Thursday, May 3, 2012

Politika vrasëse

Alban Daci


Politika e vjetër shqiptare ka humbur misionin e saj. Politika njihej si arti që përmes komunitetit dhe rregullave demokratike siguronte të mirën e përgjithshme dhe përfaqësonte interesat e të gjithëve. Lexova artikullin mbi vetëvrasjen e Klosit. A është e tmerrshme se si një intelektual i tille mbetet pa pune dhe nuk siguron dot të ardhurat për të jetuar. Në Shqipëri punojnë e abuzojnë njerëz që janë pa shkollë dhe shume herë edhe te inkriminuar. Ndërsa intelektualë të përmasave të larta si Klosi diskutojnë jetesën. Politika 20 vjeçare përdhosi vlerat, intelektualët, dijen dhe idealin. Ajo ngriti në piedestal njerëz te inkriminuar, njerëz negativ, të paditur por arrogantë. E tmerrshme se ku kemi përfunduar.