Thursday, October 31, 2013

Rama auto-shkaterruesi i PS

Alban Daci

Rama asnjehere nuk ka qene i preferuari i Partise Socialiste. Kuptohet sic do parti politike edhe PS identifikohet jo vetem me Kryetarin, por edhe me eliten drejtuese dhe masen qe eshte anetaresia. 
Rama nuk eshte preferuar asnjehere nga elita drejtuese ose me sakt nga ajo qe quhet "Gardhi i Vjeter" i PS. Ai ka pasur perplasje me te gjithe e me disa prej tyre per shkak te objektivit te perbashket per pushtet ka bere kompromis te perkohshem e me disa te tjere nuk ka gjetur asnje ujdi, qofte edhe fale pushtetit duke i perjashtuar me motivacionin tradhtar. Per kete arsye qe nga koha e transformimit te PPSH ne PS, Rama njihet si lideri i pare qe beri perjashtime nga radhet e partise me motivacionin tradhtar. Konflikti i brendshem i Rames me "Gardhin e Vjeter" e detyroje ate qe te kerkonte aleate te rinjte e figura te tjera diku gjetku. Keshtu filloje t'i mbushte hapesirat boshe te partise me radhet e G99 ose ish mjafttistet. Ish Mjaft dhe me vone G99 jane organizata te mbushura me plot mistere ashtu si edhe personat qe i themeluan ato. Megjithate, shume prej atyre kane pasur kontakte ose bursa studimi me fondacionin Soros. 
Pra, me pak fjale PS dhe Qeveria e sotme jane te mbushur me sorista. Kjo duhet te jete nje arsye me shume per kerkuar nese ato operojne dhe punojne per interesa kombetare apo per interesa te tjera. 
Nje gje eshte e sigurt se kur te gjithe anetaret e nje qeverie kane prejardhjen nga i njejti fondacion, do te thote se ka dicka qe nuk shkon dhe konflikt interesash ne te njejten kohe. Kjo gje nuk eshte gje e mire as per PS e as per vete shoqerine, sepse nuk kemi gjithe perfaqesim. Pra, te shtresave te ndryshme shoqerore, por vetem nje klan misterioz qe ka ne dore fatin e gjithe te tjereve qe nuk jane te perfaqesuar. 
Rama duke sfiduar bazen e PS dhe "Gardhin e Vjeter" e ben ne kuptimin afatshkurter pozicionin e tij te forte dhe ne planin afatgjate garanton shkaterrimin e partise dhe nje krize institucionale si dhe fundin e karrieres se tij si politikan. Kjo interepretohet me faktin se gabimi i pare i Rames shenon praktikisht edhe fundin e tij si politikan. A do te gaboje Rama? Te jesh kryeministri i nje vendi si Shqiperia do te thote se me dashje ose jo pa gabuar nuk ka shanse. Per me teper kur qeverise me nje parti tjeter e cila funksionon dhe qeverise mbi gabimet.
Jo vetem kaq, por edhe ish mjaftistet nuk kane shance te mos gabojne, sepse eshte mister se cfare perfaqesojne ata dhe fakti se Qeverine e konsiderojne njelloj si nje OJQ. Skandali i pare sapo u shenua me rastin e Bashkise Vlore. Skandale te tjera do te pasojne e Rama nuk do te jete me ne gjendje t'i administroje. Per faktin e thjeshte se ai tashme ka shkaterruar eliten drejtuese te PS dhe kjo e fundit nuk ka as kohen edhe mundesine per tu riorganizuar. Pastaj fakti se kjo parti ka qendruar tete vjeter ne Opozite do te thote se nese bie nga pushteti nuk mund te mbijetoje me si subjekt politik. Te gjitha keto te cojne ne konkluzionin se Rama ka auto-shkaterruar PS.