një grupi me specialitete historike dhe kulturore. Ka të bëj me një ndjenjë spontane, sepse, në ndryshim me sjelljen që karakterizon «nacionalitetin modern të organizuar», nuk është e realizuar në mënyrë artificiale nga aksioni i pushtetit politik, por është prodhim i natyrshëm i historisë së një kolektiviteti. Procesi i afirmimit të shtetit nacional, argumenton Albertini, ka sjellë shkatërrimin e nacionaliteteve spontane. Në fakt, përbrenda çdo shteti, aksioni i pushtetit politik ka krijuar një model uniform kulturor përmes vënies të një «nacionaliteti spontan homogjen» mbi gjithë të tjerët. Për shembull: aksioni i pushtetit politik francez ka krijuar «nacionalitetin e organizuar francez» duke shtrirë me forcë, karakteret etnik-kulturor pikërisht të popullsisë së zonës rreth Parisit në gjithë territorin francez. Ky karakter dalë nga dalë fshiu nacionalitetet spontane si: breton, baskë, oçitan, etj.
Dallimi mes «nacionalitetit spontan» dhe «nacionalitetit të organizuar» e shtyn Albertinin të ndajë çështjen e nacionit, të kuptuar jo në kuptimin e sotëm sundues, pro si grup etnik me karakteristika kulturor spontane, nga ajo e shtetit. Nacioni në kuptimin etnik nuk duhet domosdoshmërish të ketë shprehjen shtetërore. Ai kapërcen, pra, idenë e koincidencës së domosdoshme mes nacionit kulturor dhe nacionit territorial, që kemi parë për shembull të dal tek Meinecke. Në realitet, nacioni-kultura, i kuptuar si homogjenitet nacional i shtetit ose nevojë për çdo etni që të ndërtohet në shtet të ndarë, përfaqëson një mit shkatërrues. E rëndësishme, thekson autori nuk është që çdo grup etnik të ketë shtetit e tij, por që përbrenda çdo shteti, etnitë e ndryshme mund të gëzojnë të drejtat e barabarta dhe që çdo të minoritet të jetë i respektuar.

Friday, April 9, 2010

Çështja e “Bashkimit Kombëtar” mes Nacionalizmit dhe Integrimit Evropian


Dr. Alban Daci
Botuar me 12 prill 2010
Gazeta Tirana Observer

Çështja e “Bashkimit Kombëtar” mes Nacionalizmit dhe Integrimit Evropian


Siç besoj e keni vënë re, kohët e fundit po trajtohet çështja e “Bashkimit Kombëtar”. Disa me mburrje e quajnë “Shqipëria Natyrale”, disa të tjerë “Shqipëria Etnike”, të tjerët nuk i kanë gjetur asnjë emërtim, por të gjithë së bashku theksojnë, se trojet shqiptare duhet të bashkohen me çdo kusht. Ajo që viret re tek gjithë këta “mendimtarë të mëdhenj”, është fakti, se ato e shikojnë këtë proces të veçuar, sikur të ishte dicka e “vetme” që nuk ka lidhje edhe me proceset e tjera të natyrës ndërkombëtare që po kalon Rajoni i Ballkanit, Evropa dhe e gjithë Bota. Procesin e bashkimit e shikojnë në optikën nacionaliste dhe jo në optikën koherente dhe aktuale të Integrimit Evropian.
Unë, ashtu si një pjesë e konsiderueshme e bashkëkombësve të mi e dua Shqipërinë, i dua shqiptarët kudo që ndodhen, por nuk mendoj dhe nuk jam dakord me këta “mendimtarë të mëdhenj” që kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë të njëjtat gjëra pa sjellë asgjë të re dhe themelore në lidhje me këtë proces mjaft të rëndësishëm dhe të ndërlikuar në të njëjtën kohë.
Mendoj, se çështja e “Bashkimit të Shqiptarëve”, të “Trojeve Shqiptare”, është një çështje që kërkon studime serioze dhe referime shkencore, dhe jo siç bëjnë këta “mendimtarët e mëdhenj” që thjeshtë bëjnë propagandë parahistorike. Ne duhet ta trajtojmë këtë çështje si një: “çështje shkencore” dhe jo si një “propagandë”; duhet trajtojmë si një proces të mundshëm dhe të realizueshëm, por duke e trajtuar në mënyrë të pandarë me bashkësinë e proceseve aktuale që po kalon Ballkani, Evropa dhe Bota.
