Alban Daci
Gjatë shekullit të XIX liberalizmi mbështet lëvizjet e pavarësisë nacionale
mbi bazën e disa supozimeve:
1.
popujt
duhet të posedonin disa dimensione për të mbijetuar në këndvështrimin ekonomik
kulturor;
2. Lindja
e kombeve interpretohej si proces ekspansioni;
3.
Kombet
e vogla që nuk mund të garantonin një të ardhme të pavarur, duhet të
asimiloheshin nga kombet me të avancuara.
Në realitet, nëse para ’48 liberalizmi dhe nacionalizmi përfaqësonin dy
ideologji që identifikoheshin me vlerat e progresit të shtresës së mesme, të
cilat u kundërviheshin forcave politike konservatore e reaksionare, pas ’48 , marrëveshja
mes lirisë dhe kombit bëhet e dukshme, sepse Shtetet vendosin të realizojnë
principet liberale për të ndjekur unitetin politik, siç e demonstrojë rasti i Gjermanisë.
Çështjes së nacionalizmit dhe të kombeve J. Stuart Mill, një ndër eksponentët
kryesor të liberalizmit anglez të shekullit XIX, nuk i dedikon një publikim
specifik, por nga leximi i shkrimeve të tij është ndërtuar ajo që quhet sot
teoria milliana e cila rezulton komplekse e hollë, sepse mbrojtja e principit të
vetëvendosjes është i lidhur ngushtë me
reflektimin mbi një qeveri përfaqësuese dhe me termat me karakter kombëtar, të
racës, të marrëdhënieve ndërkombëtare, të imperializmit britanik e të
patriotizmit.
Në punimin e vitit 1861 me titull “Konsiderata mbi një qeveri përfaqësuese”,
Mill shkruan që objektivi i “qeverisë së mirë” duhet të progresi social e
individual që matej me termat ekonomik, politik, moral dhe intelektual: pra ai
duhet të koencidonte me demokracinë përfaqësuese.
Supozimet e demokracisë përfaqësuese ishin në mënyrë thelbësore katër:
1.
E
drejta e përfaqësimit të minoriteteve
2.
Një
shtetësi e formuar
3.
Një
elitë kompetente për të realizuar të mirën e përbashkët
4.
Sufraxhi
universal ( e drejta e votës e femrave dhe meshkuj, pa asnjë lloj diskriminimi
mbi baza ekonomike, sociale, fetare,
race).
Supozime të tilla ishin në gjendje të anulonin rreziqet e demokracisë, ose
paaftësinë politike të popullit, një qeveri subjekt i interesave të veçanta e të “tiranive të shumicës”,
përshkruar nga Tocqueville tek “Demokracia në Amerikë”.
Në kapituj përfundimtarë të punimit të tij, Mill thekson çështjen e
koincidencës mes një sistemi përfaqësues dhe doktrinës së re të nacionalizmit:
sipas Mill qeveria përfaqësuese përputhej me principin e nacionalizmit,
përderisa stabiliteti politik i një shoqërie ishte e garantuar edhe nga ndjenja
kombëtare, ku burimet e saj ishin identiteti i fatit politik, një histori e
përbashkët , një komunitet me tradita bashkë me bashkëndarjen e gjuhës, fesë e
kufijve gjeografik.
Në mënyrë më të saktë një qeveri përfaqësuese kërkon atë që Mill e
përcakton një “opinion homogjen publik” , ose shprehjen e jo të njëjtëve
opinioneve, por të një nacionaliteti të përbashkët, ku për nacionalizëm Mill
kuptonte një ndjenjë me interesa të përbashkët mes atyre që jetojnë në të
njëjtën qeveri dhe brenda të njëjtëve kufij historik ose natyra: pra,
institucionet e lira mund të realizoheshin nëse kufijtë e qeveri koencidonin me
kufijtë e kombeve.
Nga kjo rrjedhin dy pasoja: para së gjithash, Mill refuzon gjithmonë
zgjidhjen e shteteve multinacionale, sepse ato nuk mund të garantonin homogjenitetin
kulturor, faktor thelbësor për të garantuar një sovranitet popullor dhe një
demokraci gjenuinë: brenda një Shteti multinacional konflikti me popuj të
racave dhe gjuhëve të ndryshme ishte një pengesë për qeverinë përfaqësuese dhe
institucionet e lira; në vend të dytë ai mbron të drejtën e popujve europian
për vetëvendosje e dënon politikat liberale të perandorisë së asburgëve (që
kishte në vetvete 11 kombe të ndryshme).
