Thursday, October 31, 2013

SHBA, politika shqiptare dhe endra e shqiptareve

Alban Daci

Marredheniet mes shqiptareve dhe SHBA thuhet se e kane fillimin qe ne mbrojtjen qe u beri Willson shqiptareve ne Konferencen e Paqes. Edhe pse ka te dhena se Willson e njihte shume pak Shqiperine, por ai bere kete sepse kishte doktrinen e vetevendosjes se popujve. Ai mendonte se popujt e vegjel kishin te drejten te mbijetonin dhe te gezonin lirine. Prandaj, edhe shqiptaret kishin te drejten e tyre historike te gezonin lirine dhe te drejten per tu sipas nje modeli origjinal. Ndoshta Willsoj mbeshtetej ne principin baze te marredhenieve nderkombetare se te gjithe popujt jane te barabarte pavaresishte madhesise se tyre. Megjithate besoj se lidhja shpirterore mes shqiptareve dhe amerikaneve eshte shume me e hershme. Shoqeria shqiptare ashtu si ajo amerikane ishte nje shoqeri e dhunshme. Shqiptaret mbanin te gjithe arme. Kjo per faktin se jeta e tyre ishte gjithmone e rrezikuar per shkak te sulmeve te ndryshme barbare. Shqiptaret ishin ne kerkim te nje modeli te ri sociale, i cili do te rizgjonte ndjenjen kombetare dhe do te garantonte lirine individuale. A nuk jane keto te njejta me shoqerine amerikane ne fillim e saj? Amerikanet mbanin arme per te mbrojtur lirine e tyre, kerkonin te formonin nje identitet te tyrin kombetare duket braktisur ate te origjines. Megjithate edhe pse mes dy shoqerive, asaj amerikane dhe asaj shqiptare ne fillim nuk kishte ndryshime te medha strukturore. Ndryshimet e medha per fat te keq ekzistonin mes politikes amerikane dhe asaj shqiptare. Politika shqiptare nuk arriti ashtu si ajo amerikane te fitonte autonomine e aksionit dhe te mendimit. Ndoshta kjo lidhet edhe me faktin se ne Europe revolucionet sociale e politike jane te rralla e kur ndodhin shoqerohen gjithmone me ngjarje dramatike. Kjo ka lidhje me faktin se shoqerite europiane jane te mirekonsoliduara e nuk pranojne ndryshme nen efektin surprize. Politika shqiptare nuk arriti te shkeputet nga varesia e huaj dhe nuk arriti gjithashtu te behej pjese e nje revolucioni liberal-demokrat, duke ruajtur keshtu korrupsionin dhe mungesen e efikasitetit institucional ne mbrojtje te drejtave sociale. Kjo sindrome me origjine ballkanike-orientale ka mbetur e pa ndyshuar deri ne ditet e sotme. Prandaj, eshte e rendesishme te drejtojme pyetjen: a jane te gatshem shqiptaret te jene si amerikanet? Qytetaret shqiptaret jane shume te ngjashem me amerikanet se kane shpirtin e aventures, deshiren e madhe te iniciatives se lire, por problemi eshte se Tirana zyrtare mbetet shume larg Washingtonit zyrtare. Kjo eshte nje pengese e madhe qe marredheniet shqiptaro-amerikane te jene ne nivelin e duhur. Persa kohe qe korrupsioni, mungesa e Lirise dhe opresioni i pushtetit mbi qytetaret vazhdon te jete sistem ne Shqiperi, marredheniet dypaleshe do te jene ne linjen e mire per te qene me intensive, por qe ne mes do te qendroje nja hendek i madhe ndares. Edrra e shqiptare do te vazhdoje te jete ajo e nje populli te lire e sigurt, por persa kohe nuk ndryshon mendesia e berjes politike per fat te keq kjo do te jete thjeshte nje enderr.

Largohet Kadeli. Po Opozita?

