Edhe pse ka kaluar plot nje shekull, Shqiperia duket sikur nuk ka ndryshuar shume. Ajo mbetet nje vend me popull te fjetur dhe politike aktive. Tirana, kryeqyteti i Shqiperise nuk ka asnje ndryshim me Stambollin ne vitet 1912. Ashtu si ne Stambollin e asaj periudhe, edhe ne Tirane duket sikur nuk ka ndryshuar asgje. Njerez qe qendrojne me ore te tera neper kafene, te cilet nuk jane te shqetesuar aspak per jeten e tyre dhe cfare ndodh jashte Shqiperise. Keta qytetare rrine neper kafene me ore te tera duke u marre me thasheme te bindur se kriza boterore ekonomike nuk ka lidhje me Tiranen, me Shqiperine dhe qendron larg, shume larg…diku tutje.
Shqiperia, sot, te ngjane me nje vend te larget te Azize, diku ne nje zone te larget te Kines, qe populli flene se per te mendon Partia. Si shpjegohet se kudo ne cdo vend te botes ka reagime sociale per probleme qe lidhen me jeten kurse ne Shqiperi asgje nuk leviz nga monotonia e zakonshme? Sepse, shqiptaret kane pranuar te heshtin dhe te vrasin shpresen e tyre. Dhe sa duhet te vazhdoje kjo situate e nje melankolie te thelle sociale? Do te vazhdoje per aq kohe sa shqiptaret do te jene te fjetur perballe realitetit qe i rrethon.