Saturday, December 14, 2013

Protesta masive në çdo cep të Shqipërisë

Të gjithë kundër Pushtetit

Protesta masive në çdo cep të Shqipërisë

Lexojeni, bashkohuni dhe shpërndajeni!


Të dashur vëllezër, bashkëmoshatarë, njerëz që e doni vendin tuaj, që doni familjet tuaja, që doni një jetë më të mirë, me të qetë, që doni e meritoni një vend pune ju bëj thirrje në të mirë të vendit dhe të ardhmes tonë të ngrihemi fuqishëm kundër Pushtetit dhe gjithë klasës politike që kanë marrë peng jetën tonë në këto vite të gjata e lodhshme të tranzicionit. Sikur t’i kushtoni një ditë kohë vetës dhe të drejtës tuaj do të jeni më të respektuar nga ky Pushtet.
Ju qytetarë që nuk keni lekë të rrisnin fëmijët
Ju prindër që nuk keni mundësi të shkolloni fëmijët
Ju prindër që nuk keni mundësi të gjeni një punë e të ushqeni fëmijët
Ju prindër që nuk keni mundësi të paguani qiranë
Ju prindër që nuk keni mundësi të paguani fatura e energjisë elektrike
Ju prindër që nuk keni mundësi të drekoni qoftë njëherë në muaj jashtë shtëpisë
Ju prindërit që nuk keni mundësi të paguani trapsportin e fëmijëve tuaj për t’i dërguar në shkollë
Ju të rinj që nuk keni mundësi të shkolloheni
Ju të rinj që nuk keni mundësi të visheni, të blini libra
Ju të rinj që pasi mbaroni shkollën silleni të pa shpresë rrugëve të qytetit
Ju të rinj që nuk keni mundësi të pini një kafe në dit
Ju të rinj që nuk keni mundësi të gëzoni prindërit tuaj
Ju të rinj që keni mundësi tu bëni dhurata prindërve tuaj
Ju të rinj që nuk keni mundësi të blini një shtëpi
Ju të rinj që meritoni të punësoheni dhe nuk punë nuk gjeni
Ju të rinj që nuk keni mundësi të krijoni e të mbani një familje
Ju të rinj që nuk keni mundësi të blini abonetë apo të paguani biletën e autobusit
Ju punëtorë që nuk paguheni për punën që bëni
Ju punëtorë që nuk keni siguracione dhe nuk keni të drejtë pensioni edhe pse keni më shumë se 20 vjet që punoni
Ju punëtorë që hyni thellë nën tokë në galeritë e minierave në kushte skllavërore pas asnjë garanci si për një copë bukë
Ju punëtorë që nuk gëzoni asnjë të drejtë qytetare
Ju punëtorë që jetoni mes varfërisë dhe skllevërisë
Ju emigrantë që u detyruat të largoheshit dhe keni mbetur mes katër rrugëve në vendin e huaj
Ju emigrantë që çdo ditë shikoni se si katandiset vendi juaj
Ju emigrantë që kontribuuat për vendin dhe ato mund t’u shembe me tritol
Ju shqiptarë që ishit të parët që ëndërruat Europën dhe Pushteti u duro gropën e zezë
Ju shqiptarë që meritoni të jeni të progresuar si të tjerët e vazhdoni të jeni të izoluar e të harruar
Ju shqiptarë që meritoni një Pushtet që ju përfaqëson e keni një Pushtet që ju dhunon
Ju shqiptar që meritoni një jetë të sigurt e jetoni në një situatë lufte

Ka ardhur momenti o sot o kurrë të gjithë të ngrihem në katër anët e Shqipërisë kundër këtij Pushteti që na ka shkatërruar xhepat, jetën dhe të ardhmen. Të gjithë të dalim në çdo rrugë, në çdo lagje e në çdo qytet për të dërguar në shtëpi një Pushtet që tashmë nuk na përfaqëson. Cdo minutë që kalon në këtë situatë vret jetën dhe të ardhmen tonë.