Para se të filloj të bëj një analizë më të ndërlikuar të natyrës shkencore, do të mundohem ta trajtoj këtë çështje nëpërmjet shembujve të thjeshtë, për ta familjarizuar sa mirë me këtë proces. Le ta konsiderojmë “Shqipërinë natyrore”; “Shqipërinë e Madhe”; “Shqipërinë e Vërtetë”; “Shqipërinë e Merituar”; “Thjeshtë Shqipërinë”; “Arbërinë”; “Ilirinë” si: familje të madhe, ku “Shqipërisë aktuale” le t’i veshim rolin e nënës (simbol i vazhdimësisë, riprodhimit, pjellorisë, krijimit); Kosovën (djali i madh); trojet shqiptare në Maqedoni (djali i dytë), trojet shqiptare në Malin e Zi (djali i tretë) si dhe trojet shqiptare në Greqi si (djali i katërt).
“Familja e madhe shqiptare”, është një “familje moderne”, sepse fëmijët e saj i ka lënë të rriten të lirë, ose në shumicën e rasteve ia kanë marrë për adoptim, siç ka ndodhur me rastin e Kosovës, me pjesën shqiptare në Maqedoni, pjesën shqiptare në Malin të Zi, ndërsa djalin e katërt (që personifikohet nga zona e Çamërisë) ia morën për adoptim Grekët, që pa kaluar shumë kohë e refuzuan, e torturuan dhe e rikthyen përsëri mbrapsht – na kthyen djalin por na mbajtën tokën – në gjirin e familjes së madhe.
Fëmijët e “familjes së madhe shqiptare”, janë rritur të adoptuar në familje të tjera të huaja, dhe pas shumë përpjekjesh ndër shekuj, më në fund disa nga këta “djem”, kanë fituar lirinë dhe të drejtën për të jetuar të pavarur dhe të lirë (rasti i Kosovës), kurse disa të tjerë, vazhdojnë të bashkëjetojnë me familjet e huaja (rasti i shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Malit të Zi). Ndërsa rasti i djalit të katërt (popullsisë Çame), është rast krejtësisht tjetër dhe më tragjik, sepse kanë humbur përfundimisht tokën e tyre dhe vazhdojnë të jetojnë si mysafirë në gjirin e “familjes së Madhe” (në Shqipërinë aktuale).
Të bësh “Shqipërinë Natyrale”; “Shqipërinë e Madhe”; “Shqipërinë e vërtetë”; “Shqipërinë e merituar”; “Thjeshtë Shqipërinë”; “Arbërinë”; “Ilirinë”, do të thotë të bashkosh djemtë e saj: Kosovën (djali i madh); trojet shqiptare në Maqedoni (djali i dytë); trojet shqiptare në Malin e Zi (djali i tretë) si dhe trojet shqiptare në Greqi si (djali i katërt) me “nënën” e tyre (Shqipërinë).
Dikush mendon, se ky bashkim mund të ndodh në rrugë paqësore duke biseduar me familjet e huaja (Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Greqinë), ku janë adoptuar prej shekujsh “djemtë” e “Nënës Shqipëri”. Kjo gjë nuk mund të quhet gjë tjetër veçse se një përrallë e bukur dhe asgjë më shumë. Si mund të mendosh dhe të shpresosh, se duke ju trokitur në derë Greqisë, Malit të Zi, Maqedonisë, këta të fundit do të na hapin derë duke na pritur si miq dhe kërkesës tonë për të na rikthyer “djemtë” do i përgjigjen pozitivisht. Asnjëherë nuk ka ndodhur që një familje kushdo qoftë moderne ose tradicionale, që fëmijët e saj qofshin natyrore ose të adoptuar t’i kenë lëshuar paqësisht pa luftë.
Për të marrë “djemtë tanë” duhet të shkatërrojmë “familjet e huaja” që i kanë adoptuar. Kjo do të thotë, se duhet të bëjmë luftë me ta, dhe pasi të jemi shkatërruar dhe copëtuar të dyja palët në një luftë të përgjakshme, dhe vetëm nëse dalim fitues nga kjo luftë, atëherë do të mblidhnin në gjirin tanë, “djemtë” që kohë më parë i kishim lënë për tu adoptuar nga familjet e huaja. “Mendimtarët e mëdhenj” që kanë dhënë këtë lloj ideje për bashkim, ose kanë parë ëndrra dhe neve na i tregojnë në formën e përrallave ose akoma edhe më keq e shikojnë në optikën nacionaliste duke e realizuar këtë proces përmes një lufte të përgjakshme. A duhet të besojnë shqiptarët sot tek “Bashkimi i Trojeve” përmes një luftë të përgjakshme me fqinjët? Nëse jo, në ç’formë mund të ndodh bashkimi i shqiptarëve?
