Saturday, January 14, 2012

Të gjithë së bashku ta shembim atë mur...


Të gjithë së  bashku ta shembim atë mur...

Alban Daci

Në një botë të globalizuar dhe gjithnjë e më të hapur, ku kufijtë nuk kanë më as vlerë virtuale dhe as fizike, ne Shqiptarët ndoshta jemi të vetmit në këtë mjedis Lirie që kemi një mur të madh që na ndan ndërveti.
Ka ardhur momenti vëllezër që atë mur ta shembim njëherë e përgjithmonë. Ngjarjet e fundit në Kosovë me binden që shembja e atij muri është e vetmja zgjidhje. Prandaj, të gjithë masivisht nga Shqipëria në mënyrë krejt paqësore të kalojmë në Kosovë.
Doganat  (pikat e kontrollit) që ekzistojnë ndërveti jo vetëm na japin alergji, por dëshmojnë edhe një padrejtësi shekullore të popullit tonë. Askush nuk ka të drejtë të na ndalojë për të hyrë në vendin tonë, Kosovën.
Prandaj, le të organizohemi ashtu siç bënë Gjermanë Perëndimorët, të kalojmë masivisht dhe brenda një periudhe të shkurtër pikat e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Po nuk e bëmë ne si popull askush tjetër nuk ka për ta bërë.
Me duket se ka ardhur momenti që ky Bashkim të ndodh.
 Bashkimi është e drejtë natyrale dhe ndërkombëtare, sepse mbështet mbi vullnetin tonë, i cili është i fortë dhe i hekurt ashtu si historia jonë.
Ne nuk duhet te shkojmë në Kosove për të bërë protesta, por për të dëshmuar se ai është vendi ynë dhe se aty janë vëllezërit tanë.