Monday, August 5, 2013

Leksion diplomacie per Qeverine e Re

Alban Daci

Diplomacia shqiptare ka vite që ndodhet në krizë për shkak, se rekrutimi i diplomatëve nuk behët mbi bazën e meritokracisë, por mbi bazën e nepotizmit farefisnor dhe klientelizmit partiak. 

Ndoshta Diplomacia shqiptare është një ndër fushat e shtetit shqiptar, që është infektuar më së shumti nga virusi i klientelizmit dhe nepotizmit. Kjo besoj ka ndodhur edhe për faktin, se politika aktuale mendon, se të dërguarit me shërbim diplomatik jashtë vendit, janë jashtë vëmendjes së qytetarëve dhe filtrave të organeve të shtypit të shkruara e atij vizive.

Duke qenë se vetë trupi diplomatik i Shqipërisë është i ndërtuar mbi bazën e nepotizmit farefisnor e klientelizmit partiak, nuk mund të përjashtohet fakti, se edhe vetë misioni i Diplomacisë shqiptare të jetë i orientuar në këto dy drejtime. 

Mendoj, se Qeveria e Re para se te kerkoje te beje reforma te thella ne Diplomaci, nuk duhet te lejoje qe ky sektore i rendesishem qe mbrone interesin kombetare te jete pjese e pazarit te ndarjes se pushtetit te PS me LSI. 

Edi Rama duhet ta pastroje Diplomacine nga emerimet nepotike dhe qesharake qe ka bere edhe partneri i tij Meta, kur ishte partner me Berishen. Ka shume seli diplomatike qe mbulohen nga njerezit e Ilir Metes apo te njerezve te partise se tij, qe nuk plotesojne kushtet me shkuar me kullote delet e jo me me nderrmare iniciativa te perfaqesimit dhe te promovimit te vlerave dhe interesave kombetare. 

Nese z. Bushati ne rolin e Ministrit te Jashtem nuk do te perdore parimin e meritokraci ne rekrutimin e administrates se Ministrise se Jashtme e te perfaqesuesve te selive diplomatike, ai do te jete nje minister i deshtuar. 

Ne qeverine Berisha-Meta, duke pasur parasysh edhe Sekretarin e Ministrise se Jashtme qe me vone u arrestua dhe u ekstradua ne Amerike, ka deshmuar se LSI ka modelin me te shemtuar ne rekrutimin e diplomateve dhe te punonjesve te administrates ne Ministrine e Jashtme.

Madje, ne kohen e qeverise Meta-Berisha, doli edhe thenia: “nuk ka nevoje per universitet, nuk ka nevoje per provim, deshiron te behesh diplomat ose te punosh ne Ministrine e Jashtme, beju antetar i LSI dhe bej sa me shume vota per kete te fundit”.

Modeli i LSI ka bere qe selite diplomatike te mbushen me militante dhe me niper e mbesa qe nuk dine as gjuhen e vendit, ku jane akredituar. 

Shqiperia ka nevoje per nje shkolle te diplomacise e per institute qe jane pjese e kesaj shkolle. Jemi i vetmi vend ne Bote qe nuk kemi nje shkolle shteterore te diplomacise. Z. Bushati duhet te merret seriozisht me ngritjen e kesaj shkolle. 

Sa i perket orientimit te Diplomacise shqiptare. Mendoj se duhet të orientohet në dy drejtime: 

1- Në drejtimin e interesave dhe forcave Universale
2-Në drejtimin e interesave dhe forcave Rajonale.

Në planin Universal, Shqipëria duhet të mbajë marrëdhënie të rëndësishme, të palëkundura dhe solide me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me BE (Në veçanti me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Italinë, Austrinë dhe me Spanjën).
Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie formale me vendet e lindjes, por jo të vendosura në planin e parë. Shqipëria duhet të shikojë vetëm drejt Perëndimit dhe nuk duhet të ketë pikëdyshimi për këtë).

Në planin Rajonal, kam dyshimin se Diplomacia shqiptare nuk është aspak vetvetja, por është e kapur peng nga interesa e të huajve që përputhen me interesat personale të politikanëve shqiptarë. Interesa e Pozitës duke qëndruar më lart se edhe interesat kombëtare, kanë bërë që Shqipëria sot, të mos orientohet dhe të mos intensifikojë marrëdhëniet me vendet që janë të rëndësishme në planin gjeopolitik.