Para se t’iu përgjigjem këtyre pyetjeve duhet t’iu bëj disa pyetjeve këtyre “mendimtarëve të mëdhenj” që na tregojnë neve përralla: A jeni të gatshëm para se të jepni ide brilante për qytetarët e thjeshtë, të merrni pjesë vetë drejtpërdrejt në luftën që po ideoni dhe po propagandoni nëpërmjet ideve që shprehni dhe shkruani?! A jeni të gatshëm të dërgoni në frontin e parë të luftës fëmijët, nipat dhe të dashurit tuaj?!
Realitetet nacionale tashmë janë të kaluar edhe pse disa politikanë dhe mendimtarë fanatik akoma nuk janë të vetëdijshëm për këtë dhe vazhdojnë të veprojnë dhe të reagojnë në optikën e ngushtë nacionale. Problemet e demokracisë, e zhvillimit ekonomike, globalizimit dhe të paqes nuk mund të zgjidhen më vetëm në këtë lloj optike, por mund të zgjidhen në nivel evropian.
Evropa nuk përbën më si më parë një realitet vetëm me komunitete të ndryshme nacionale që përfaqësonin interesa dhe politika të veçanta, por një projekt të vërtetë dhe konkret politik. Nacionalizmi është një ideal i dënuar nga historia, i cili duhet të zëvendësohet me perspektivën e Evropës së Bashkuar, prosperuar dhe paqësore. Shteti nacional nuk ka qenë dhe nuk është gjë tjetër veçse shteti modern, burokratik dhe i koncentruar, që krijon konsensusin e qytetarëve pikërisht përmes koncentrimit të politikës së brendshme dhe ekspansionist të jashtëm ushtarak.
Nëse bashkimi social i njerëzimit bën të mundur - përkundrazi të domosdoshëm - bashkimin politik të humanitetit, ekziston akoma një forcë shumë fuqishme që është në gjendje ta pengoj këtë proces: shteti kombëtar. Ndërsa, në fakt, evoluimi historik duke thelluar çdo ditë e më shumë ndërvarësinë e jetës ekonomike dhe sociale, i shtyn njerëzit për të bashkëpunuar në interesat reciproke, shteti kombëtar i ndan, duke krijuar barriera psikologjike, politike dhe kulturore që përcaktojnë rëndësinë e interesave nacionale mbi interesat e përbashkëta.
Modeli politik i shtetit nacional është i lidhur me idenë nacionale. Në epokën bashkëkohore është afirmuar bindja që çdo nacion duhet të ndërtoj një shtet nacional dhe detyra e këtij shteti është të vlerësoj në nivel ndërkombëtar, interesat e nacionit.
Federic Chabod nënvizon se: “Ideja nacionale buron dhe triumfon me periudhën romantike, mes fundit të Shtatëqindtës dhe fillimit të Tetëqindtës, kur sensi i individualizmit mbizotëroj mendimin evropian. Ky riafirmim i vlerës së individualizmit përkthehet, mbi planin politik, në idenë nacionale, që bazohet mbi zbulimin e «shpirtit nacional», pra tek mos fshirja e veçorive morale dhe shpirtërore të çdo populli. Për mendimtarët romantik nuk gjen mbështetje supozimi iluminist që ligjet duhet të jenë të vlefshme për të gjithë popujt dhe për të gjitha kohërat: çdo nacion ka historinë e tij, traditat e tij, tendencat morale dhe prandaj është i bashkuar. Afirmimi i parë i shtetit nacional figuron në Zvicër në fillim të Shtatëqindtës, si reagim i hegjemonisë franceze , që kërcënonte për tu shndërruar në hegjemoni politike”.
Ndërsa Guy Hermet thekson se: “Ideja nacionale e ka origjinën në periudhën mesjetare. Por ai nënvizon, se në shoqëritë mesjetare, termi nacion kishte një kuptim të ndryshëm nga ai që është sot. Ai tregon origjinën e një grupi të huaj i perceptuar si një njësi dalluese nga popullata pranë të cilave ishte vendosur (për shembull, në Surbona flitej për studentë të nacionit anglez, ndërsa përmendej pak ose thuajse fare nacioni francez). Vetëm në vijim afirmohet përdorimi i termit nacion për të dizenjuar pikërisht grupin e përkatësisë. Kjo ndodh në koincidencë me ngjarjet si luftërat, që e vendosin grupin në një pozicion të fortë kundërvënie me popujt e tjerë. Kështu, në Mesjetë, lufta për tu liruar nga dominimi arab çimentoj sentimentin e nacionit spanjoll, ndërsa në Anglinë e shekullit të XVI, ndarja nga kisha e Romës si dhe luftërat kundër spanjollëve rrisin shumë që nga origjina e tij ndjenjën e patriotizmit”.
