Friday, August 30, 2013

Pse nuk do te kete nje konflikt global nese Aleatet nderhyjne ne Siri?

Alban Daci 

Forca e Perendimit e drejtuar nga SHBA mbetet e padiskutuar edhe per disa vjet.
Rusia duket sikur po perfiton rritje ekonomike per shkak te linjave te reja te gazit te ndertuara enkas per Europen dhe ne marreveshje me BE dhe anetaret e kesaj te fundit. 
Kina eshte ne depertim e siper ne Afriken Veriut dhe eshte ne interesa te ngushta monetare me bankat SHBA dhe ne vecanti me Federal Reserve. 
Bota Arabe dhe sidomos Arabia Saudite jane te lumtura nese Regjimit Asad bie e mandje po kontribuojne me menyra te ndryshme qe kjo te ndodh. Turqia eshte ne nje faze te kujdeshme para nje pranvere ndoshta te shtyrur dhe thjeshte kerkon te ruaj status quo qe ka pa kerkuar asgje me shume. 
Pra, ne keto rrethana nderhyja ne Siri nuk prish ekuilibrat ekzistues, por thjeshte i ben ato me te sigurt. Ne keto rrethana asnje vend duke perfshire edhe Rusine e Kinen nuk jane ne gjendje dhe nuk kane interesa aq te medha ne Siri sa te rrezikojne veten ne nje situate pa krye.
Rasti i Sirise eshte sikur ne nje lagje te kete disa femije te forte e te rritur qe kane interesa mes tyre dhe respektojne njeri-tjetrin per faktin se e njohin forcen e secilit dhe mes tyre eshte nje mistrec i vogel qe po behet shume i bezdishem per njerin nga keto te rritur, i cili e palajmeron disa here se do e rrah. Te rriturit e tjere e keshillojne rivalin qe te mos e harr mistrecin e vogel. Por pas disa perpjekjesh, ai u thote rivaleve te tij se i ka ardhur ne maje te hundes dhe per kete arsye mistrecit te vogel do t'i jap nje mesim te mire qe te rrij urte per nje kohe te gjate. 
Rivalet e tij duke menduar dhe arsyetuar se nuk u leverdis nje konflikt mes te rriturve per shkak te mistreci te vogel i japin rivalit te tyre Ok te bej cte doje, por pa cenuar krenarine e tye. Ky i rritur eshte Perendimi dhe SHBA, te rriturit e tjere jane Rusia, Kina, Izraeli, Turqia, Arabia Saudite dhe mistreci i vogel dhe i pabindur sigurishte qe eshte Siria.