Saturday, July 20, 2013

Duhet te marre fund ndarja Veri-Jug

Alban Daci 

Sot, Gazeta Dita kishte nje shkrim mbi te kaluaren dhe te tashmen e Berishes. Nder te tjera fliste mbi krahinizmin e Berishes, duke e mohuar nje gje te tille, por nder te tjera na kishte publikuar nje thenie qe sipas kesaj te perdithsme Berisha paska thene:“Kur Ahmet Zogu, një injorant, ka sundue për 15 vjet, ne do ta mbajmë më gjatë pushtetin”. Se pari, nuk kemi garanci se Berisha mund ta kete thene nje gje te tille. Se dyti, me keqardhje shikoj se e Majta ne Shqiperi ka prodhuar fatkeqesishte ndjenjen e percarjes krahinore. Nuk duhet te harrojme vendosjen e standardit te gjuhes shqipe ne menyre te padrejte ne krahasim me siperfaqen dhe popullsine e gegerishtes, ndarjen e padrejte te profesioneve e diplomave, internetimin dhe izolimin ekonomik te veriut, idene se koperativat ne veri duhet te garantojne vete te ardhurat e tyre edhe pse terreni ishte kryesisht malor e jo pjellore si dhe padrejtesia e madhe ne mos ekulibrimin e investime ne nivel kombetar, ku Veriu deri ne ditet e sotme ka mbetur nje vend eksperimental, me nje bujqesi te varfer, infrastrukture jashte standardeve, sherbim shendetesor me te dobet se vendet e lodhura te Afrikes, varferi pertej limeteve te jeteses, etj, etj. Se dyti po e Majta e ka identifikuar me qellim veriun si Berishian dhe te Djathte. Ne optiken e krahinizmit fatkeqesisht po trajtohet edhe figura e Ahmet Zogut. Nuk eshte rastesi qe nje grup intelektualesh qe kane ne zemer komunizmin ose nostalgjine per te dhe kane prejardhje nga Jugu po merren me figuren e Zogut, ku jo rralle here nuk kane nguruar ta denigrojne. Duhet te marre fund njehere e mire kjo ndarje e turpshme mes Veriut dhe Jugut.