Wednesday, July 24, 2013

Reagim ndaj Gazetes Tema!

Alban Daci

Ky reagim vjen per nje shkrim qe kjo gazete ka botuar sot ne hapesiren e saj me titull “Rishfaqet Kreshnik Spahiu dhe deklaron: Kam dhjetë vjet që agjëroj”. Se pari nje sqarim per Gazeten Tema, drejtuesit e saj e per te gjithe ata qe jane ne merak se ku ndodhet Kreshnik Spahiu? Ju themi te gjitheve se Kreshnik Spahiu eshte i pranishem mes shqiptareve dhe kuqezinjeve.
Ai nuk ka pse te zhduket se nuk ka mbi supe as Gerdrecin, as 21 janarin, as ‘97 apo ndonje tragjedi tjeter te popullit shqiptar. Nuk ka mbi supe as turpin e shitjes apo te blerjes se territoreve.
Se pari, Gazeta Tema ka keqperodorur nje deklarate qe z. Spahiu ka dhene permes nje telefenonate per Gazeten Shqiptare i pyetur nese agjeronte meqe ishte Muaj i Shenjte. Ai eshte pergjigjur duke thene te verteten se: “Agjeron prej 10 vitesh”.
Pra, nuk eshte e vertete ajo qe thote Gazeta Tema se Kreshnik Spahiu rishfaqet, por kete radhe duke mos folur per politiken. Ai eshte pyetur per nje pyetje qe nuk kishte te bente per politiken dhe pergjigjen e ka dhene po jo politike.
Nuk e kuptoj c’te keqe ka qe nje person, qofte politikan, qofte avokat apo mjek deklaron, se beson ne zot dhe eshte praktikues i besimit te tij. Kjo nuk do te perbente asnjelloje problemi ne cdo vend te botes, pervec Gazetes Tema, drejtuesi i te ciles ben pjese tek shumica e atyre personave qe kane shkaterruar tashme cdo lloj vlere pozitive njerezore ne kete vend.
Po sikur te mos mjaftonte kjo, kishte nje lum te “natyrshem” komentesh poshte shkrimit te publikuar tek Gazeta Tema, qe z. Spahiu na e cilesonin ekstremist, fanatik, taleban etj. Pse ka kaq shume injorance ne shoqerine tone? Po pse Bush qe beson ne Bibel dhe betohet ne Bibil duhet te konsiderohet i prapambetur. Pse gjithe ato profesor shkencash te nivelit te larte boteror qe besojne ne Kuran duhet te konsiderohen te prapambetur dhe fanatik?

Besimi eshte ceshtje personale e cdo personi dhe nuk duhet as te komentohet e as t’i prish pune askujt. Kete reagim e bej me shume ne planin personal duke pasur rastin se me z. Spahiu kam bashkepunuar nga afer dhe e njoh me mire se sa ata qe shkruajne larte e poshte si tellall te politikes me qellimin per ta baltosur.