Sunday, July 21, 2013

Basha Vs Olldashi

Alban Daci

Neser eshte dita e fundit para se te zyrtarizohet kryetari i PD, i cili eshte nen deregjiminin e liderit te saj historik Sali Berisha. Kritikat mund te jene te shumta kundrejt Sali Berisha, por c'eshte e verteta ai eshte lideri historik, sepse vete historia e PD qe nga fillimi deri sot, si ne fitore ashtu edhe ne humbje eshte e lidhur me te.
Pra, duan apo nuk duan anetaret e tjere te PD, apo te mjedisit politik shqiptar, roli i Berishes do te mbetet shume i rendesishem qofte si figure referuese per sukseset e te kaluares ashtu edhe si garanci per fitore te reja.
Berisha, le te themi, se publikisht nga mbajtuar nje paanjeshmeri per betejen mes Bashes dhe Olldashit. Megjithate, nuk eshte e veshtire per te kuptuar se kush eshte i preferuari i Berishes. Berisha do t'i ofroi nje model te ri PD, modelin e njeriut te moderuar qe njeh mire shkollat e politikes perendimore dhe qe ka nje rrjet te rendesishem nderkombetare.
Berisha po te analizojme karrieren e tij ne pozicionin e  kryetarit te PD, do te kuptojme se militantet i ka mbeshtetur vazhdimisht, por nuk atyre nuk u ka dhene status te rendesishem. Olldashi, vjen nga realiteti militanteske i PD, ai perfaqeson stilin e pedeistit te forte. Pra, le te themi, se nuk eshte ne natyren e Olldashit negocimi, tolerimi apo bashkepunimi. Kjo ndoshta edhe per faktin, se ai eshte nje self made man, pra qe cdo gje qe ka arritur ne politike dhe tek PD e ka fale aftesive dhe gucimit te tij personal.
Basha, eshte infiltruar qe ne fillim ne strukturat e larta te PD, si nje njeri me vizione dhe formim perendimor, me nje eksperience te pranueshme nderkombetare. Basha, po ta analizojme mire ka ngjashmeri me Berishen, sepse eshte nje njeri me formim intelektual perendimore, por qe e njeh mire realitetin politik shqiptar.
Sistemi politik shqiptar eshte me fasade perendimore, por funksionon mbi baza tradicionale ballkanike, mbi klanizmin, tribalizmin dhe parantelizmin. Basha, ne keto vite ka treguar se di te flas, kur duhet dhe te heshte, kur i impohet. Ka mbajt qendrime reciproke dhe te heshtura me te gjitha strukturat e larta te PD, duke mos shfaqur kurre publikisht pakenaqesi.
Me metoden "mire me te gjithe, por me  mire me Berishen", beri edhe fushaten e tij per kryetar te PD. Kete gje nuk e ben dot Olldashi, i cili ka nje karakter prej militanti e per rrjedhoje nuk mund te shuaje zjarrin e tij euforik.
PD, duke qene se sot eshte ne Opozite ka nevoje per nje person qe krijon nje konsensus te gjere me te gjitha forcat dhe qytetaret qe e ndjejne veten ne poziten opozitare. Basha ka nje orientim klasik negociuesi, qe ne pamje te pare krijon garanci per bashkepunim, por qe ne te vertete nuk leshon pe per objektivat dhe interesat e forces politike qe perfaqeson. Olldashi nuk jep garanci si njeri konsensual.
Gjithashtu, PD ka nevoje per nje hapje kundrejt te rinjve te shkolluar,  qe bejne pjese tek familjet e djathta e duan te japin kontributin e tyre per PD. Basha eshte nje garanci me shume per keto hapje, sepse vete hyrja e tij dhe suksesi i tij tek PD, ndodhi pikerisht per shkak te faktit, se ishte Berisha qe vendosi ta freskonte ne imazh dhe ne ide partine  e tij.
Olldashin paraqitet si nje njeri qe do te jap imazhin e rrethuar nga militante qe jane ne gadishmeri per te ringritur PD, por qe nuk kane ide dhe vizione se si ta bejne kete gje. Nga kjo analize del qarte se do te ishte ne te mire te te Djathtes dhe te PD fitorja e Bashes.