Tuesday, August 6, 2013

Politika Jashtme ne optiken Kombetare

Alban Daci

Shqiperia eshte i vetmi vend qe kufizohet me veten. Pra ne kufirin e saj Veri-Perindimore, edhe pse kufizohet me nje shtet te pavarur siç eshte Mali Zi, banoret qe jane ne zonat kufitare, jane autoktone shqiptare qe para se te formohej mbreteria Malazeze e me vone ajo Serbo-Kroate-Sllovene. Gjithashtu, ne veri kufizohet me nje shtet te pavarur, Kosoven, qe ka mbi 90% te popullsise shqiptare. Pra, eshte nje shtet kombetar shqiptare. Ne Veri-Lindje kufizohet me Maqedonine, ku nga zonat kufitare e deri ne Vardar shumica e popullsise eshte shqiptare. Gjithashtu, Shqiperia eshte nje vend qe ka nje Diaspore te forte e te rendesishme ne Rumani, Turqi, Amerike, Greqi, Itali, Angli, Gjermani, France.

Ne kete optike Shqiperia eshte nje vend i privilegjuar qe ka nje prani kaq te rendesishme ne Rajon e me gjere, te cilat e forcojne rolin dhe pranine e saj. Megjithate, ne vitet e fundit Politika Jashtme nuk ka qene ne nivelin e duhur  per te luajtur rolin qe i takon. Kjo ka ardhur per faktin se Diplomacia shqiptare vazhdon te moc ec mbi  hartimin e doktrinave apo strategjive afatgjate.

Gjithashtu, ndoshta burimet njerezore qe kane perfaqesuar Politiken Jashtme nuk kane qene ne nivelin e duhur per t’u pergjigjur kerkesave dhe sfidave. Per shembull eshte nje deshtim per Politiken Jashtme te Shqiperi qe Serbia vazhdon te jete partneri kryesore i tregtise me Kosoven. Kjo do te thote se Rruga Kombi nuk e kreu misionin per te cilen u krijua.

Atehere lind pyetja mos valle ne vend qe te afronim shqiptaret e Kosoves me detin, afruam serbet? Per te bere nje politike te jashtme te suksesshme nuk mjafton ndertimi i nje rruge. Pas kesaj rruge duhet te fshihen nje seri networkesh dhe iniciativash konkrete per te bere te mundur qe Shqiperia te jete vendi kryesore dhe partneri kryesore i tregtise me Kosoven.

Nje arsye tjeter qe Serbia vazhdon te jete partneri kryesore ne Kosove eshte edhe fakti se Politika Jashtme e Shqiperise nuk i ka fshrytezuar si duhet potencialet e saja gjeopolitike. Dihet se kundershtaret kryesore te Serbise ne Adriatik kane qene Italia, Austria e pse jo edhe Gjermani.

Politika Jashtme e Shqiperise nuk ka bere aq sa duhet per te pasur nje intensitet te larte politiko-ekonomik  me fqinjin tane, Italine, si dhe me Austrine, Sllovenine, Kroacine e pse jo edhe me Gjermanine. 

Shqiperia vazhdon te kete teorine e lemoshes ne politiken e jashtme e nuk ka nje strategji partneriteti. Si mund te jene ne kete nivel qe jane sot marredheniet e Shqiperise me nje vend fqinje si Italia qe eshte i 7 me industrializuari ne Bote? Italia ka fshaqur disa here interes, por per shkak te interesave te ngushta qe kane disa politikane me Greqine, e ka pare veten te lene pas dore.

Nje politikan shqiptar pak dite me pare thoshte se partner me i rendesishem per ne eshte Greqia e jo Turqia. Nuk njoh nje markë greke ne bote? Nga Greqia njohe ullinj e portokalle, qe me pak kujdese mund t’i prodhojme me bojllek vete pergjate gjithe rivieres shqiptare. Mund te thoni se atje kemi emigrante. Jam plotesishte dakord, por sfera e potencialet ekonomike me pak pune po rikthehen ne Shqiperi. Per kete arsye brenda pak vitesh emigrantet shqiptare do te kthehen ne vendin e tyre e te punojne me pagesa e me kushte me te mira jetese se sa ne shtetin fqinje, Greqine. Kuptohet, kthimi do te jete vullnetar, vetem per ata qe do te deshirojne.

