Thursday, August 1, 2013

Analize mbi zgjedhjet dhe sfidat e procesit te integrimit


Alban Daci


Mendoj se keto zgjedhje kane treguar problematika te reja dhe mjaft te rrezikshme per demokracine. Problematika e pare lidhet me transparencen dhe financimet e partive politike. Flitet se ka kandidat per deputet qe kane shpenzuar mbi 500 mije euro per tu bere deputet, kur dihet se rroga e nje deputeti nuk i kalon 1 milion e gjysme leke ne muaj. 
Atehere lind pyetja se: pse duhet qe nje kandidat harxhon 500 mije euro vetem per fushate? Sa do te jete perfaqesues ai dhe sa do te jete i vendosur per te bere transparence dhe luftuar korrupsionin ne te gjitha nivelet? Pra, kete radhe ne zgjedhje nuk u treguan muekujt e te forteve, por hyne masivisht ne loje leket. 
Gjithashtu duhet te kemi parasysh se tek Opozita ishte krijuar nje psikoze se edhe me vota Berisha nuk do te largohej. Kjo ishte kthyer nje ceshtje serioze edhe per nderkombetaret nese Berisha do te pranonte rezultatin e zgjedhjeve. 
Eshte e vertete se rasti i Lacit ishte i trishtueshem, por duke pasur parasysh faktin, se Berisha humbi thelle dhe e pranoi humbjen, nuk mendoj se do te jete nje rast per t'u stiudiuar e per tu cilesuar si problematik. 
Pra, mendoj se nga te gjitha raportet nderkombetare nuk do te nenvizohet shume ceshtja e Lacit, por do te nenvizohet fakti, se rotacioni ne Shqiperi ndodhi permes votes se lire. Nderkombetaret jane te vetedijshem se Shqiperia dhe shoqeria shqiptare jane vite drite larg demokracise, por largimi i Berishes per ta eshte cilesuar nje hap i rendesishem per te vazhduar me tej ne proceset demokratike. Mjaftojme te lexojme letren e ambasadorit Wither, i cili edhe pse nuk eshte ne detyre normalisht flet me modelin e Departamentit te Shtetit per Demokracine. 
Qeveria e re ne lidhje me BE duhet te tregoi se tashme ka pergjegjesi perfaqesuese dhe ekzekutive e per rrjedhoje nuk do te karakterizohet me nje politike bllokuese ashtu sic u sollen ne kohen kur ishin ne Opozite. Shume e rendesishme dhe nje nder kriteret e statusit eshte edhe ceshtja e nenpunesit civil. 
Pra, cdo te ndodh me punonjesit aktual te administrates publike dhe kush do te jene kriteret e rekrutimeve te reja. Kjo do te thote , nese do te behen konkurse te mirefillta rekutrimi apo do te behen rekrutime nepotike, militanteske dhe kundrejt ofrimit te parave. Ceshtje shume e rendesishme eshte edhe Gjykata Administrative, e cila eshte kerkuar me cdo kusht nga SHBA dhe BE. Ceshtje shume e rendesishme eshte edhe roli qe do te luaj qeveria e re ne proceset e Rajonit.