Wednesday, October 23, 2013

Marredheniet e trekendeshit Kosove-Turqi-Shqiperi


Kryeministri i Turqise, Tayyip Erdogan ishte i pranishem ne ceremonine e inagurimit te aeroportit te Prishtines, Adem Jashari. I pranishem ne kete ceremoni ishte edhe Edi Rama. Eshte absurde qe Erdogan cileson vlla Ramen e Rama e cileson thjeshte mik Thacin. Megjithate keto jane absurditete shqiptare te njohura edhe ne histori. Tashme mund te flasim per nje trekendesh marredheniesh ne Ballkan, Kosove-Turqi-Shqiperi . Megjithate, marredheniet e shqiptareve me Turqine duhet te ndodhin ne kuadrin e nje bashkejetese here te detyruar e here te nevojshme ne te kaluaren si dhe ne kuader te nje bashkejetese simbiotike per te ardhmen. Faktori fetar edhe pse duket kryesori te pakten nga ana a Turqise nuk duhet te jete arsye e vetme dhe kryesore e ketij trekendeshi diplomatik. Edhe pse ka kritika se Thaci po e orienton Kosoven nga Lindja. Kjo eshte thjeshte demagogji, sepse vete Perendimi ka pasur gjithmone marredhenie te ngushta e intensive me Turqine. Nuk besoj se shqiptaret jane me te mencur se Amerikanet qe kane me shume se 70 vjet qe e konsiderojne Turqine partnerin kryesor ne Rajon. Shqiptaret nuk jane me te mencur se europianet qe Turqine e kane partnerin me te rendesishem tregtar. Ndarja mes Lindjes dhe Perendim nuk ka kuptim ne periudhen globaliste qe jetojme. Kushte i vetem eshte interesi kombetar e shteteror dhe mos prishja e interesave te tjera. Nuk mendoj se intensifikimi i marredhenieve mes Kosoves e Shqiperise me Turqine mund te te jete problem per marredheniet shqiptaro-amerikane. Perkundrazi, trekendeshi mes Kosoves-Turqise-Shqiperi do te riekulibronte Ballkanin, i cili ka nje influence sllavo-ortodokse. Pra, ne Ballkan me te kete trendeshi te ri diplomatik, por rikthehet koncepti i ekuilibrit te forces ku te gjithe jetojne ne harmoni, sepse asnjeri i vetem nuk eshte ne gjendje ti shkaktoje deme nje tjetri apo te tjereve. Vete BE dhe ne vecanti Gjermania po rikthejne syte nga Turqia duke i dhene nje mundesi te re ne procesin e integrimit europian. Mos valle shqiptaret jane me te mencur dhe te pavarur ekonomikisht se Gjermanet qe nuk duhet te intensifikojne marredheniet ne me Turqine. Ky trekendesh diplomatik vjen i natyrshem ne realitetin e ri ballkanik. A. Daci