Gjithashtu, Politika Jashtme e Shqiperise ka qene shume e varfer ose mos ekzistuese me shqiptaret ne Mal Zi. Mal Zi eshte nje shtet i vogel, por me shume shqiptare. Keshtuqe, ky i fundit eshte i detyruar te kete marredhenie te duhura me Shqiperine. Mali Zi duhet te detyrohet te ndertoje ne bashkepunim me Shqiperine nje infrastrukture te perbashket rrugore pergjate gjithe kufirit.

Shqiptaret pertej kufirit duhet te kene mundesi te levizin pa problem e te bejne shkembime tregtare me vellezerit e tyre shqiptare kendej kufirit. Mund te krijohen komitetet te perbashketa te promovimit te turizmit dhe te administrimit te bukurive malore pergjate kufirit. Shteti Shqiptar duhet t’i bej presion Mal Zi tu jap te drejtat qe meritojne Shqiptaret dhe te mos konsiderohen minorance se nuk jane te tille, po komb shtet-formuese bashke me malazezet. Ne shume zona ne Mal Zi ka probleme me te drejten themelore sic eshte ajo e gjuhes. Shqiptaret nuk mund te perdorin gjuhen e tyre, shqipen.

Politika Jashtme e Shqiperise duhet te jete me e forte dhe me e ashper shtetin e Maqedonise. Ketij shteti duhet t’i behet e qarte qe nese nuk e zgjidh problemin me shqiptaret qe jetojne aty nuk do te mund te integrohet as ne NATO e as ne BE. Mund te kete integrime per shtete qe zbatojne me qellim politika deskriminuese dhe raciste kunder shqiptareve autokton.

Diaspora e Shqiperi ka lujatur nje rol shume te rendesishem. Nuk duhet te harrojme kontributin e Diaspores shqiptare ne Rumani per kontributin qe dha ne shpalljen e pavaresise. E megjithate, Shqiperia vazhdon te kete marredhenie jo ne nivelin e duhur me Rumanin, sa kjo e fundit vazhdon te mos njoh Kosoven. Jo vetem kaq, por Rumania eshte vend i BE, ne zhvillim te kenaqshem e mund te kemi marredhenie te rendesishme ekonomiko-tregtare. Sigurisht kete duhet ta bej Diplomacia dhe Politika Jashtme e Shqiperise ne bashkepunim me ate rumune.

Nuk duhet te harrojme kontributin e Diaspores shqiptare ne Turqi, sidomos Klubin e Stambollit qe ka lujatur nje rol shume te rendesishem qe ne kongresin e Berlinit, Lidhjen e Prizrent. Diaspora jone mund te jete nje arsye me shume per tu dhene intensitetin dhe seriozitetin e merituar te marredhenieve me Turqine.

Diaspora shqiptare ne SHBA dhe sidomos Vatra, kane qene iluminizmi i mendjes kombetare. Lobimi i tyre ka qene shume i rendesishem ne Washington. Nuk duhet te harrojme kontributin e kesaj Diaspore qe nga Konica, Noli e me radhe. Ne duhet te vazhdojme t’i kushtojme vemendjen qe meriton kesaj diaspore. Gjithashtu, ato jane potenciale te larta akademike, intelektuale qe mund te japin kontribute te rendesishme per proceset tona integruese. Nuk jam kunder fakti qe mund te kemi keshilltar Tony Blair, por perse te mos kemi djemte dhe vajzat e Diaspores ne SHBA qe kane studiuar ne universitetet me te mira boterore. Kontributi i tyre do te ishte shume i rendesishem ne shume sektor si domos inxhinierik dhe ekonomiko-financiare.