Wednesday, July 10, 2013

Refuzimi i Berishes ne Indipendence Day


Alban Daci


4 korriku eshte dita e rendesishme per SHBA, sepse simbolizon lindjen e tyre, shkeputjen e botes se re nga bota e vjeter, lindjen e nje sistemi te ri vlerash dhe futjen e lirise si koncept juridik dhe si filozofi baze te nje sistemi te ri politik. 
Amarikanet eshte e vertete se nuk kane drejperdrejte nje histori te lashte kombetare, por ato aplikuan eksperiencat me te mira te periudhave te ndryshme historike per te hapur nje kapitull te ri ne historine boterore. 
Amerikanet qe nga 4 prilli u kane kushtuar nje rendesi te vecante si institucioneve ashtu dhe festave formale qe perfaqesojne etapat e ndryshme te zhvillimit te tyre.
Amerikanet mendojne e besojne, se institucionet duhet te identifikohen me lirine dhe duhet te jene ne sherbim per ta mbrojtur ate. 
Amerikanet i respektojne institucionet, sepse jane te bindur se vetem permes institucioneve te shendosha garantohet liria, si vlera me e larte e emancipimit social.
Ne SHBA liria eshte ne harmoni te plote me mjedisin social nga ku prodhohet edhe politika si mekanizem rregullues e menaxhues. E gjithe shoqeria eshte e frymezuar dhe e nxitur permes institucioneve per te mbrojtur dhe promovuar lirine si vleren me te larte njerezore nga ku varen te gjitha proceset e tjera.
Prandaj, amerikanet institucionet e tyre i identifikojne me vete Ameriken. Deri ne fillimin e Nenteqindtes, liria konsiderohet si vlere maksimale per tu promovuar dhe mbrojtur vetem brenda SHBA. Kjo per arsyn se ishte akoma ne faze eksperimentale e kishte nevoje per kristalizim te brendshem. 
Fillimi i Luftes I Boterore i beri papritur amerikanet te ndjeheshin Kombi me superior per shkak te vlerave qe ato kishin kultivuar dhe kristalizuar ne krahasim me vendet e tjera. Ato kuptuan se superioriteti i tyre varej nga liria dhe institucionet demokratike qe e kishin mbrojtur ate. 
Keshtu ato menduan qe kishte ardhur momenti qe liria te promovohej edhe ne Bote. Keshtu ato vendoset te krijonin institucione te reja te natyres nderkombetare per ta bere kete pune. Gjithashtu, menduan te krijonin nje rrjet me ambasada dhe konsullata qe do te perfaqesonin shtetin dhe vete modelin institucional te SHBA. Kjo ka krijuar edhe bindje se aty ku cdo dite ngrihet flamuri amerikane, aty jane vete SHBA. 
Ne keto rrethana si do te analizohet refuzimi i Berishes per te qene i pranishem ne festen e Indipendence Day te organizuar ne mjediset te SHBA? Duhet te theksojme faktin se Berisha eshte rritur ne nje shoqeri qe jo vetem nuk e ka promovuar lirine, por e ka pasur si qellim final censurimin e saj. Kjo eshte kultura sociale e Berishes. Nga kjo rrjedh edhe kultura e Berishes per mos respektimin e institucioneve.
Pra, fakti se Berisha nuk ka marre pjese do te thote se nuk ka vleresim per institucionin e Ambasades se SHBA, ku cdo dite ngrihet flamuri qe perfaqeson 50 shtetet e SHBA. Nga kjo arrijme ne konkluzionin se Berisha ka nje marredhenie te veshtire me Lirine dhe te gjithe institucionet e modelet politike qe e pasqyrojne dhe e promovojne ate. 
Berisha me mos pjesmarrjen e tij nuk ka bere gje tjeter vecse ka prezantaur karakterin e tij te vertete antidemokratik dhe autoritar.