Saturday, April 3, 2010

Si u shpëtua Heidelbergu



Dr. Alban Daci

Mbi brigjet e të mrekullueshmit Neckar, afër kryqëzimit të tij me Renin, është i fshehur qyteti i vjetër dhe piktoresk i Heldebergut, një ndër qytetet e pakta gjermane me dimensione të tilla që nuk është prekur nga shkatërrimet e luftës së dytë botërore. Fakti që është shpëtuar nga shkatërrimet, ka ndodhur falë Ëilliam A. Beiderlinden, një amerikan i gjatë dhe i plogët, oficer i artilerisë si dhe falë qytetarëve të Heidelbergut.
Në pranverën e vitit 1945, avancimi i aleatëve në Gjermaninë Perëndimore ishte i shoqëruar me zjarret intensive të artilerisë dhe nga bombardimet e avionëve të tyre luftarak. Ditë e natë, rrugët ishin të mbushura me trupa tani që armatat gjermane të ndjekura këmba këmbës në mënyrë të pamëshirshme nga armiku, tërhiqeshin drejt lindjes. Asnjë oficer gjerman nuk mund të besonte që njerëzit e tij të martuar mund të kundërshtonin rezistencën dhe të evitonin disfatën. Por shefat fanatik nazist kishin dekretuar që askush nuk duhet të kapitullonte. Kushdo që do të tentonte për të bërë bisedime me armikun për të shpëtuar çdo qytetet ose lagje do të ishte i dënuar me vdekje.
Pararoja e forcave amerikane ishte Divizioni i 44-të i këmbësorisë, i komanduar nga gjenerali Ëilliam Dean (që më vonë në luftën e Koresë kapet rob nga ushtarët komunist të Koresë Veriore). Në mbështetje të këtij divizioni ishte Brigada e artilerisë së Beiderlindenit. Familja e Beiderlindenit ishte një familje emigrantësh, që kishte ardhur në Amerikë ashtu si shumë familje të tjera evropiane për t’iu bashkuar “Ëndrrës Amerikane”, e cila në gjirin e saj duhet të pranonte të gjithë qytetarët e botës pa dallime artificiale për të krijuar botën e lirë, të menduarin e lirë, jetën e lirë dhe të lumtur. Gjyshi i Beiderlindenit kishte ardhur në Amerikë në vitin 1848. Ndërsa i riu Beiderlinden kishte studiuar në një Kolegj në Misuri dhe shërbimin ushtarak e kishte bërë në gjatë luftës së parë botërore një repart të artilerisë dhe pas mbarimit të saj ishte emërtuar oficer karriere. Në kohën e pushtimit të Evropës Perëndimore , në luftën e fundit, kishte marrë gradën e brigadierit gjeneral. I qetë, llogaritës me një efikasitet të pakrahasueshëm, ishte tashmë në komandimin e një përqendrimi të jashtëzakonshëm të zjarrit të artilerisë amerikane.
Detyra e menjëhershme e Beiderlinden ishte ai për të çmontuar mbrojtjet e Mannheimit. Qyteti i Heidelbergut ishte vetëm pak më përpara, në qendrën e thesareve kulturore të Gjermanisë. Kishte kisha që shënon pesë shekuj. Të tre urat mbi Neckar, që bashkonin Heidelbergun e vjetër dhe Neunheim, ishin të famshme për arkitekturën e tyre. Ura e Vjetër e ndërtuar në shekullin e trembëdhjetë, ishte quajtur nga Goethe « Ura më bukur që njeri mund të ketë ndërtuar ndonjëherë.»
Më i rëndësishmi nga të gjithë përbërësit e këtij thesari kulturor ishte Universiteti i Heidelbergut, i cili që nga viti 1385 kishte qenë burim diturie për studentët e shumë kombeve. Biblioteka e tij kishte volume të rralla që përqafonin gjithë historinë që nga antikiteti deri sot.
Një urdhër i Gjeneralit Beiderlinden mund të shkumonte gjithë këtë thesar që përfaqësonte jo vetëm kulturën gjermane por një pjesë të rëndësishme të kulturës perëndimore. Për fat të mirë ai urdhër nuk dha kurrë.
