Friday, May 11, 2012

Ne kemi shpresën, kurse ato frikën

Alban Daci


Kjo ishte java e takimeve të turpshme në politikën shqiptare. U takua Rama me Metën, sikur të takoheshin djalli me djallin. U takuan Berisha me Nanon, sikur të takoheshin djalli me djallin. Gjatë këtyre viteve tranzicion shqiptarët ja vrarë e janë copëtuar për shkak se emrat e mësipërm i kishin shpallë luftën njëri-tjetrit dhe që të fitonin betejën kishin nevojë për ushtarë. Pikërisht ishin këto emra, që fal interesave të tyre personale e antikombëtare, politikën e kthyen në fushë betejë dhe qytetarët i kthyen në gladiatorë. Ky ishte teatri i turpshëm i një politike 22 vjeçar. Ndodhi ngjarja e frikshme e 21 janarit, ku viktima ishin katër qytetarë të dëshpëruar, të varfër dhe të xhindosur nga politika e papërgjegjshme. Katër qytetarët u thirrën në betejën nga Partia Socialiste, e cila, le të themi, u shokua kur pa videon e famshme të transmetuar në emisionin”Fiks Fare”. Madje, kryetari i Partisë Socialiste përmes konferencave dhe homazheve nuk nguroi të akuzonte Pozitën si vrasëse dhe autoritare. Megjithatë, këtë urrejtje të madhe që kishte Partia Socialiste kishte për Pozitën e përcolli lehtë poshtë. Kryetari i PS u takua me Ilir Meta dhe të gjithë të kaluarën e tij e përtypi me një ngjalë te pjekur në prush. Nuk e di se çfarë mund t’u thotë Edi Rama të afërmeve të katër personave që u vranë më 21 janar? Nuk e di se çfarë mund t’u thotë Edi Rama anëtarëve dhe aktivistëve të PS? Nuk e di çfarë mund t’i thotë vetës Edi Rama? Më duket se “Kurbani” që shkroi ka vetëm një kuptim: qytetarët shqiptarë në këto 22 vite tranzicion ishin kurbanët e një politike të papërgjegjshme e kriminale. Kjo është filozofia e vërtetë e këtyre viteve, që politika e vjetër nuk ka as guximin e as moralin që ta shkruajë. Megjithatë, këtë tashmë po e shkruan vetë popullit. Kapitulli i ri që sapo ka nisur të shkruhet është Aleanca Kuq e Zi. Forca e saj bindëse është e jashtëzakonshme dhe ka vetëm një qëllim të dërgoi në shpi politikanët e vjetër e të konsumuar e të sjellë demokracinë, të forcojë shtetin ligjor, të mbrojë të drejtat e shqiptarëve dhe t’i bashkojë ato në një Shtet të vetëm, ashtu siç Zoti i krijojë në fillim. Berisha i bëri një takim prej udhëheqësi Nanos në Kryeministri. Sa qesharake! Pikërisht në atë Kryeministri, Berisha e Bëri Nano t’ia mbath drejt Maqedonisë për të shpëtuar kokën. Madje, atëherë Berisha deklaronte se: Nuk ka ku të shkoi edhe mbrapa diellit do e gjejmë. Për të mos harruar vitin e largët ’97, kur qytetarët u bënë mish për top, sepse kështu e donte politika shqiptare, e cila si në atë kohë edhe sot është kundër interesave të shqiptarëve. Pra, brenda një jave të gjithë djajtë e politikës së vjetër u takuan. Pse vallë? Sepse të gjithë tashmë e kanë kuptuar, se koha e tyre në Tokë u ka mbaruar dhe tashmë duhet të kthehen ne ferrin antinjerëzor. Ato tashmë janë frikësuar, sepse e dinë mirë kush janë, car kanë bërë. Frika nuk i le të flenë të qetë dhe po frika i bëri të takohen e të bëjnë sikur koha fillon sot, duke u përpjekur të fshehin të kaluarën e tyre të shëmtuar dhe në të njëjtën kohë të dhimbshme për jetën e qytetarëve të thjeshtë. Djajtë e politikë se vjetër janë të frikësuar nga qytetarët, nga e vërteta dhe nga uragani Kuq e Zi. Aleanca Kuq e Zi, duke simbolizuar vizionin e të ardhmes së merituar është e mbushur me shpresë se “Shqipëri bëhet” e do të bëhet vetëm “Kuq e Zi”. Kur djajtë e politikës së vjetër po takoheshin të dëshpëruar dhe të frikësuar mes veti, Aleanca Kuq e Zi takohej me qindra e mijëra të rinj në “Qytetin Studenti”. Kur Rama dhe Meta po konsumonin ngjalën e pjekur në prush, Aleanca Kuq e Zi protestonte para Ministrisë së Arsimit. Kur Nano dhe Berisha po takoheshin në Kryeministri, Aleanca Kuq e Zi po organizohej për të protestuar para Ambasadës Serbe për të mbrojtur të drejtat legjitime të Shqiptarëve në Preshevë, Mitrovicë, Shkup e kudo ndodhen. Ne, Aleanca Kuq e Zi, po ngjallim shpresën e munguar tek qytetarët e thjeshtë se nëse jemi të bashkuar do t’ia dalim mbanë, do të jemi më të fortë dhe do të përballim çdo sfidë. Ndërsa, ata të “vjetrit” i ka pllakosur frika e një dështimi të sigurt e të parashkrua tashmë. Ata, kurrë nuk e dashtën qytetarin e thjeshtë, kurrë nuk e dashtën bashkimin e kurrë nuk qenë në gjendje të sfidonin frikën.