Saturday, July 13, 2013

Konflikti arabo-izralian

Alban Daci

Konflikti mes izralianeve dhe palestinezeve eshte nder me te disktuarit ne aktualitetin tone. Edhe pse bota, akoma edhe sot, eshte e mbushur me konflikte dhe luftera, disa prej te cilave jane edhe me te gjakosura, megjithate konflikti i Lindjes se Mesme (mes palestinezeve dhe izralianeve) ze vendin me te rendesishem ne televizionet, gazetat, webet dhe radiot boterore. Kjo, sepse sipas opinioneve te shumices, me kete konflikt jane te lidhur drejtperdrejte ose jo shume ceshtje te tjera qe bejne pjese ne lojen e shahut te Lindjes se Mesme te cilat influencojne mbi sigurine dhe vendimet e vendeve te tjera e te Perendimit dhe te Azise.
Konflikti arabo-izralian e ndan tashme prej kohesh opionin publik boteror: mes atyre qe jane ne favor te arsyetimit isralian dhe atyre qe jane ne favor te arsyetimit palestinez. Keto opione shpesh jane te lidhura me ideologji dhe interesa te caktuara te interesave qe jane ne loje. Nuk mungojne rastet e opinioneve negative mbi ceshtjen te cilat ne shumicen e rasteve lidhen me projektimit e gjeopolitikes rajonale ose te rastet e tjera si pasoje e mungeses se thelle te njohjes per ceshtjen ose te fakteve.
Ne histori ndodh shpesh qe faktet e verteta me vullnet ose jo shtremberohen sipas qejfeve ose nuk mungojne edhe tentativat per t’i falsifikuar krejtesishte ato.

Megjithate, kjo ceshtje meriton te trajtohet mbi fakte konkrete dhe te gjitha analizat e bera mbi kete ceshtje duhet te jene te orientuara drejt nje zgjidhje paqesore mes dy popujve, te cilat jane te pranishem ne ate territory qe nga koha e fillimit te njerezimit. Kjo ceshtje duhet te kete nje zgjidhje afategjate dhe qe garanton njehere e mire nje mirekuptim mes paleve. Zgjidhja e kesaj ceshtje do t’i jepte shprese edhe pjeses tjeter te botes qe perms guximit dhe deshires per paqe e mirkuptim mosmarreveshjet mund te shuhen per t’i lene hapesire bashkepunimit reciprok.