Megjithatë edhe për Hermet, afirmimi historik dhe përfundimtar i idesë nacionale ndodh vetëm me fundin e shekullit të Shtatëqindtë, në koincidencë me revolucionin industrial dhe me atë politik (Revolucioni Francez). Në erën industriale duhej një popullsi me punëtor të ndër-shkëmbyeshëm, të pajisur me një kulturë homogjene që ishte në gjendje t’i vendos në kushte bashkëpunimi për zhvillimin e jetës ekonomike dhe t’i transferonte nga një zonë në një tjetër të vendit sipas nevojave prodhuese. Kjo kulturë homogjene është kultura e re nacionale, që shteti nacional ngarkohet ta hartoj dhe të transmetoj përmes alfabetizimit.
Gjithashtu, Revolucioni Francez, cakton shpërbërjen e bazës dinastike të pushtetit politik duke e shndërruar në konceptimin e sovranitetit nacional. Ky princip përherë të parë teorizohet nga Sieyès, për të cilin nacioni përfaqëson një bashkësi individësh të lidhur nga një vullnet i vërtetë asocimi për të ndërtuar, mbi bazën e të drejtës natyrore, një shoqëri politike. Ai nënvizonte se: “Nacioni përfaqëson origjinën e gjithçkaje, ka një rol ndërtues përballë pushtetit politik dhe atij i përket sovraniteti: është thjeshtë principi i legjitimitetit të fuqisë, që mund të adoptohet nga çdo lloj rendi politik që dëshiron t’i jap një konfigurim demokratik. Raporti mes individit dhe nacionit është ekskluziv.”
Gjatë Tetëqindtës ideja nacionale përhapet në gjithë Evropën dhe gjen vlerën maksimale tek popujt që akoma nuk ishin të bashkuar politikisht, si Italia, Gjermania (edhe pse në dimensione shumë më të vogla në krahasim me dy të parët, kemi edhe rastin e shqiptarëve të cilët në këtë periudhë rrisin shumë ndenjën nacionaliste për t’u çliruar nga pushtimi shekullor otoman). Për shembull në Itali kemi nacionalizmin maxinian (mazziniano) i cili përfaqësonte një ideal universal, në kuptimin që ju jepte të drejtë të gjithë popujve të ndërtonin shtetin e tyre nacional.
Pas kësaj pasqyre të përgjithshme le t’i rikthehemi përsëri temës. Më sipër nënvizuam, se disa “mendimtar të mëdhenj” këto ditë na kanë folur për ndërtimin e “Shqipërisë Natyrale”. Kjo nuk përbën një risi përsa u përket ideve nacionaliste. Ndoshta këta “mendimtar të mëdhenj” nuk e kanë studiuar (jam i sigurt që jo) idenë e nacionit «natyralist» (që rrjedh nga ideja e nacionit gjerman), sipas të cilit nacioni është i bazuar mbi të dhënat natyrale si: raca, gjaku dhe vendi. Një ndër mbështetësi më njohur të kësaj ideje është Herderi, që i konsideronte kombet si një fakt natyror, me karakteristika fizike të përhershme.
Ndërsa mendimi politik italian, tenton të zhvilloj idenë nacionale mbi baza vullnetare. Mjafton të përmendim formulën e famshme të Renanit, se «nacioni është plebishit i përditshëm». Më vonë kjo formulë, rimerret nga Maxini (Mazzini), i cili shikonte tek nacioni një komunitet me mendime, të drejta, vlera dhe ju beson të gjithë anëtarëve të tij një mision për të bërë në emër të humanitetit. Renani, arrin jo vetëm atë që ndoshta mund të jetë përkufizimi më i famshëm që është formuluar ndonjëherë mbi nacionin, me formulën se ai është «plebishit i përditshëm», por shkon edhe më tej duke nënvizuar se: “ Ai përfaqëson vullnetin e një populli për të jetuar së bashku dhe për të ndjekur së bashku objektivat e përbashkëta politike dhe morale”.
Jam plotësisht dakord, që ekzistojnë territore në Ballkan që njihen si territore shqiptare të banuar historikisht me shqiptarë si: në një pjesë të konsiderueshme të territorit të Malit të Zi, Kosova bashkë territoret e Preshevës dhe Bujanovskit, territoret e Maqedonisë Perëndimore, si dhe zonat aktuale të Greqisë Veriore që njihen ndryshe me emërtimin “Çamëria. Këto zona bashkërisht, mund t’i quajmë me emërtime te ndryshme si ato që kemi përmendur më sipër, por nuk mund ta konsiderojmë “Shqipëri Natyrale”, pasi edhe në të kaluarën këto territore kanë pasur emërtimet e tyre si për shembull: Kosova ka qenë Dardania, Veriu i Greqisë aktuale quhet Çamëri etj. Ndërsa termi Shqipëri është i lidhur ngushtë me shtetin aktual të “Shqipërisë”. Prandaj, nëse ne e mendojmë këtë bashkim nën emrin “Shqipëria Natyrale” bëjmë një akt nacionalist të koncentruar, sepse ju mohojmë këtyre zonave identitetin e tyre lokal që kanë pasur në histori. Ndoshta do të ishte më e drejtë ta quajmë “Iliri”, sepse kështu ka qenë emërtuar e gjithë kjo hapësirë që në Veri kufizohej me dy degët e Danubit, Savën dhe Dravën, në Jug me Gjirin e Ambrakisë, në Perëndim me detin Adriatik dhe Jon, dhe në Lindje me Lumin Vardar.
