Thursday, May 17, 2012

Ju na besoni, ne nuk do ju zhgënjejmë kurrë

Alban Daci


Shqiptarë, patriotët e mi. Politika e vjetër shqiptare e ka humbur moralin, etikën dhe arsyen për të vazhduar më  tej. Të vjetrit dhe të konsumuarit e politikës shqiptare, janë përfshi në pazare të shëmtuara, të cilat rrezikojnë të  ardhmen tuaj. E vetmja forcë  politike, lëvizje gjithëpërfshirëse e kombëtare që nuk po bëhet pjesë e këtyre pazare të fëlliqura është Aleanca Kuq e Zi, e cila hap pas hapi po i fiton të gjitha betejat politike. Këto beteja të dashur qytetarë po bëhen për ju, sepse jeni shqiptar dhe për Shqipërinë, sepse është vendi mëmë. Ne besojmë tek Bashkimi Kombëtarë dhe do të punojmë ditë e natë qe ai të bëhet realitet. Ne besojmë tek Demokracia dhe po punojmë ditë e natë që atë ta bëjmë të prekshme për qytetarët. Ne besojmë tek Shteti ligjorë dhe jemi të vendosur ta ndërtojmë atë. Ne besojmë tek një ekonomi kombëtare të zhvilluar dhe se bashku do e bëjmë realitet. Besimi që  ju po na jepni, na obligon të kthehet në  shërbim nga ne për ju dhe për jetën tuaj. Ju na besoni, ne nuk do ju zhgënjejmë kurrë.