Monday, March 12, 2012

Sllavët e Maqedonisë, mes frikës dhe shpresës

Alban Daci

Në vitin 1974, u bënë disa reforma të rëndësishme në nivel kushtetues federal në Jugosllavi, të cilat kishin si objekt edhe minoritetet kombëtare. Përderisa këto reforma u realizuan në nivel kushtetues federal, atëherë prekën edhe Republikën e Maqedonisë, e cila ndryshoj preambulën e kushtetutës së saj, duke nënvizuar se shteti maqedonas ishte i popullit maqedonas dhe i minoriteteve shqiptare e turke.
Në 1989, republika maqedonase ishte seriozisht e shqetësuar për fatet e federatës Jugosllave, përderisa shpërbërja e saj do të rivendoste në qendër të vëmendjes “çështjen e Maqedonisë”, duke rindezur ambiciet ekspansive të Serbisë, Greqisë dhe Bulgarisë mbi territorin maqedonas. Kjo frikë i shtyu sllavët e Maqedonisë të ndryshonin përsëri preambulën e Kushtetutës në mënyrë të tillë që Maqedonia të transformohej në një shtet-nacional-etnik i popullit maqedonas.
Ndërsa, kushtetuta 1991-shit, vetëm në mënyrë të dukshme përcaktonte të ndërtonte një shtet civil, duke u siguruar minoriteteve barazi të plotë në cilësinë e qytetarit. Në fakt, preambula, vazhdonte të bënte referim tek shteti maqedonas si shtet i popullit maqedonas dhe ky afirmim jep efekte negative për shqiptarët, të cilën edhe njëherë pësojnë diskriminime themelore dhe të shumta.
Le të themi, se ky cikël reformash me natyrë kushtetuese e ka karakterizuar procesin e transformimit të shtetit të Maqedonisë në mënyrë jo të njëtrajtshme, ku herë ka pasur karakter reformues me tendenca demokratike, përfshirëse, bashkuese dhe herë ka bërë hapa pas, me natyrë regresive, diskriminuese dhe përjashtuese.
Nga shembujt që ndërmorëm më sipër, del se ecuria ciklike e Maqedonisë është e karakterizuar me ulje, ngritje, tendenca për të ecur përpara, nostalgjia për tu rikthyer mbrapa dhe kushtëzime për të qëndruar në vend numëro. Do të ishte e drejtë të analizonim se përse procesi transformues i Maqedonisë ka pasur këtë lloj cikli të paqëndrueshëm, jo të njëtrajtshëm dhe jo të sigurt?
Sipas analizës time për dy arsye: Së pari, sepse sllavët e Maqedonisë, duke pasur probleme me identitetin e tyre, sepse nuk e gjejnë vetën tek e kaluara historike (Nuk e kanë të qartë se nëse duhet të identifikohen në mënyrë virtuale me popullin antik maqedonas për të shpëtuar nga pretendimet e bullgarëve dhe serbëve, apo të identifikohen ashtu siç janë në të vërtetë, si vazhdimësi e sllavëve të Jugut, të cilët erdhën në Ballkan pas dyndjeve të tyre barbare. Pra, ata janë para dilemës: të paraqitemi siç jemi me të vërtetë me identitetin tonë, apo të shtiremi me çdo kusht sikur jemi të tjerë me identitetin e rremë.) dhe në të njëjtën kohë nuk kanë kurajën të ndërtojnë një të ardhme të re të ndryshme nga e kaluara e tyre.
Në këto rrethana, është rritur pasiguria dhe frika tek ndjenja tradicionale e sllavëve të Maqedonisë. Ato, duke mos pasur qartësi mbi identitetin e tyre, i kanë kultivuar vetës frikë për të vendosur se nëse jenë të hapur me popujt e tjerë që de fakto bashkëjetojnë – si për shembull shqiptarët (Kanë pasur në të kaluarën historike dhe në të njëjtën kohë kanë me projeksion për të ardhmen, identitetin e tyre të sigurt dhe mjaft të ndryshëm me të tjerët, sepse ai ka qëndruar i konservuar në kushtet natyrore edhe ka mbijetuar në momente të vështira të proceseve historike)- për të krijuar kushtet e një bashkëjetese reciproke dhe demokratike.
Pra, në një far mënyrë, sllavët e Maqedonisë, kanë pasur një frikë të madhe që të mësonin të vërtetën për botën që i rrethon, si dhe në të njëjtën kohë kanë pasur frikë se bota që i rrethon, do të mësonte të vërtetën e identitetit të tyre të brendshëm. Kështu, ata nuk patën guximin e mjaftueshëm për të pranuar realitetin e tyre dhe të popujve të tjerë si dhe të mposhtin frikën duke e zëvendësuar atë më bashkëjetesën e bazuar tek barazia, transparenca, dëshira për t’u integruar me çdo realitet tjetër kombëtar të bashkë-pranishëm në territorin e përbashkët.