Megjithatë, mendoj se nuk ka shumë rëndësi emri sesa forma. Të gjithë ata që e kanë menduar deri tani “Bashkimin e Trojeve”, thjeshtë janë shprehur se duhet të bashkohen. Kjo nuk mjafton! Ne duhet të mendojmë, se me çfarë formë shteti mund të bashkohen? Nëse mendojmë t’i bashkojmë me një shtet nacionalist dhe të koncentruar nën emrin Shqipëri atëherë do të thotë: se Kosova që sapo ka dalë nga robërimi serb duhet të hyj në një robërim të ri, atë të Shqipërisë, të drejtuar nga klasa politika shqiptare që përfaqësojnë interesa të çuditshme, të paqarta, të ngushta dhe personale.
Mendoj se: “Bashkimi i Trojeve”, duhet të bëhet përmes formës federative, por jo nga një federate e krijuar më në krye shtetin aktual shqiptar, por në perspektivën e Bashkimit Evropian (“Federatës Evropiane”).
Të gjithë popujt e Ballkanit, por në veçanti shqiptarët duhet të falënderojnë autorët si: Wiston Churchill, Clement Attlee, Lord Lothian, Albertini, Lion Robbins. Altiero Spinelli, Ernest Rossi, Maxini (Mazzini), Eugenio Colorni, Monet etj, që kanë hedhur dhe zhvilluar idenë e Evropës së Bashkuar, sepse falë ideve të tyre më në fund edhe “Trojet Shqiptare” mund të jenë të bashkuara me njëra-tjetrën, si edhe me popujt e tjerë të Rajoni pa barë asnjë luftë. Pra, përgjigja e pyetjes: A mund të bashkohen shqiptarët pa pasur nevojë me bërë luftë me popujt e tjerë? Është po! Po-ja personifikon bashkimin e jo vetëm të popullit shqiptarë, por të gjithë popujve të Ballkanit dhe të Kontinentit Evropian.
Bashkimi Evropian, siç kemi qenë dëshmitar jo vetëm që është vërtetuar si i mundshëm por edhe i domosdoshëm. Nëse shteti nacional përfaqëson një realitet politik të aftë vetëm për të gjeneruar autoritarizëm, mjerim, luftë, është evident që çdo lloj progresi i rëndësishëm në emancipimin human, në termat e lirisë, demokracisë, paqes, drejtësisë sociale, nuk do të mund të gjej aplikim përbrenda tij, por vetëm në fushën e Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian është premtimi dhe jo pasoja e realizimit të vlerave të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë. Evropa e Bashkuar ishte zgjidhje më e mirë, e cila falë interesave të përbashkëta ekonomike dhe politike, bëri që dy vende si Gjermania dhe Franca të shendoheshin nga armiqt të përjetshëm në miq të përhershëm. Ata, e kuptuan se politikat nacionaliste kishin vdekur, sepse në realitetin e ri ndërkombëtar të krijuar pas Luftës së Dytë botërore, popujt evropian duhet të gjenin gjuhën e përbashkët, atë të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe ushtarak për të mbijetuar në anarkinë ndërkombëtare.
Prandaj, jam plotësisht dakord me faktin se edhe dy popuj ballkanik si ai shqiptar dhe ai serb që kanë qenë armiq të përjetshëm mund të shndërrohen në miq të vërtetë dhe kjo do të ndodh falë interesave reciproke ekonomike, të cilat automatikisht intensifikojnë edhe marrëdhëniet politike. Nuk jam aspak dakord, me ata nacionalistë serb dhe shqiptarët, që mendojnë, se Serbia dhe Shqiptarët duhet të mbeten armiq të përhershëm.