Kur Mannheimi mbeti pa ujë dhe pa rezerva me ushqime, përfundoj me dorëzimin e forcave gjermane. Beiderlinden i kërkon përkthyesit që të përhapte mesazhin tek qytetarët e Heidelbergut. «Thuaju qytetarëve dhe autoriteteve që mund të shpëtojnë të gjithë qytetin nëse nuk do të bëjnë rezistencë.»
Pak orë pasi përkthyesi kishte përcjellë mesazhin e gjeneralit të tij, vjen përgjigja nga ana e autoriteteve gjermane që kërkonin sqarime më të hollësishme. Beiderlinden kishte tashmë planin e tij. Kërkon që autoritetet përgjegjëse gjermane të vinin tek Komanda e tij. Përgjegjësit e autoriteteve gjermaneve duhet të niseshin nga Heidelbergu rreth orës 21.00 të ditës se enjte me 29 mars me një ambulancë të bardhë, dhe duhet të arrinin tek linjat amerikane duke ndjekur linjën e treguar nga amerikanët.
Dy ishin aktorët kryesor e autoritete gjermane që do merrnin pjesë në bisedime, ato ishin Fritz Ernst, profesor i Historisë në Universitetin e Heidelbergut dhe doktor Niessen, në atë kohë Kolonel mjek gjerman. Koloneli Niessen drejtonte të gjithë spitalet e Heidelbergut, tek të cilët ndodheshin për shërim më shumë se 21.000 të plagosur gjerman. Qe pikërisht ai që dorëzoj propozimin amerikan tek kryetari i Bashkisë së Heidelbergut, doktor Karl Neinhaus. Së bashku marrin konsensusin e komandantit ushtarak për të larguar të gjitha trupat ushtarake dhe armët nga zona e spitaleve. Por Gauleiteri politik kundërshton. Ulërin duke thënë se duhet hapej një linjë e re mbrojtje përgjatë lumit Neckar. «Heidelbergu duhet të mbrohet deri tek njeri i fundit. Kushdo të do të tentoj të hyj në bisedime për ta dorëzuar do të varet...» Pa marrë parasysh këtë urdhër, Neinhaus i kërkon Kolonelit Niessen që të mblidhte negociuesit tek Bashkia në orën 19.00. Në atë orë i gjithë Heidelbergu ishte tashmë në dijeni të misionit dhe prisnin që ambulanca e bardhë të kalonte mbi Urën e Vjetër.
Komandanti i artilerisë kishte dhënë urdhër që të mos hapej zjarr mbi rrugën e përshkruar nga ambulanca e bardhë dhe gjithçka dukej gati. Por një telefonatë vendos në ankth negociuesit. Gauleiteri kishte urdhëruar që Ura e Vjetër të shkatërrohej në orën 21.00, pikërisht në momentin, kur delegacioni gjerman duhet ta kalonte! Ura e Neuenheimit duhet të ishte e shkatërruar në të njëjtën orë, dhe e vetmja urë tjetër mbi lum, Ernst-Waltz, ishte hedhë tashmë në erë.
I rrethuar nga qytetarët e indinjuar, oficeri i ngarkuar për të hedhë në erë urën, pranon që eksplozivi të mos ndizej deri në mensat, kur do të ktheheshin negociatorët. Ambulanca e bardhë kaloj urën dhe u largua me shpejtësi. Në selinë e komandës së Beiderlindenit, një toger nazist, që përfaqësonte komandën gjermane, merr iniciativën. Ai deklaron që negociatorët kishin ardhur vetëm për të kërkuar që zona e spitaleve të Heidelbergut të përjashtohej nga bombardimet.
«Duhet të jetë ndonjë gabim» rithekson Beiderlinden. «Ne ishim dakord që të na ofrohej dorëzim pa kushte i gjithë Heidelbergut dhe të na ishte lejuar hyrja pa hasur rezistencë.»
Togeri insistonte që nuk ishte i autorizuar të lejonte pushtimin e Heidelbergut. Kërkon garancinë që aviacioni amerikan të mos bombardonte spitalet.