Alban DACI

E reja me fundit eshte se Kadeli largohet nga PD duke deklaruar se do te bashkohet me grupin parlamentar te LSI. Ne deklaraten e tij Kadeli nenvizon faktin se ai eshte bere deputet i PD fale burrerise se Berishes. Ky eshte afirmimi me qarte se ne politike nuk duhet burreri. Ndoshta, Berisha nuk duhet te mbaj burrerine kur ka te bej me jo "burra". Largimi i Kadelit eshte nje mesim tjeter i rendesishem per vertetuar faktin se PD duhet te perbehet vetem me njerez qe besojne ne idealet e djathta. Nuk mund te eksperimentohet me me Majtet, sepse ato jane modeli i vjeter dhe i pareformuar. Une, e kam thene e vazhdoj ta them se gabimi me i madh i karrieres politike te Berishes eshte bashkqeverisja me Meten. Gjithashtu, edhe pse shume e dine e nuk kane kurajo ta thone, une kam thene se: LSI e mundi PD me leket e PD. Kjo nenkupton se LSI perdori revanshin e pushtetit pertej cdo norme per te forcuar pushtetinne saj. Une, nuk e shikoj ne dite te veshtira PD dhe te Djathten, por me keqardhje verej mungesen e vullnetit per ta hapur PD drejt idealisteve te Djathte te vertete. Ne Shqiperi shikoj shume idealiste, te formuar, te talentuar qe per nje arsye apo nje tjeter nuk jane bere kurre pjese e PD dhe e politikes. Shpresoj dhe e shikoj si proces shume te rendesishem hapjen e PD per te gjithe ata qe ndjehem ne opozite me Rilindjen e Rames. Per shembull PD vazhdon te jete neglizhente kundrejt te ish perndjekurve politik. Sigurisht te perndjekurit e vertete politik nuk jane dhjete sharlatan qe dalin ne protesta e lepijne kazanet e pushtetit. Ka shume familje fisnike te perndjekurish qe nuk kane kerkuar asgje, nuk kane perfituar asgje, por qe mund te japin shume per PD dhe te Djathten. Koha po kalon dhe PD vazhdon te mos kete njen strategji konkrete per te ardhur ne pushtet. Gjithashtu nuk kam pare ndonje mase ose aksion konkret per te hapur PD kundrejt prurjeve te reja. Ka shume te djathte idealiste qe per nje arsye apo nje tjeter kane mbetur larg pushtetit dhe politikes. PD duhet ti stimuloje me aksione konkrete qe keta idealiste te behejn pjese e fronti te perbashket opozitar. Ka shume idealise te djathte te gatshem per te bere beteja politike, por qe presin nje shenje mikpritje nga PD.