Pavarësisht nga e kaluara, që ne të gjithë e dimë, interesat dhe marrëdhëniet midis dy shteteve mund të ndryshojnë. Mjafton të përmendim një moment caktuar të marrëdhënieve amerikano-kineze, që në fillimin e viteve shtatëdhjetë njihen ndryshe si periudha e “shtensionimit”, sepse pas propozimit të bërë nga ana e palës kineze e cila shprehet, se kishte ardhur momente që një anëtarë i lartë i Shtetit amerikan, qoftë edhe vetë Presidenti mund të vizitonin Kinën. Kissinger, Sekretari i Shtetit i asaj kohen përmes vizitave sekrete përgatiti ambientin dhe organizoj më në fund një vizitë historike në Kinë të presidenti Nixon. Më vonë, Kissinger, do të shprehej duke thënë se: “edhe pse nga ajo vizitë nuk prisnim firmosje marrëveshjes, është e rëndësishme që u takuam dhe që kuptuam, se kemi interesa të përbashkëta si: shmangia e një lufte të përbashkët, përballimi i rrezikut Sovjetik etj”.
Nga kjo optik, mendoj se edhe marrëdhëniet serbo-shqiptare duhet të ndryshojnë, sepse të dyja palët kanë interesa të përbashkëta si: shmangien e një luftë të re, realizimin e Integrimit Evropian, interesa të përbashkëta ekonomike. Ky akt do të ishte një ogur i mirë jo vetëm për Ballkani, por për gjithë Evropën.
Duke konkluduar, e shikoj “Bashkimin e Trojeve” si një proces kozmopolit dhe integrues. Dëshiroj dhe shpresoj shumë, se vetëm me integrimin e plotë të Rajonit të Ballkanit në Bashkimin Evropian do të arrijnë më në fund të bashkohen jo vetëm shqiptarët, por të gjithë popujt e këtij Rajoni. Kjo është e vetmja mënyrë që do të garantonte një paqe të qëndrueshme, të gjatë dhe një mirëqenie për të gjithë.

Saturday, April 3, 2010

Si u shpëtua Heidelbergu



Dr. Alban Daci

Mbi brigjet e të mrekullueshmit Neckar, afër kryqëzimit të tij me Renin, është i fshehur qyteti i vjetër dhe piktoresk i Heldebergut, një ndër qytetet e pakta gjermane me dimensione të tilla që nuk është prekur nga shkatërrimet e luftës së dytë botërore. Fakti që është shpëtuar nga shkatërrimet, ka ndodhur falë Ëilliam A. Beiderlinden, një amerikan i gjatë dhe i plogët, oficer i artilerisë si dhe falë qytetarëve të Heidelbergut.
Në pranverën e vitit 1945, avancimi i aleatëve në Gjermaninë Perëndimore ishte i shoqëruar me zjarret intensive të artilerisë dhe nga bombardimet e avionëve të tyre luftarak. Ditë e natë, rrugët ishin të mbushura me trupa tani që armatat gjermane të ndjekura këmba këmbës në mënyrë të pamëshirshme nga armiku, tërhiqeshin drejt lindjes. Asnjë oficer gjerman nuk mund të besonte që njerëzit e tij të martuar mund të kundërshtonin rezistencën dhe të evitonin disfatën. Por shefat fanatik nazist kishin dekretuar që askush nuk duhet të kapitullonte. Kushdo që do të tentonte për të bërë bisedime me armikun për të shpëtuar çdo qytetet ose lagje do të ishte i dënuar me vdekje.
Pararoja e forcave amerikane ishte Divizioni i 44-të i këmbësorisë, i komanduar nga gjenerali Ëilliam Dean (që më vonë në luftën e Koresë kapet rob nga ushtarët komunist të Koresë Veriore). Në mbështetje të këtij divizioni ishte Brigada e artilerisë së Beiderlindenit. Familja e Beiderlindenit ishte një familje emigrantësh, që kishte ardhur në Amerikë ashtu si shumë familje të tjera evropiane për t’iu bashkuar “Ëndrrës Amerikane”, e cila në gjirin e saj duhet të pranonte të gjithë qytetarët e botës pa dallime artificiale për të krijuar botën e lirë, të menduarin e lirë, jetën e lirë dhe të lumtur. Gjyshi i Beiderlindenit kishte ardhur në Amerikë në vitin 1848. Ndërsa i riu Beiderlinden kishte studiuar në një Kolegj në Misuri dhe shërbimin ushtarak e kishte bërë në gjatë luftës së parë botërore një repart të artilerisë dhe pas mbarimit të saj ishte emërtuar oficer karriere. Në kohën e pushtimit të Evropës Perëndimore , në luftën e fundit, kishte marrë gradën e brigadierit gjeneral. I qetë, llogaritës me një efikasitet të pakrahasueshëm, ishte tashmë në komandimin e një përqendrimi të jashtëzakonshëm të zjarrit të artilerisë amerikane.