Duhet të nënvizojmë se në shkrimet e tij, Mill nuk njeh kurrë një vlerë
absolute tek principi i nacionalizmit, sepse sipas tij në disa realitet
europiane (Franca, Gjermania lindore, Hungaria) principi i nacionalizmit nuk
mund të ishte i adoptueshëm.
Mill njeh tek principi i nacionalizmit një instrument të vlefshëm për të
ndjekur objektiva të tjerë (qeverinë përfaqësuese) por nuk e inkurajon, sepse
nuk njihte një vlerë në konservimin e kulturave kombëtare.
Në shkrimet e viteve ’30, ’40 paraqet një interes në studimet e karaktereve
kombëtare. Në mënyrë më të theksuar ai bën një reflektim mbi Coleridge, sipas
tij stabiliteti i një shoqërie politike varej edhe nga një akt i fortë dhe
aktiv i principit të kohezionit mes anëtarëve të të njëjtit komunitet: sipas
Mill kjo do të thotë të edukosh individët për bashkëpunim dhe pjesëmarrje dhe
jo t’i ushqesh ata me denjat e urrejtjes dhe të diferencës.
Lord Acton publikon punimin e tij Nationality vetëm një vit pas publikimit
millian “Konsiderata mbi governën përfaqësuese”. Acton në përcaktimin e
principit të nacionalizmit si rrezik kryesor të principit të lirisë propozon
një krahasim mes sistemit politik francez dhe atë anglez. Tek i pari ishte
realizuar principi demokratik i bashkimit kombëtar, ose më saktë nacionalizmi
ishte themeluar mbi supermadhësinë e vullnetit kolektiv (demokracia e nacionalizmi
ishin bashkuar në mënyrë të rrezikshme); nacionalizmi refuzonte traditën e të
drejtave ekzistuese, duke aluduar popullin me utopinë e një Shteti homogjen nga
këndvështrimi nacional, ku nuk kishte përzierje racash.
Kundër sistemit politik francez, Acton vendos sistemin politik anglez ku
ishte aplikuar principi liberal i lirisë nacionale. Anglia si Franca e kishte
kundërshtuar formën e Shtetit Absolut, por nuk njihte në principin nacional një
element superior për të përcaktuar formën e qeverisë: ai inspirohej tek
diversiteti dhe uniformiteti, tek ligjet e historisë dhe në një të ardhme
ideale.
Acton, arrin të vendos përballë teorisë së unitetit kombëtar teorinë e
lirisë: tek e para Shteti kombëtar impononte një uniformitet kulturor (një
homogjenizim të ideve dhe zakoneve), sepse themelohet mbi konceptin prehistorik
të ‘kombit’, ose mbi baza të menduara si ‘natyrale’ si raca, gjuha, territori,
për të këtë arsye për të bërë pjesë në një komb konsiderohej një fakt natyral
dhe spontan; ndërsa teoria e lirisë
gjente aplikimin e saj në një Shtet multinacional, sepse tek ai
afirmohej primati i Lirisë së individëve dhe të popujve mbi principin e
nacionalitetit.
Liria është një konstruksion human, pra artificial që kërkon institucione
të një strukture legale (Shtetin e së Drejtës) dhe implikon norma e vullnet për
ruajtjen e tij.
Acton i mëshon fort Shtetit multinacional dhe në punimin e tij me titull
“Liria është rezultat i kombinimeve të uniteteve më të vogla politike të
realizuar në formë spontane në komunitete (pikërisht nacionalitetet) dhe të
organizuar në unitete politike më të gjëra (në Shtete multinacionali).
Ai harton primatin e Shteti multinacional mbi bazën e tre principeve:
1.
Liberalizmi
progresiv: progresi i një shteti, shkruan Acton, ishte më i madh nëse tek ai
bashkëjetonin popuj e raca të ndryshme, ku ato inferioret mund të zhvilloheshin dhe ku principi i
lirisë ishte i garantuar. Principi i nacionalitetit mund përfaqësonte një fazë
të ndërmjetme mes një gjysmë finaleje, të asimilimit të uniteteve të vogla
politike në forma superiore organizimit politik. Në këtë reflektim bëhet më e
qartë kritika që Acton i bën J. Stuart Mill: sipas historianit anglez, Mill, që
mbështet shkrirjen mes lirisë e nacionalitetit
nuk parashikon rrezikun e nacionalizmit, që, në përcaktimin e
korrespondencës mes Shtetit dhe nacionalitetit të shumicës, dënonte minoritetet
kombëtare . Të drejtat e nacionalitet duhet të njiheshin, por pa legjitimuar teorinë nacionaliste.
2.
Një patriotizëm harmonik: siç theksuam Acton
ndriçon dallimin konceptual mes kombit/racë (ku lidhja e popullit me racën
është tipike fizike dhe natyrale) dhe Shteti/etik, ku detyrat e një populli
kundrejt Shtetit janë të natyrës etike, siç është vlera e patriotizmit, ku
interes personal vendoset në shërbim të mirës së përbashkët.
3.
Historia
e kombi. Historia shkruan Acton ka një vlerë absolute që legjitimon historianët
dhe shpreh një gjykim moral duke apeluar kodin etik universal.
Ka dy mënyra thelbësore për të kuptuar identitetin nacional. I pari i
konsideron personat që jetojnë brenda kufijve të një Vendi si pjesë të kombit,
pa dallim etnie, race ose feje. Ky nacionalizëm liberal ose civil është ai me
të cilën identifikohen amerikanët modern. Ndërsa nacionalizmi etnik e gjen
forcën e tij emotive nga koncepti sipas të cilit anëtarët e kombit janë pjesë
një familje të zgjeruar, të mbajtur bashkë nga lidhjet e gjakut. Është
ekzistenca subjektive rreth ekzistencës të një ‘ne’ të përbashkët që ka peshë.
Elementet që ndajnë grupin nga outsider (jashtmit) varijojnë sipas rasteve dhe
kohërave, dhe vetë natyra relative e kufijve tokësor që ka dobësuar kuptimet
konkrete. jo më pak, siç thekson Ëalker Condor, studiues i nacionalizmit, “Nuk
është ajo që ekziston, por ajo që njerëzit besojnë se ekziston për të prodhuar
pasoja sjelljesh”. Pikat e rëndësishme të nacionalizmit janë se kombet
ekzistojnë, dhe çdo kombi duhet të ketë Shtetin, dhe çdo Shtet duhet të jetë i
përbërë nga anëtarët e të njëjtit komb.
Historia europiane na konfirmon se në një moment të parë nacionalizmi, në
zonën perëndimore, ishte i natyrës liberale, dhe vetëm më vonë, në territoret e
Europës lindore, fillon të implikohet me termat etnik. Kjo ka ndodhur, sepse
nacionalizmi liberal kishte më shumë shanse të lindte në Shtete të
karakterizuar nga një gradë homogjenizimi etnik. Vetëm pak para shekullit të
XIX, vendet si Anglia, Franca, Portugalia, Spanja e Zvicra, konfigurohen format
e para të Shtetit-nacional (Shtetit-komb), ku ndarjet etnike ishin te
rregulluara nga një histori e gjatë e homogjenizimit kulturor e social.
Ardhja e nacionalizmit etnik, siç ka shpjeguar sociologu Ernest Gellner,
nuk përputhet me ndonjë gabim gjatë historisë. Konkurrenca ushtarake e Shteteve
krijoi në fakt një nevojë në rritje të burimeve kombëtare, duke i shtyrë, drejt
një rritje të vazhdueshme ekonomike.
Shoqëritë moderne janë të bazuara mbi principin e barazisë sipas të cilës,
të paktën në teori, çdo kush mund të aspirojë për çdo pozicion ekonomik. Në
praktikë, para së gjithash, jo çdo kush ka shanse të mobilizimit ekonomik, jo
vetëm për të aftësitë e ndryshme individuale. Mobilizimi, në fakt, varet nga
‘kapitali kulturor’ për të cilin flasin ekonomistët; prandaj, kompetencat dhe
skemat e sjelljeve që inkurajojnë e mbështetin individët e grupeve janë ato më
fituesit. Për shembull, grupet më një
trashëgimi tradicionale të realizuar nga një formim dhe aftësi në tregti tentojnë
të lindin e të ecin para, ndërsa ato që nuk e kanë këtë mbesin mbrapa.
Siç shikojmë etnonacionalizmi ka një bazë psikologjike si dhe një bazë
ekonomike. Krijimi i një lidhje të drejtpërdrejtë mes individit dhe qeverisë
vendos në akt Shtetin modern që ka dobësuar lidhjet tradicionale që mbajnë
bashkë individët në hapësirën e njësive dhe të formacioneve sociale të
ndërmjetme: familja, komuniteti, kisha. Duke shtuar, mobilizimi social dhe
gjeografik në rritje dhe individualizmi/autodeterminizmi, ekonomitë e tregut e
kështu me radhë kanë plotësuar veprën. Rezultati është një boshllëk emotiv
shpesh i pasqyruar me forma të reja të identifikimit shpesh të orientuar drejt
matricës etnike.