Rama auto-shkaterruesi i PS

Alban Daci

Rama asnjehere nuk ka qene i preferuari i Partise Socialiste. Kuptohet sic do parti politike edhe PS identifikohet jo vetem me Kryetarin, por edhe me eliten drejtuese dhe masen qe eshte anetaresia. 
Rama nuk eshte preferuar asnjehere nga elita drejtuese ose me sakt nga ajo qe quhet "Gardhi i Vjeter" i PS. Ai ka pasur perplasje me te gjithe e me disa prej tyre per shkak te objektivit te perbashket per pushtet ka bere kompromis te perkohshem e me disa te tjere nuk ka gjetur asnje ujdi, qofte edhe fale pushtetit duke i perjashtuar me motivacionin tradhtar. Per kete arsye qe nga koha e transformimit te PPSH ne PS, Rama njihet si lideri i pare qe beri perjashtime nga radhet e partise me motivacionin tradhtar. Konflikti i brendshem i Rames me "Gardhin e Vjeter" e detyroje ate qe te kerkonte aleate te rinjte e figura te tjera diku gjetku. Keshtu filloje t'i mbushte hapesirat boshe te partise me radhet e G99 ose ish mjafttistet. Ish Mjaft dhe me vone G99 jane organizata te mbushura me plot mistere ashtu si edhe personat qe i themeluan ato. Megjithate, shume prej atyre kane pasur kontakte ose bursa studimi me fondacionin Soros. 
Pra, me pak fjale PS dhe Qeveria e sotme jane te mbushur me sorista. Kjo duhet te jete nje arsye me shume per kerkuar nese ato operojne dhe punojne per interesa kombetare apo per interesa te tjera. 
Nje gje eshte e sigurt se kur te gjithe anetaret e nje qeverie kane prejardhjen nga i njejti fondacion, do te thote se ka dicka qe nuk shkon dhe konflikt interesash ne te njejten kohe. Kjo gje nuk eshte gje e mire as per PS e as per vete shoqerine, sepse nuk kemi gjithe perfaqesim. Pra, te shtresave te ndryshme shoqerore, por vetem nje klan misterioz qe ka ne dore fatin e gjithe te tjereve qe nuk jane te perfaqesuar. 
Rama duke sfiduar bazen e PS dhe "Gardhin e Vjeter" e ben ne kuptimin afatshkurter pozicionin e tij te forte dhe ne planin afatgjate garanton shkaterrimin e partise dhe nje krize institucionale si dhe fundin e karrieres se tij si politikan. Kjo interepretohet me faktin se gabimi i pare i Rames shenon praktikisht edhe fundin e tij si politikan. A do te gaboje Rama? Te jesh kryeministri i nje vendi si Shqiperia do te thote se me dashje ose jo pa gabuar nuk ka shanse. Per me teper kur qeverise me nje parti tjeter e cila funksionon dhe qeverise mbi gabimet.
Jo vetem kaq, por edhe ish mjaftistet nuk kane shance te mos gabojne, sepse eshte mister se cfare perfaqesojne ata dhe fakti se Qeverine e konsiderojne njelloj si nje OJQ. Skandali i pare sapo u shenua me rastin e Bashkise Vlore. Skandale te tjera do te pasojne e Rama nuk do te jete me ne gjendje t'i administroje. Per faktin e thjeshte se ai tashme ka shkaterruar eliten drejtuese te PS dhe kjo e fundit nuk ka as kohen edhe mundesine per tu riorganizuar. Pastaj fakti se kjo parti ka qendruar tete vjeter ne Opozite do te thote se nese bie nga pushteti nuk mund te mbijetoje me si subjekt politik. Te gjitha keto te cojne ne konkluzionin se Rama ka auto-shkaterruar PS.

Sunday, October 27, 2013

Protagonizmi aventuresk i Totozanit me objektiv politikën

A. Daci

Janë të shumta çështjet e ngritura nga avokati Totozani, i cili ndonjëherë përtej rolit tw Avokatit të Populli që ka për qëllim për të mbrojtur qytetarët kundrejt abuzimit të pushtetit, ai tentojë të luajë rolin e sociologut që dëshiron të revolucionojë dhe ta bëj shoqërinë shqiptare si disa të tjera. Ndwrsa nw disa herë raste të tjerat Totozani të jep përshtypjen se ndikohet nga ideologjia komuniste të veshur me emocione aventureske që kanë për qëllim të krijojnë njeriun e ri. Të shumta ishin iniciativat e Totozanit për çështjet e romëve, të cilat edhe unë i mbështes në kuadrin e të drejtave të njeriut, sepse edhe ata janë njerëz e duhet të kenë të garantuar jetën, sigurinë dhe pse jo edhe shërbimin shëndetësor si dhe të drejtën e eksesit në Arsim.

Megjithatë, lind një pyetje mos ndoshta me qëllimin për t’i ndihmuar Totozani po shkel të drejtat e njeriut duke u imponuar atyre një stile jete që nuk e duan? Duhet të theksojmë faktin, se në lidhje me romët ka dështuar edhe Regjimi Hoxha, i cili ishte një regjim që planifikonte dhe kontrollonte jetën e çdo qytetari. Hoxha shumë romëve u ndërtojë shtëpi, por asnjëri prej tyre nuk pranojë që banonte aty dhe vazhduan me jetën e tyre nomade duke lëvizur me periudha të caktuara në rrethe të ndryshme.

