Friday, January 10, 2014

Kreshnik Spahiu dhe ndjesia kombetare

Alban DACI 

Cdo lidere kur hyn ne nje mjedis politik mund te kete difektet e tij, metodat e tij dhe objektivat e tij. Ne Shqiperi kemi pak raste me lidere te natyres qe duhet te studiohen e te interpretohen. Pas viteve '90 ne Shqiperi do te cilesoja lidere ne kuptimin e vertete te fjales: Sali Berishen, Fatos Nano, Azem Hajdari dhe Kreshnik Spahiu. 
Sali Berisha mund te ndahet ne Berisha nga vitet '92 e deri ne vitin '97, kjo per mua mund te konsiderohet si periudha e Berishes teorik dhe pak autoritar dhe Berisha pas vitit '97 e deri sot qe mund te quhet periudha e Berishes pragmatist e statist. 
Nanon do e ndaja ne dy periudha: nga vitit '86 e deri ne vitin '90 si komunisti i moderuar dhe i etur per kapitalizem; Nano pas vitit '97 e deri ne 2005 si politikani i moderuar e kryminister pertac. 
Azem Hajdari nga viti '92 e deri ne vitin '96 si njeriu i aksionit e ideliste i betuar; pas vitit '97 e deri ne humbjen e tij tragjike si lider vizionar e politikan profesionist. 
Ndersa persa i perket Kreshnik Spahiut, disa mund te mendojne se une kam bashkepunuar me te e prandaj po e fus ne listen e liderve. Eshte e vertete se kam bashkepunuar me te dhe ne te njejten kohe kam arsye dhe argumente sepse ta konsideroj lider Kreshnik Spahiu. Kam nda shume mendime me te, kam pasur edhe diversitet me te. Megjithate, ne cdo rast kam arritur ne konkluzionin se ai eshte Lideri e me ndjesi te theksuara kombetare. Ne formimin e lidershipit ndikon mjedisi familjar, historiku i familjes dhe ngjarjet e kujtesat qe e kane shoqeruar ne jete. Ne formimin e ndjesise kombetare te Spahiu ka ndikur patjeter fakti se ai eshte me origjine Kosovare dhe familja e tij eshte detyruar te braktis gjithcka per shkak te serbeve per tu vndosur perfundimisht ne Tirane. 
A eshte e vertete ndjesia kombetare e Spahiut? Eshte shume e vertete! Ai nuk perdor ndjenjen kombetare per te bere politike, por deshiron te perdor politiken per te permbushur aspiratat kombetare. Bashke me Spahiu kam marre pjese ne shume takime dhe ne shumicen e tyre Spahiu nuk ka mundur te shmang edhe emocionet e forta. Jo pak here e kam pare te mallengjehet kur fliste per Kosoven dhe per trojet shqiptare. 
Gjithashtu, thuajse ne te gjithat propozimet qe ai bente ne lidhje me aktivitetin politik te AK i bente ne kuader te ceshtjeve kombetare. Ketu duhet te nenvizoj faktin se ne lidhje me 100 vjetorin e Pavaresise shume anetare te Sekretariatit te AK propozuan te ishim te pranishem ne Vlore. Ndersa Spahiu propozoi se para duhet te shkonim ne Morine per te rrezuar murin qe ndan shqiptaret e pastaj se e bashku me vellezerit tane kosovare te festojme ne Vlore. Shume anetare te Sekretariatit u surprizuan nga ky propozim e ndoshta per shkak te emocioneve komuniste qe trashgonin ne jete ose per shkak te kenaqesise se politikanit lokaliste.
Spahiu e don me gjithe zemer Kosoven dhe Bashkimin e saj me Shqiperine. Megjithate, per shume arsye e ndoshta edhe per faktin se ai shkoi ne Morine u be strategjia qe AK te mbetej jashte Parlamentit e keshtu ndodhi per fat te keq. Ajo qe ndodhi me Spahiu ne zgjedhjet e 23 qershorit ka ndodhur me te gjithe politikanet e patriotet e medhenje qe kane bashkuar kombin e tyre si per shembull me Mazinin.
Idete e medha nuk kuptohen menjehere e sulmohen nga te kater anet. Megjithate, nese personi qe i propozon nuk mposhtet por i thekson vazhdimisht ato kthehen ne realitet. Spahiu sic duket nuk ka ndermend te mposhtet dhe eshte i vendosur t'i permbushe aspiratat e shqiptareve te cilat ne plan te pare jane edhe aspiratat e familjes se tij historike.