Tuesday, July 23, 2013

Ne dhe Koco Danaj


Alban Daci

Keto dite po ben buje lancimi i Peticionit te Koco Danaj per mbledhjen e 1 milion firmave per te bere "Shqiperine natyrale". Kjo beri sipas disa gazetave aq shume buje sa filloi te dridhej dhe Gjermania.
Pertej iluzioneve, duhet te jemi realiste. Se pari, nuk duhet te luhet me terma ne lidhje me Ceshtjen Kombetare. Vete termi "Shqiperi natyrale" nuk ka asnje konatacion juridik si ne te drejten e brendshme te Shqiperise ashtu edhe te te Drejtes Nderkombetare. Ngjane me shume me nje leksion te biologjise apo gjeografise se sa me nje projekt serioz politik dhe nacional. Rilindasit e kane quajtur "Ceshtjen Shqiptare", cdo gje qe lidhet me te drejtat politike, ekonomike, historike, kulturore e gjuhesore te shqiptareve. Pra, une preferoj linjen e rilindasve ta quaj bashkimin e shqiptareve si kauza apo ceshtja shqiptare. Ky eshte i vetmi koncept i drejte dhe qe ne shekuj ka luajtur nje rol te rendesishem ne histori. 
Termi "natyral", me ngjane me shume me nocionin "habitat" qe lidhet ngushte me boten shtazore e qe me kete fenomen merret zologjia, duke percaktuar territorin per speciet.
Gjithashtu, vete koncepti natyral i kufizon shqiptaret brenda nje optike te ngushte psikologjike dhe territoriale dhe i fut ne qorrsokakun e gjetjes se territoreve. C'eshte e verteta, gjeopolitika ka ndryshuar shume e bashke me te ka ndryshuar realiteti i kufijve dhe percaktimi i tyre mbi bazen e popullimit me shqiptare. 
Prandaj, do te ishte dicka me akademike dhe racionale qe per ceshtjen shqiptare te perdoret termi "bashkimi i shqiptareve". Vetem keshtu e leme te hapur kete proces deri ne realizimin e tij te plote dhe leme te hapur gjithashtu edhe opsionet ose mekanizmat se si mund te behet. 
Vete iniciativa e peticionit me 1 milion firma nuk ka asnje efekt juridik apo politik ne arenen nderkombetare. Nuk mjaftojne keto firma qe te behet nje konfeence nderkombetare qe te kete per objektiv bashkimin e shqiptareve. Kujt i drejtohet ky peticion, kush do e degjoi dhe kush do te preokupohet nga kjo iniciative? Askush sipas mendimit tim! 
Ndryshe nga lista e Danaj, Aleanca KuqeZi ka shpalosur nje program konkret me mekanizma politik e juridik se si mund te bashkohen shqiptaret. Ajo ne respektim me te drejten e brendshme te shqiperise si dhe ne parim edhe me principin e Vetevendosje si parim baze te te Drejtes Nderkombetare ka depozituar nje kerkese peticioni per referendum ne KQZ. 
Ne nuk kemi pretenduar kurre se e kemi shpikur ceshtjen e bashkimit te shqiptareve, por nuk mund te lejojme te tjeret te abuzojne me kete ceshtje te shejte per mbare populin shqiptar. 
Ne kemi qene e jemi te hapur per cdo institucion, organizate, grupim apo lobim qe do te jap kontribut te rendesishem per "Bashkimin Kombetare", por nuk mund te lejojme askend qe me forma donkishoteske ta basardojne kete ceshtje shekulllore e vitale per shqiptaret.
Ne, Aleanca KuqeZi mendojme se bashkimi i shqiptareve eshte i mundur perderisa kjo eshte deshira e shqiptareve dhe persa kohe eshte i mbeshtetur ne te drejten nderkombetare. Kohe me pare ne nje kumtese te mbajtur nga Aleanca Kuq e Zi, bashkimin e shqiptareve e kam quajtur me te drejte, si nje te drejte hyjnore e juridike, sepse shqiptaret ashtu si popujt e tjere te Europes, kane te drejten e tyre qe ate qe e kane perjetuar deri tani ne imagjinate ta perjetojne drejtperdrejte, pra bashkimin real, fizik, politik e moral. 
Disa gazeta qe perfaqesojne te Majten shqiptare ne pergjithesi dhe PS ne vecanti keto dite deklaruan se bashkimin e shqiptareve nuk po e ben as Berisha e as Kreshnik Spahiu, por Koco Danaj. 
Se pari, po te ishte kaq e thjeshte dhe e vertete atehere shqiptaret kudo qe jane duhet te festojne me ne fund realizimin e ndrren se tyre shekullore, ate te bashkimit.
Se dyti, perse duhet te behet krahasimi pikerisht ne keto momente mes Danaj dhe Spahiut? Mos kane per qellim qarqe te caktuar t'ia vjedhin kauzen Spahiut, meqe tashme partine i'a moren? Te krahasosh Spahiun me Danaj, eshte si te krahasosh realen me jo realen. Spahiu la cdo privilegje dhe krijoi nje projekt te mirefillte politik, qe ne themel ka Bashkimin Kombetare. Spahiu luftoi kunder regjistrimit te popullsise me baza fetare e kombetare. Luftoi ashper dhe ndaloi shitjen e turpshme dhe antilogjore te shtetesise. 
Per ta gjithe keto, takoi mijera njerez ne cdo qytet te Shqiperise, ne cdo territor te banuar me shqiptar ne Rajon e ne Diaspore. Nuk kam asgje kunder Danaj. Perkundrazi, e vleresoj faktin se edhe ai deshiron te kontribuoj per ceshtjen e shqiptare, por nuk mund te pranoj menyren se si dhe faktin e krahasimit te tij me Spahiun. Ky i fundit ishte i vetmi qe mori guximin dhe ceshtjen e Bashkimit Kombetar te perfshiu ne nje program e force politike. Askush nuk kishte pasur guxim para tij ta bene kete gje.