Sot, BE u ka dhënë romëve statusin e nomadëve të lirë, të cilët mund të jetojnë ku të duan por duke respektuar rregullat, ligjet dhe kriteret urbane. Në Itali ka shumë kampe romësh me çadra, me barake ose edhe me kamper, ku romët bëjnë të njëjtën jetë që kanë bërë për shekuj me radhë. Gjithashtu, kam një përshtypje se çështjen e romëve Totozani e ka përdorur me sukses për të pasur një protagonizëm në jetën publike. Mos vallë z. Totozani e di shumë mirë se pozicioni i tij është një pozicion këshillues dhe në një farë mënyrë nuk përfillet shumë nga politika e për këtë arsye ka fobinë se mbetet në hije.

Megjithatë, protagonizmi i tij duket se nuk ka të ngopur dhe po bëhet gjithnjë e më shumë aventuresk dhe deri diku me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Iniciativa e tij e fundit është miratimi i martesave mes të njëjtët seks. Si jurist që është ai duhet ta dijë mirë që normat e huaja nuk duhet të aprovohen shambllon, por duhet të kenë edhe një dyshek të mirë me baza tradizionale. Pra, duhet të gjejnë një mbështetje në kostumet e traditat e vendit ku duhet të aplikohen.

Shqipëria ka kaluar një periudhë tranzicioni social, ekonomik dhe politik. Për këtë arsye  edhe një institucion tradicional si martesa ka pësuar goditje të rënda dhe gjithnjë e më shumë po shënohen rritje të divorceve.

Së pari avokati i popullit duhet të ndërmarr iniciativa konkrete për të mbrojtur institucionin e familjes, duhet të mbrojë gjithë e më shumë  gruan shqiptare e cila del e rrënuar dhe e shkatërruar nga divorcet. Gjithashtu, duhet të bëj iniciativa për të thelluar pavarësinë ekonomike të gruas shqiptare që është edhe baza e një perspektive pozitive për gjithë shoqërinë.

Ka shoqëri shumë të avancuar e debate të mëdha në lidhje me çështjen e martesave mes të njëjti seks. Për shembull në Itali është folur shumë në këto vite, por në fund ka fituar martesa tradicionale. Kjo falë edhe ndikimit të madh që ka Vatikani në politikë dhe në shoqëri.

Z. Totozani duhet të ketë parasysh edhe një faktor tjetër të rëndësishëm për Shqipërinë, faktin se atje kemi të tre besimet e rëndësishme fetare, të cilat nuk mund ta lejojnë një gjë të tillë. Megjithatë, nëse flasin për të drejtat e njeriu, është e vërtetë se çdo njeri mund të bëj ç’të dojë me jetën e tij. Për këtë arsye mund të bashkëjetojnë nëse duan burrë me burrë ose grua me grua. Por, këto mund të bëjnë një akt të mirëfilltë martesor, sepse në këtë mënyrë cenojnë të drejtat e historisë së njerëzimit  sipas të cilës martesa është vetëm mes një burrë dhe një gruaje dhe anasjelltas.

Është e rrezikshme për shoqërinë shqiptare në këtë periudhë tranzicioni që të hidhen ide të tilla të rrezikshme që nuk gjejnë asnjë bazë tradicionale apo kostumi apo edhe fetare. Nëse Totozani  e ka me shumë qejf politikën, le të jap dorëheqje nga detyra e Avokatit të Popullit dhe të aderojë në një parti politike ku mund ta aplikojë teoritë e tija revolucionare sipas tij e aventureske e të panevojshme sipas meje.

