Thursday, July 25, 2013

Rama paraqet strukturen qeverisese...pushtet per te gjithe!

Alban Daci

Rama me shume mundim, por me sukses cdo dite po gjene nje arsye per te dale para mediave. Ndoshta i duket sikur qytetaret po e ngaterrojne me Berishen, i cili del ne publik gjate mbledhjeve te Keshillit te Ministrave. 
Me thene te drejten kete here sikur kemi probleme me termat, "Kryeminister ne Detyre" e "Kryemininster i Zgjedhur". Me pak fjale nuk po e marrim veshte se kush eshte realishte Kryeministri i shqiptareve. Sipas Kushtetutes, persa kohe Edi Rama nuk ka marre mandatin per te krijuar "Qeverine Re" e persa kohe nuk eshte votuar ne Parlamente dhe nuk eshte dekreduar nga Presidenti i Republikes, thjeshte konsiderohet kryetari i "Mazhorances Re", dhe sigurisht edhe kryetar i PS. 
Le te analozojme strukturen e Qeverise te prezantuar nga Rama. Se pari, kjo strukture nuk ka asgje te re nga strukturat klasike qeveritare te njohura deri me sot. Perkundrazi, ka bere hapa mbrapa. Qeverite e vendeve demokratike vitet e fundit jane te prirura per te bere shkurtime ne buxhet si dhe ne numer postesh. Rama, duke pasur parasysh se LSI, ka fituar shume mandate dhe sipas teorise qe kjo e fundit ka per pushtetin, atehere ajo ka kerkuar shume ministri.
Numri ekzistues i ministrive ishte i pamjaftueshem per PS dhe jo me edhe per LSI. Ne keto rrethaha Edi Rama, gjeti zgjidhjen klasike duke shtuar numrin e ministrive. A ka qene i domosdoshem per nje eficence me te mire shtimi i numrit te ministrive? Une, mendoj se jo, sepse ne nuk kemi pasur nje mirefunksionim te ministrive ekzistuese. Pastaj, ne kushte te bilancit shtetero, nje shtim i tille do te thote ashtu sic ka shkruar me te drejte Berisha, nje rritje rreth 30% te shpenzimeve te Qeverise, qe bien mbi kurrizin e qytetareve.
Ajo per cfare ka nevoje nje qeverisje e re eshte nevoja per nje mentalitet te ri, qe lidhet qe me rekrutimin e punonjesve te ri civil, me respektimin e qytetareve, me kulturen institucionale si dhe me deshiren per te pasur transparence. Gjithashtu, cdo ministri duhet te kete nje objektiv afatmesem dhe afatgjate. Kete nuk e degjova nga Rama. Nga Rama degjova vetem nje gje:"Pushtet per te gjithe".
Shqiperia ka probleme serioze ne lidhje me krizen ekonomike qe e ka pllakosur ate si dhe vendet e tjera te Europes. Per kete arsye ceshtja kryesore e Qeverise Re, duhe te jete se cfare modeli ekonomik duhet te zgjedh. Per te bere te mundur kete duhet te ngreje institucione te zhvillimit ekonomik, ose institucione te tjera qe jane te orientuar per rritjen e ekonomise kombetare. Shume teori ekonomike dhe institucionale krahasojne rritjen e PIL (Prodhimi te Brendshem Lord) me mireqenien ekonomike. Duhet te sqarojme se edhe si statistike PIL i Shqiperise nuk tregon rritje te kenaqshme te ekonomise vitet e fundit.
Megjithate, po te kemi parasysh fjalimin e famshem te Robert Kennedy te bere me 18 mars 1968 ne Universitetin e Kansas mbi PIL amerikan deshmon nje gje shume te rendesishme qe teorite ekonomike klasike deri ne ate kohe nuk e kishin analizuar. Robert Kennedy thoshte edhe pse SHBA kane njohur nje rritje prej miliarda dollaresh te PIL ne vitetet e fundit, kjo nuk deshmon rritjen e mireqenies per qytetaret amerikan.  Ai e vinte theksin tek dhuna ne rritje ne shoqerine amerikane, tek sherbimi ambulator. Ai thoshte se suksesi i vendit nuk matet me te dhenat e PIL, me publicitetet e cigareve, me ndotjen e ajrit dhe te ambulancave per te hequr kufomat qe mbushit rruget ne fundjave. Rritja e PIL nuk parashikon soliditetin e vlerave familjare.
Edhe pse kane kaluar shume vite nga fjalimi i cili ishte edhe ndoshta i parafundit per Robert Kennedy, asgje nuk kane ndryushuar me realitetin e sote. Sot ne Shqiperi kemi te njejtin realitet si ne kohet e Kennedy. Kemi ambulancen qe nuk te vjen me ardhur me te sjellje ndihmen e shpejte. Vetem pak dite me pare patem rastin e Durresit. Kemi gazetat dhe shtypin, i cili e nis diten me kronikat e zeza, duke i bere ne kete forme reklame dhunes me te cilet jane te detyruar te ushqehen femijet. Sot, kemi nje numer te madh te akteve te vetvrasjeve…kemi nje numer te madh te divorceve…
Pyetja me e rendesishme per Qeverine Re eshte se: cfare do te bej me keto fenomene negative? Para se te shtoje numrin e ministrive per te kenaqur rrethin qe e rrethon, ajo duhet te filloje te mendoje seriozisht per te ngritur ato qe quhen institucione informale. Kjo mund te arrihet mbi te gjitha duke stimuluar vleren intelektuale, te dijes dhe duke krijuar fonde apo hapesira konkrete per iniciativa te shendosha sociale. Sot per sot kemi nje Akademi Shkencash inekzistence dhe qe ne shumicen e rasteve eshte e lidhur ngushte me pushtetin.
Megjithate, nuk mjaftojne vetem institucionet informale, por ndoshta edhe me te rendesishem jane edhe institucione formale. Pra, duhet te krijohen rregulla, ligje te cilat do te bejne nje rilidhje te re mes institucioneve formale dhe struktures politiko-ekonomike. Baze e kesaj lidhje te re duhet te jene rishpendarja e te ardhurave, nje sistem juridik i shendoshe dhe ajo qe njihet ne literature governance.
Shqiperia le shume per te deshiruar persa u perket institucione te zhvillimit ekonomik. Se pari, nuk kemi te qarte se cfare forme do te kete dualiste, si ne kuptimin gjeografik ashtu edhe ne kuadrin e kompetencave, apo moniste. Se dyti, deri me sot kam pare nje role shume te vaket te institucioneve formale ne promovimin e institucioneve te zhvillimit ekonomik. Kjo ka bere qe sot, Shqiperia, te mos kete nje model konkret zhvillimi. Kjo eshte alfa e nisjes se nje pune te mbare.
Une, kam dyshimet e mia se kjo Qeveri do te arrije te beje keto hapa, duke pasur parasysh, se ajo ka nje mungese te theksuar te burimeve njerezore qe do te ishin ne gjendje jo vetem t’i ideonin, por edhe t’i realizonin. John Kennedy beri ne ate kohe gjene me te mire, qe mbeti nje shembull per te gjithe te tjeret pas tij. Krijoi eliten e trurit, duke mbledhur rreth vetes njerezit me te zote. Per te realizuar kete ai nuk perdorin kriteret politike te ndarjes se tortes se pushteti. Rama, nuk mund ta beje kurre kete gje per sa kohe eshte peng i marreveshje poitike e cila pervec se mund te sjellej destabilitet te governance, nuk ofron asgje tjeter pozitive.