Detyra e menjëhershme e Beiderlinden ishte ai për të çmontuar mbrojtjet e Mannheimit. Qyteti i Heidelbergut ishte vetëm pak më përpara, në qendrën e thesareve kulturore të Gjermanisë. Kishte kisha që shënon pesë shekuj. Të tre urat mbi Neckar, që bashkonin Heidelbergun e vjetër dhe Neunheim, ishin të famshme për arkitekturën e tyre. Ura e Vjetër e ndërtuar në shekullin e trembëdhjetë, ishte quajtur nga Goethe « Ura më bukur që njeri mund të ketë ndërtuar ndonjëherë.»
Më i rëndësishmi nga të gjithë përbërësit e këtij thesari kulturor ishte Universiteti i Heidelbergut, i cili që nga viti 1385 kishte qenë burim diturie për studentët e shumë kombeve. Biblioteka e tij kishte volume të rralla që përqafonin gjithë historinë që nga antikiteti deri sot.
Një urdhër i Gjeneralit Beiderlinden mund të shkumonte gjithë këtë thesar që përfaqësonte jo vetëm kulturën gjermane por një pjesë të rëndësishme të kulturës perëndimore. Për fat të mirë ai urdhër nuk dha kurrë.
Kur Mannheimi mbeti pa ujë dhe pa rezerva me ushqime, përfundoj me dorëzimin e forcave gjermane. Beiderlinden i kërkon përkthyesit që të përhapte mesazhin tek qytetarët e Heidelbergut. «Thuaju qytetarëve dhe autoriteteve që mund të shpëtojnë të gjithë qytetin nëse nuk do të bëjnë rezistencë.»
Pak orë pasi përkthyesi kishte përcjellë mesazhin e gjeneralit të tij, vjen përgjigja nga ana e autoriteteve gjermane që kërkonin sqarime më të hollësishme. Beiderlinden kishte tashmë planin e tij. Kërkon që autoritetet përgjegjëse gjermane të vinin tek Komanda e tij. Përgjegjësit e autoriteteve gjermaneve duhet të niseshin nga Heidelbergu rreth orës 21.00 të ditës se enjte me 29 mars me një ambulancë të bardhë, dhe duhet të arrinin tek linjat amerikane duke ndjekur linjën e treguar nga amerikanët.
Dy ishin aktorët kryesor e autoritete gjermane që do merrnin pjesë në bisedime, ato ishin Fritz Ernst, profesor i Historisë në Universitetin e Heidelbergut dhe doktor Niessen, në atë kohë Kolonel mjek gjerman. Koloneli Niessen drejtonte të gjithë spitalet e Heidelbergut, tek të cilët ndodheshin për shërim më shumë se 21.000 të plagosur gjerman. Qe pikërisht ai që dorëzoj propozimin amerikan tek kryetari i Bashkisë së Heidelbergut, doktor Karl Neinhaus. Së bashku marrin konsensusin e komandantit ushtarak për të larguar të gjitha trupat ushtarake dhe armët nga zona e spitaleve. Por Gauleiteri politik kundërshton. Ulërin duke thënë se duhet hapej një linjë e re mbrojtje përgjatë lumit Neckar. «Heidelbergu duhet të mbrohet deri tek njeri i fundit. Kushdo të do të tentoj të hyj në bisedime për ta dorëzuar do të varet...» Pa marrë parasysh këtë urdhër, Neinhaus i kërkon Kolonelit Niessen që të mblidhte negociuesit tek Bashkia në orën 19.00. Në atë orë i gjithë Heidelbergu ishte tashmë në dijeni të misionit dhe prisnin që ambulanca e bardhë të kalonte mbi Urën e Vjetër.
Komandanti i artilerisë kishte dhënë urdhër që të mos hapej zjarr mbi rrugën e përshkruar nga ambulanca e bardhë dhe gjithçka dukej gati. Por një telefonatë vendos në ankth negociuesit. Gauleiteri kishte urdhëruar që Ura e Vjetër të shkatërrohej në orën 21.00, pikërisht në momentin, kur delegacioni gjerman duhet ta kalonte! Ura e Neuenheimit duhet të ishte e shkatërruar në të njëjtën orë, dhe e vetmja urë tjetër mbi lum, Ernst-Waltz, ishte hedhë tashmë në erë.
I rrethuar nga qytetarët e indinjuar, oficeri i ngarkuar për të hedhë në erë urën, pranon që eksplozivi të mos ndizej deri në mensat, kur do të ktheheshin negociatorët. Ambulanca e bardhë kaloj urën dhe u largua me shpejtësi. Në selinë e komandës së Beiderlindenit, një toger nazist, që përfaqësonte komandën gjermane, merr iniciativën. Ai deklaron që negociatorët kishin ardhur vetëm për të kërkuar që zona e spitaleve të Heidelbergut të përjashtohej nga bombardimet.