Thursday, October 24, 2013

BE dhe Turqia


Me pyeti dikush ne facebook se pse nuk e integron BE edhe Turqine? Ne fillimet e vete BE-se, Turqia ka qene nder vendet e para, para edhe Greqise qe menjehere ka kerkuar t'i bashkohet. Kjo e fundi gjithe keto vite eshte sjelle ne menyre arrogante duke nxjerre pretekste te qena ose jo per ta shtyre integrimin e Turqise. 
Aq arrogante ka qene Europa me Turqine sa u be aktuale thenia: sa me shume i afrohet Turqia Europes, aq me shume Europa i largohet Turqise. Megjithate, gjerat duket sikur kane ndryshuar per shkak te krizes se madhe ekonomike qe ka pllakosur Europen si dhe per shkak te identitentit te munguar te BE. Turqia po shfrytezon me sukses kete krize te Europes dhe fale rritjes ekonomike te viteve te fundit po afirmohet gjithnje e me shume si fuqi rajonale e po zgjeron mbreterine e saj tregtare, ekonomike e politike duke pushtuar e limituar objektivat historik te Europes. 
Turqia po zgjeron zoterimet e saj ne gjithe Ballkanin Perendimore, duke pare se Europa nuk ka bere aq sa duhet qe vendet e kesaj zone gjeografike te bashkohen me pjesen tjeter te Kontinentit . Madje, pertej disa analisteve qe jane te fiksuar vetem ne faktorin fetar, Turqia po shfaq shenja te nje imperializmi moderne qe politiken e saj e mbeshtet vetem ne interesa ekonomike. 
Ne kete kuader, Turqia ashtu si ne kohen e Perandorise Otomane, por kete radhe pa lufte deshiron te fus ne kthetrat e saj edhe Serbine. Shqiptaret kete radhe duket se jane vetem te privilegjuarit e Turqise, dhe jo per ndonje arsye te vecante, por thjeshte sepse interesat e tyre ne Rajon perputhen me ato te Turqive. 
Kriza Greke e ka ndihmua akoma edhe me shume influencen e Turqine ne boten shqiptare.
Ndersa Italia, jo vetem eshte ne nje krize ekonomike, por vemendjen e saj e ka tek flukset e emigracionit qe sic duket nuk kane te sosur ne brigjet italiane. Gjermania, duket se eshte vendi i pare i Europes qe ka kuptuar gabimin qe ka bere ne te kaluaren po Europa ne lidhje me procesin e integrimit te Turqise. Ndoshta, Gjermania e ben kete duke pasur parasysh edhe numrin e madh te emigranteve turq qe jetojne ne Gjermani qe tashme jane plotesisht te integruar dhe ne shume raste si ne futboll jane krenari si per Turqine ashtu edhe per vete Gjermanine. 
Turqia tashme eshte vetem pak hapa para realizimit te Perandorise Otomani ne kuptimin virtuar ne Rajonin e Ballkanit. Turqia ka marredhenie shume te mira e intensive edhe me nje vend te rendesishem qe eshte edhe anetare e BE, Rumanine. 
Turqia nuk ka me nevoje per integrimin e saj ne BE, sepse po krijon hapesiren e saj gjeopolitike dhe me BE, ka nenshkruar plote marreveshje ne kuader te protokolleve te tregtise se Lire. 
Tashme sfida per vitet qe do te vijne do te jete mes Europes klasike dhe Perandorise moderne otomane, e cila ne baze te saj nuk ka kriterin fetar, por interesin ekonomik. A. Daci.