Frika, vazhdon të jetë aq shumë e fortë tek sllavët e Maqedonisë, sa ata i konsiderojnë të gjithë qeniet e tjera njerëzore, por sidomos ato të Ballkanit, si armiq potencial, si njerëz të rrezikshëm që duan t’i sulmojnë nga momenti në moment për t’i eliminuar fizikisht. Për këtë arsye – ata – preferojnë izolimin, duke provokuar për shkak të frikës së brendshme, situata që mund të provokojnë një konflikt kundër të gjithëve, sepse të “gjithë” janë kundër tyre.
Së dyti, po të analizojmë më vëmendje del se: cikli i transformimit të shtetit maqedonas është realizuar kryesisht mbi bazën e reformave kushtetuese. Çdo do të thotë kjo? Maqedonia, ashtu si shumë vende të tjera të Ballkanit ka qenë në fillim një diktaturë komuniste, më pas socialiste dhe në hapat e para të pavarësisë, një vend në tranzicion, me probleme demokratike dhe me interesa politike që përfaqësohen nga grupe të ndryshme presioni në këtë vend.
Në këto rrethana, ndryshimet kushtetuese në këtë vend nuk janë bërë nga një konsensus i gjerë demokratik qytetarë, por nga vendimet e formës vertikale nga lartë poshtë, të bazuara në interesat e elitës politike, e cila ka në përbërjen e saja lobe dhe grupe presioni që përfaqësojnë interesat e një pakice që jo gjithmonë, për të mos thënë asnjëherë konçidojnë me interesat e gjera të qytetarëve të thjeshtë.
Prandaj, po të jemi më të kujdesshëm, mund të themi se: nuk ka ndonjë ngjashmëri mes sllavëve te Maqedonisë dhe elitës politike që i përfaqëson. Përderisa Maqedonia ka pasur një të kaluar aspak demokratike, elita politike e saj e ka justifikuar mos demokratizimin e vendit, mos garantimin e standardeve minimale të jetës së qytetarëve të saj, mos realizimin e reformave me politikë agresive nacionaliste, duke ju ushqyer qytetarëve frikën e ekzistencës së tyre. Ata, u kanë mbushur mendjen qytetarëve, se janë të rrethuar vetëm me armiq dhe për këtë fakt nuk mund të pranojnë bashkëjetesën me asnjë popull tjetër legjitim që bashkëjeton në një territor me ata.
Megjithatë, mendoj, se sllavët e Maqedonisë mund ta mposhtin frikën e tyre dhe mund të bashkëjetojnë në paqe duke respektuar edhe popujt e tjerë, vetëm nëse do të luftojnë për demokratizimin e vendit. Duhet të krijohet një brez i ri udhëheqësish që besojnë thellësisht tek respekti i popujve të tjerë, respektimi i çdo qytetari si qytetar i botës moderne, pa dallim feje, kombësie, race, seksi, bindje politike, orientimi kulturor.
Prania e asaj që për ata konsiderohet si diçka ndryshe, duhet të pranohet si një pasuri me shumë vlera integruese, prosperiteti dhe paqeje. Martin Luther King në një fjalim të tijin ndër të tjera thotë se: “Njeriu ka mësuar të notoj si peshqit, të fluturoj si zogjtë, por nuk ka mësuar të jetë i lirë”. Sllavët e Maqedonisë, duhet të jenë të bindur, se njerëzit kanë lindur për nga natyra të barabartë dhe për këtë arsye të drejtat e tyre themelore nuk mund të mohohen për asnjë lloj arsye. Prandaj, ata duhet të respektojnë çdo qytetarë pavarësish nga identiteti duke i garantuar të drejtat legjitime. Po arritën të bëjnë realitet një gjë të tillë, atëherë do ta kenë mposhtur frikën dhe do të keni ushqyer unin e tyre me shpresën për të ndërtuar të ardhmen mbi bazën e tolerancës dhe bashkëpunimit reciprokë.
Këtë punim nisur dhe nga titulli, dua ta mbyll me një citim që ka bërë Barack Obama (Çmimin Nobel për Paqen) në librin e tij “Guximi i shpresës” tek kapitulli “Raca”: “Natyrisht racizmi dhe ndjenjat e ksenofobisë kanë minuar disa herët idealin e Kushtetutës amerikane, se të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit. Të fuqishmit dhe të privilegjuarit shpesh kanë shfrytëzuar ose kanë nxitur paragjykimin për interesat e tyre, por në duart e reformatorëve si: Harriet Tubman, Frederick Douglas, César Chavez, Martin Luther King, idealet e barazisë kanë gradualisht modeluar mënyrën tonë për të kuptuar vetveten, duke lejuar me i dhënë jetë një kombi multikulturor, që nuk gjen krahasim në asnjë vend tjetër të Botës”.