Thursday, October 31, 2013

SHBA, politika shqiptare dhe endra e shqiptareve

Alban Daci

Marredheniet mes shqiptareve dhe SHBA thuhet se e kane fillimin qe ne mbrojtjen qe u beri Willson shqiptareve ne Konferencen e Paqes. Edhe pse ka te dhena se Willson e njihte shume pak Shqiperine, por ai bere kete sepse kishte doktrinen e vetevendosjes se popujve. Ai mendonte se popujt e vegjel kishin te drejten te mbijetonin dhe te gezonin lirine. Prandaj, edhe shqiptaret kishin te drejten e tyre historike te gezonin lirine dhe te drejten per tu sipas nje modeli origjinal. Ndoshta Willsoj mbeshtetej ne principin baze te marredhenieve nderkombetare se te gjithe popujt jane te barabarte pavaresishte madhesise se tyre. Megjithate besoj se lidhja shpirterore mes shqiptareve dhe amerikaneve eshte shume me e hershme. Shoqeria shqiptare ashtu si ajo amerikane ishte nje shoqeri e dhunshme. Shqiptaret mbanin te gjithe arme. Kjo per faktin se jeta e tyre ishte gjithmone e rrezikuar per shkak te sulmeve te ndryshme barbare. Shqiptaret ishin ne kerkim te nje modeli te ri sociale, i cili do te rizgjonte ndjenjen kombetare dhe do te garantonte lirine individuale. A nuk jane keto te njejta me shoqerine amerikane ne fillim e saj? Amerikanet mbanin arme per te mbrojtur lirine e tyre, kerkonin te formonin nje identitet te tyrin kombetare duket braktisur ate te origjines. Megjithate edhe pse mes dy shoqerive, asaj amerikane dhe asaj shqiptare ne fillim nuk kishte ndryshime te medha strukturore. Ndryshimet e medha per fat te keq ekzistonin mes politikes amerikane dhe asaj shqiptare. Politika shqiptare nuk arriti ashtu si ajo amerikane te fitonte autonomine e aksionit dhe te mendimit. Ndoshta kjo lidhet edhe me faktin se ne Europe revolucionet sociale e politike jane te rralla e kur ndodhin shoqerohen gjithmone me ngjarje dramatike. Kjo ka lidhje me faktin se shoqerite europiane jane te mirekonsoliduara e nuk pranojne ndryshme nen efektin surprize. Politika shqiptare nuk arriti te shkeputet nga varesia e huaj dhe nuk arriti gjithashtu te behej pjese e nje revolucioni liberal-demokrat, duke ruajtur keshtu korrupsionin dhe mungesen e efikasitetit institucional ne mbrojtje te drejtave sociale. Kjo sindrome me origjine ballkanike-orientale ka mbetur e pa ndyshuar deri ne ditet e sotme. Prandaj, eshte e rendesishme te drejtojme pyetjen: a jane te gatshem shqiptaret te jene si amerikanet? Qytetaret shqiptaret jane shume te ngjashem me amerikanet se kane shpirtin e aventures, deshiren e madhe te iniciatives se lire, por problemi eshte se Tirana zyrtare mbetet shume larg Washingtonit zyrtare. Kjo eshte nje pengese e madhe qe marredheniet shqiptaro-amerikane te jene ne nivelin e duhur. Persa kohe qe korrupsioni, mungesa e Lirise dhe opresioni i pushtetit mbi qytetaret vazhdon te jete sistem ne Shqiperi, marredheniet dypaleshe do te jene ne linjen e mire per te qene me intensive, por qe ne mes do te qendroje nja hendek i madhe ndares. Edrra e shqiptare do te vazhdoje te jete ajo e nje populli te lire e sigurt, por persa kohe nuk ndryshon mendesia e berjes politike per fat te keq kjo do te jete thjeshte nje enderr.