Wednesday, October 23, 2013

Interviste e dhene per gazetare zvicerian

Interviste e dhene nga une ne 2012 per disa gazetare zvicerian. Per me shume klikonihttp://galatea.ch/index.php/sommario/reportage/item/356-la-nave-vlora-storie-di-ritorni.html 

Uno dei problemi maggiori dell’Albania moderna è la politica con un sistema di potere ancora bloccato» Alban Daci, davanti a una zuppa di cucina tradizionale, disegna nell’aria la sua idea di futuro: “la nuova Albania sarà costruita dai giovani che hanno studiato fuori». Oltre che raccontarlo nei ristoranti Alban queste cose le scrive dalle colonne di alcuni quotidiani e pagine di libri. Lui è uno che ha scelto di tornare rinunciando a un dottorato in Politica europa all’università di Genova, convinto che il suo paese abbia bisogno dei giovani per cambiare un sistema dove il primo ministro è Sali Berisha, colui che fu il primo presidente della repubblica albanese vent’anni fa. Alban sa che è difficile ma vuole provare a raggiungere una posizione senza bisogno di amicizie politiche e non smette di esortare i suoi coetanei al rientro per cambiare insieme le cose. Lui, 25 anni appena compiuti, nega ma la sua strada sarà la politica e, nella sua visione, l’Albania è già un paese più moderno che dovrebbe essere in Europa e la trasmette ai suoi interlocutori un po’ stupiti dal divario tra aspirazione e realtà. Per uno che disegna il futuro con parole c’è chi che lo sta costruendo pezzo per pezzo: in un paesino agricolo del nord.

Marredheniet e trekendeshit Kosove-Turqi-Shqiperi


Kryeministri i Turqise, Tayyip Erdogan ishte i pranishem ne ceremonine e inagurimit te aeroportit te Prishtines, Adem Jashari. I pranishem ne kete ceremoni ishte edhe Edi Rama. Eshte absurde qe Erdogan cileson vlla Ramen e Rama e cileson thjeshte mik Thacin. Megjithate keto jane absurditete shqiptare te njohura edhe ne histori. Tashme mund te flasim per nje trekendesh marredheniesh ne Ballkan, Kosove-Turqi-Shqiperi . Megjithate, marredheniet e shqiptareve me Turqine duhet te ndodhin ne kuadrin e nje bashkejetese here te detyruar e here te nevojshme ne te kaluaren si dhe ne kuader te nje bashkejetese simbiotike per te ardhmen. Faktori fetar edhe pse duket kryesori te pakten nga ana a Turqise nuk duhet te jete arsye e vetme dhe kryesore e ketij trekendeshi diplomatik. Edhe pse ka kritika se Thaci po e orienton Kosoven nga Lindja. Kjo eshte thjeshte demagogji, sepse vete Perendimi ka pasur gjithmone marredhenie te ngushta e intensive me Turqine. Nuk besoj se shqiptaret jane me te mencur se Amerikanet qe kane me shume se 70 vjet qe e konsiderojne Turqine partnerin kryesor ne Rajon. Shqiptaret nuk jane me te mencur se europianet qe Turqine e kane partnerin me te rendesishem tregtar. Ndarja mes Lindjes dhe Perendim nuk ka kuptim ne periudhen globaliste qe jetojme. Kushte i vetem eshte interesi kombetar e shteteror dhe mos prishja e interesave te tjera. Nuk mendoj se intensifikimi i marredhenieve mes Kosoves e Shqiperise me Turqine mund te te jete problem per marredheniet shqiptaro-amerikane. Perkundrazi, trekendeshi mes Kosoves-Turqise-Shqiperi do te riekulibronte Ballkanin, i cili ka nje influence sllavo-ortodokse. Pra, ne Ballkan me te kete trendeshi te ri diplomatik, por rikthehet koncepti i ekuilibrit te forces ku te gjithe jetojne ne harmoni, sepse asnjeri i vetem nuk eshte ne gjendje ti shkaktoje deme nje tjetri apo te tjereve. Vete BE dhe ne vecanti Gjermania po rikthejne syte nga Turqia duke i dhene nje mundesi te re ne procesin e integrimit europian. Mos valle shqiptaret jane me te mencur dhe te pavarur ekonomikisht se Gjermanet qe nuk duhet te intensifikojne marredheniet ne me Turqine. Ky trekendesh diplomatik vjen i natyrshem ne realitetin e ri ballkanik. A. Daci