«Duhet të jetë ndonjë gabim» rithekson Beiderlinden. «Ne ishim dakord që të na ofrohej dorëzim pa kushte i gjithë Heidelbergut dhe të na ishte lejuar hyrja pa hasur rezistencë.»
Togeri insistonte që nuk ishte i autorizuar të lejonte pushtimin e Heidelbergut. Kërkon garancinë që aviacioni amerikan të mos bombardonte spitalet.
«Ne nuk do të qëllojmë mbi spitale» përgjigjet në mënyrë të ftohtë Beiderlinden. «Gjithashtu, është një mëkat që ushtria gjermane, që ka famën e një ushtrie që ka luftuar heroikisht, të mos kuptoj se ka humbur luftën, dhe që është e pa domosdoshme të shkaktoj shkatërrimin e qyteteve të tjera.»
Togeri përgjigjet: «Ne e mendojmë ndryshe. Nuk kemi humbur luftën. Dhe nuk kemi ardhur këtu për të diskutuar këto gjëra!»
Vijon një heshtje plotë me tension. Oficerët e tjerë amerikan ishin në mënyrë të dukshme të indinjuar. Atëherë Beinderlingen bën një hapa para më një buzëqeshje durimi: «Më dëgjoni, ju jeni njerëz praktik». Dëshironi të shpëtoni Heidelbergun? Edhe unë dua ta shpëtoj. Le të përpiqemi të gjejmë një marrëveshje që vlen për qëllimin!»
Përfaqësuesit e tjerë gjerman bashkohen më në fund për diskutimin dhe Koloneli Niessen premton që do të bënte gjithçka për të pranuar një marrëveshje që në Heidelberg nuk do të kishte asnjë rezistencë ushtarake dhe në këmbim qyteti do të përjashtohej nga bombardimi amerikan.
Në kthim, negociatorët arrijnë në Neuenheim dhjetë minuta pas mesnate. Mbi ujërat e Neckar tymi dhe zjarri formonin reflektimi të çuditshme. Urat ishin hedhë në erë në orën e përcaktuar. Por një vajzë 16 vjeçare, Anni Thom, shoqëron me varkë negociatorët drejt anës tjetër të bregut.
Niessen edhe një oficer tjetër drejtohen për tek Bashkia. Ishte e mbyllur; komandanti ushtarak dhe zyrtarët e tij kishin ikur. Kishin supozuar se misioni kishte falimentuar. Niessen shkoj shumë i lodhur tek shtëpia. Sapo hyri brenda bjerë telefoni. Ishte komandanti. Niessen i tregon komandantit për ofertën e gjeneralit Beiderlinden dhe e detyron ta pranoj.
Në shtatë e gjysmë të dielës së Pashkëve, pararojat e ushtrisë amerikane hynë në Neuenheim. Kur arrijnë tek brigjet e Neckarit, ndonjë element fanatik i ushtrisë gjermani urdhëron që të hapet zjarr dhe menjëherë edhe disa ushtarë amerikane tentojnë t’iu përgjigjen me zjarr. Por Beiderlinden përgjigjet duke thënë: «Askush nuk duhet të hapë zjarr mbi Heidelberg. Marrëveshja duhet respektuar.»
Drejt fundit të pasdites, zjarri sporadik gjerman u shuajt. Atë natë dhe gjatë gjithë ditës dhe natës që vijoj, trupat amerikane kaluan lumin me varka dhe hynë në qytet. Kambanat e qytetit të vjetër filluan të binin për festuar dhe falënderuar zotin që qyteti ishte shpëtuar nga rrënojat.
Kjo histori e luftës së dytë botërore dimostron, se përmes kulturës, i gjithë humaniteti mund të gëzoj lirinë, drejtësinë dhe paqen. Herë pas herë janë aksionet njerëzore që e krijojnë dhe mbajnë gjallë kulturën, lirinë, paqen dhe drejtësinë. Në disa herë të tjera janë po aksionet njerëzore, të cilat vendosin të shkatërrojnë gjithçka që kanë ndërtuar, për të ndërtuar dicka të re nga e para. Kjo ndodh, kur “njeriu” është në konflikt me veten dhe në të njëjtën kohë është në konflikt edhe me veprat që ka ndërtuar vetë. Historia njerëzore deri më sot është bërë mbi bazën e ndërtimeve, shkatërrimeve dhe përsëri të rindërtimeve nga e para. Ndoshta ka ardhur momenti që të ndërtojmë në harmoni me vlerat tona njerëzore si liria, paqja dhe drejtësia dhe nëse e nevojshme të modifikojmë ato që kemi ndërtuar më parë, por pa i shkatërruar.