Friday, August 23, 2013

Federata e Djathte, vizion perendimor dhe nevoje e kohes

Alban Daci

Mbarimi i zgjedhjeve nxorren ne pahe disa te verteta te medha. 

Se pari koha dhe sfidat kerkojne lidership te ri me vizione te reja dhe mendesi te re. Por, lidershipi i ri ne nje realitet pragmatiste per te Djathten nuk do te thote perjashtim total i lidershipit te vjeter, persa kohe eshte pikerisht ajo e Majta qe te vjetrit i ka jo ne linje te pare si me pare, por si takniciente e stratege ne linjen e dyte te pushtetit. 

Per keto arsyeje ne nje real politik dhe te nje pragmatizmi konkrete nuk e mendoj nxjerrjen jashte loje te Berishes. E dini pse? Sepse ne Shqiperi zgjedhjet e 23 qershorit deshmuan se nuk patem as rotacion pushteti e as rotacion lidershipi. 

Pra, te "vjetrit" mbeten po perseri me te rendesishmit ne pushtet, vetem se ne te Majten kane bere nje zgjedhje taktike duke u terhequr ne vijen e dyte, aty ku lind realisht pushteti dhe vendimarrja. Asnje nga ata qe mund te quhen te rinj nga e Djathta nuk eshte ne gjendje te mund as me burime njerezore, as me kapital politik dhe ekonomik nje si Ruci. Kete gje mund ta bej vetem nje si Berisha.

Prandaj, mendoj se Berisha eshte shume i rendesishem dhe i pazevendesueshem ne linjen e dyte te pushtetit ne te Djathten shqiptare. Pra, persa kohe nuk ka nje rotacion lidershipi nga te dyja anet, eshte e rendesishme qe te kete perplasje totale ne lidershipin e vjeter mes te Djathtes dhe te Majtes.

Federata e Djathte do te krijoi nje ekuiliber te ri institucional mes eksponenteve te gjithe te rinjve te "fuqishem" qe kane bindje puro te djathta e duan te jene aktivit ne linjen e pare te politikes dhe te pushtetit.

Po te analizojme tre protagonistet kryesore qe do te jete te Federates se Djathte z. Spahiu, z. Basha dhe z. Topi, secili prej tyre kane cilesi te vecanta, por edhe komplementuese ne te njejten kohe. 

Z. Spahiur me karakterin e tij energjik, eksperiencen e tij shteterore do i ofronte Federates energjite e nevojeshme dhe guximin per te ecur me kurajo ne sfidat e kohes. Gjithashtu, z. Spahiu do e ndihmonte Federaten me emocione kombetare dhe e bente me te dashur ne te gjitha trojet e Ballkanit. 

Ndersa, z. Topi do i dhuronte qetesine dhe pjekurine e nevojshme Federates. 

Z. Basha do i ofronte imazhin e njeriut qe me rroben perendimore dhe me eksperiencen e tij te Djathte do te sfidonte balle per balle kundershtarin e tij Ramen. 

Nje model qeveritar me keta tre persona do te ishte nje garanci progresi ekonomik, politik dhe institucional per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen.