Sunday, January 5, 2014

Kosove- forcimi i identitetit kombetare eshte pergjigjia me e mire kunder fanatizmit fetar

Alban Daci

Kohet e fundit eshte hapur nje debat i ashper fetar ne Kosove. Se pari, Kosova vazhdon te jete e brizhde ne kuptimin shteteror, e shterur ne planin politik. Se dyti, faktori fetar ka qene gjithmone jo perfilles mes shqiptareve e kjo fale frymes se mencur te Rilindjes qe e ndau fene nga Kombi. Duhet te kemi parasysh se politika kosovare eshte shume e varfer per nga elementi i inteligjences. I vetmi nga pavaresia qe ka arritur te ndertoje nje doktrine politike eshte Albin Kurti, i cili ka aftesi te prodhoje ide, strategji e te bej analiza te natyres historike te identitetit kombetare. 
Ndersa politikanet e tjere te Kosoves me ngjajne me shume me kacaket dhe hijenat qe duan te fitojne pushtet e reputacion si permes percarjes kombetare ashtu edhe permes vjedhjes e abuzimit nen ndikimin e pushtetit.
Faktori fetar eshte tentuar gjithmone nga te huajt ne momentet e brishta te identitetit kombetare shqiptar. Sot, Kosova po kalon nje momente te veshtire jo vetem ne kuptimin institucional e shteteror, por edhe ne kuptimin e identitetit te vertete kombetare. Kjo ka ndodhur, sepse disa politikane kosovare duke mos pasur asnje karte ne dore per te marr pushtetin, po tentojne karten e krijimit te nje identiteti kombetar kosovar te ndryshem nga ai origjinali e autoktoni qe eshte identiteti shqiptar. 
Krijimi i identitetit te rrem kosovar kerkon edhe forma te reja teologjike e filozofike. Vete politikanet ekzistues kosovar nuk kane kapacitet e duhura per ta evoluar e keshtu kerkojne mbeshtetje nga jashte permes institucionit te Kishes apo Xhamise.
Deshmia se ne Kosove ka debate te natyres fetare e sidomos te konvertimit fetar tregon faktin se shoqeria kosovare eshte nje krize te thelle identiteti e kjo vjen edhe per shkak te mungeses se forces popullore dhe deshires se klases politike per te lartesuar identitetin origjinal shqiptar. 
Mbrojtja e identitetit origjinal shqiptar do te shuante dilemat dhe do te zhdukte hapesirat dashakeqase qe shfrytezohet me se miri nga ato faktore te huaj qe nuk e kane dashur kurre shqiptarizmin. 
Ne Kosove, ose me sakt ne 'Veriun e Shqiperise' nuk ka hapesira per debate fetare. Atje duhet te punojne se bashku te gjithe shqiptaret per lartesuar identitetin origjinal shqiptar duke kundershtuar qofte edhe ata politikanet tradhtar. Forcimi i identitetit kombetare, forcimi i lidhjeve me pjesen tjeter te shqiptarizmit si dhe krijimi i institucioneve te shendosha e demokratike jane gjerat me emrgjente dhe te domosdoshme. Ndryshe, emocionet fetare te nxitura nga jashte e te mbeshtetura nga elemente te brendshem do te hedhin valle duke shkaktuar dhimbje per shqiptaret.