«Ne nuk do të qëllojmë mbi spitale» përgjigjet në mënyrë të ftohtë Beiderlinden. «Gjithashtu, është një mëkat që ushtria gjermane, që ka famën e një ushtrie që ka luftuar heroikisht, të mos kuptoj se ka humbur luftën, dhe që është e pa domosdoshme të shkaktoj shkatërrimin e qyteteve të tjera.»
Togeri përgjigjet: «Ne e mendojmë ndryshe. Nuk kemi humbur luftën. Dhe nuk kemi ardhur këtu për të diskutuar këto gjëra!»
Vijon një heshtje plotë me tension. Oficerët e tjerë amerikan ishin në mënyrë të dukshme të indinjuar. Atëherë Beinderlingen bën një hapa para më një buzëqeshje durimi: «Më dëgjoni, ju jeni njerëz praktik». Dëshironi të shpëtoni Heidelbergun? Edhe unë dua ta shpëtoj. Le të përpiqemi të gjejmë një marrëveshje që vlen për qëllimin!»
Përfaqësuesit e tjerë gjerman bashkohen më në fund për diskutimin dhe Koloneli Niessen premton që do të bënte gjithçka për të pranuar një marrëveshje që në Heidelberg nuk do të kishte asnjë rezistencë ushtarake dhe në këmbim qyteti do të përjashtohej nga bombardimi amerikan.
Në kthim, negociatorët arrijnë në Neuenheim dhjetë minuta pas mesnate. Mbi ujërat e Neckar tymi dhe zjarri formonin reflektimi të çuditshme. Urat ishin hedhë në erë në orën e përcaktuar. Por një vajzë 16 vjeçare, Anni Thom, shoqëron me varkë negociatorët drejt anës tjetër të bregut.
Niessen edhe një oficer tjetër drejtohen për tek Bashkia. Ishte e mbyllur; komandanti ushtarak dhe zyrtarët e tij kishin ikur. Kishin supozuar se misioni kishte falimentuar. Niessen shkoj shumë i lodhur tek shtëpia. Sapo hyri brenda bjerë telefoni. Ishte komandanti. Niessen i tregon komandantit për ofertën e gjeneralit Beiderlinden dhe e detyron ta pranoj.
Në shtatë e gjysmë të dielës së Pashkëve, pararojat e ushtrisë amerikane hynë në Neuenheim. Kur arrijnë tek brigjet e Neckarit, ndonjë element fanatik i ushtrisë gjermani urdhëron që të hapet zjarr dhe menjëherë edhe disa ushtarë amerikane tentojnë t’iu përgjigjen me zjarr. Por Beiderlinden përgjigjet duke thënë: «Askush nuk duhet të hapë zjarr mbi Heidelberg. Marrëveshja duhet respektuar.»
Drejt fundit të pasdites, zjarri sporadik gjerman u shuajt. Atë natë dhe gjatë gjithë ditës dhe natës që vijoj, trupat amerikane kaluan lumin me varka dhe hynë në qytet. Kambanat e qytetit të vjetër filluan të binin për festuar dhe falënderuar zotin që qyteti ishte shpëtuar nga rrënojat.
Kjo histori e luftës së dytë botërore dimostron, se përmes kulturës, i gjithë humaniteti mund të gëzoj lirinë, drejtësinë dhe paqen. Herë pas herë janë aksionet njerëzore që e krijojnë dhe mbajnë gjallë kulturën, lirinë, paqen dhe drejtësinë. Në disa herë të tjera janë po aksionet njerëzore, të cilat vendosin të shkatërrojnë gjithçka që kanë ndërtuar, për të ndërtuar dicka të re nga e para. Kjo ndodh, kur “njeriu” është në konflikt me veten dhe në të njëjtën kohë është në konflikt edhe me veprat që ka ndërtuar vetë. Historia njerëzore deri më sot është bërë mbi bazën e ndërtimeve, shkatërrimeve dhe përsëri të rindërtimeve nga e para. Ndoshta ka ardhur momenti që të ndërtojmë në harmoni me vlerat tona njerëzore si liria, paqja dhe drejtësia dhe nëse e nevojshme të modifikojmë ato që kemi ndërtuar më parë, por pa i shkatërruar.