Ideologjia nacionaliste pasqyron marrëdhënien mes Shtetit dhe kombeve të
mirëpërcaktuara. Siç thekson Lord Acton në vitin 1962, “duke bashkuar shtetin
dhe kombin, nacionalizmi në praktikë vendos një kusht të subalternimit pa
apeluar nacionalitet e tjera që mund të gjenden brenda atyre kufijve...
Për të analizuar se çfarë doktrine duhet të përdor Aleanca Kuq e Zi në lidhje
Çështjen Kombëtare është mirë të analizojmë proceset e shpalljes së Pavarësisë.
Ja car shkruan Gustav Meyeri për shqiptarët: Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve
të lashtë, të atij populli dikur aq të madh që banonte gjithë Ballkanin, madje
edhe më tej, një popull, i cili në fatin e tij tragjik nuk gjen shok në
historinë e popujve europianë përveç njërit, Keltëve. Kështu, edhe nga ky fis i
madh i ilirëve nuk ka mbetur veçse një pjesë e vogël e bregut lindor të Detit
Adriatik. Shqiptarët u gjendën atje jo tani, por para mijëra vitesh. Sigurisht,
kanë dy mijë e pesëqind vjet e ndoshta më tepër që banojnë në tokat e tyre. Ata
ishin aty kur grekët kryen hovin e madh të kulturës së tyre që shohim sot. Me
sa dimë, shqiptarët përmenden për herë të parë në gjeografi Ptoleme. Fili i
Maqedonisë bëri luftë me ta kush deshi të zgjeronte mbretërinë e vet dhe të
pushtonte edhe Greqinë. Po ashtu edhe i biri, Aleksandri, kur deshi të vazhdojë
veprën e tij”.
Ndërsa konti Berchtoldi ja car shkruan: “Nëse ekzistenca e një kombi
shqiptarët vihet në dyshim nga dikush, atëherë do t’i thosha se Shqiptarët, me
gjithë rrethanat e disfavorshme gjatë shumë shekujve, kanë ditur të ruajnë të
pacenuara traditat kombëtare dhe veçoritë etnike. Në qoftë se ne u japim tani
atyre mundësinë për të përvetësuar të mirat e kulturës perëndimore, në një
shkallë më të lartë, atëherë unë nuk do ta shihja si të pashpresë një projekt
të tillë”.
Shqiptarët si rrallë herë në historinë europiane patë pengesa dhe vështirësi
të mëdha në bashkimin kombëtar si një identitet politik. Siç shihet vetëm po të
analizojmë këtë dy shembuj del qartë se nuk mund të vihet në dyshim ekzistenca
e një kombi shqiptar me veçoritë e tij të dallueshme etnike. Siç thamë
nacionalizmi liberal është një fazë e dytë pasi të jetë kryes faza e
nacionalizmit etnik. Pra, pasi të krijohet një shtet-komb atëherë ky i fundit përmes
institucioneve të tij mund të ndërmarr një hap të dytë të bashkëpunimit dhe të
identifikimit përmes qeverinë përfaqësues dhe elementëve të demokracisë për të
përfshirë e asimiluar edhe etni të tjera.
Ekzistenca e Kombit Shqiptar nuk mund të vihet më në dyshim për shkak të
fakteve historike si dhe për shkak të aktit të shpalljes se Pavarësisë në vitin
1912. Megjithatë, Shqiptarët edhe pse arritën të mbanin të bashkuar kombin në
aspektin historik, kulturor dhe gjuhësor, ato nuk arritën këtë bashkim ta
përkthenin edhe në një bashkim politik përmes një qeverie përfaqësuese gjithëpërfshirës
e me element demokratik.
Për këtë arsye mendoj se si fillim Aleanca Kuq e Zi duhet të ndjek një
nacionalizëm etnik të butë me tendencë drejt një nacionalizmi liberal. Mendoj
dhe jam i bindur se në këtë prizëm duhet të shikohet edhe bashkimi. Qëllimi
final i Aleancës Kuq e Zi duhet të jetë shteti multinacional që Lord Acton e
analizon mbi bazën e tre principeve: Liberalizmit progresiv, të patriotizmit
harmonik dhe të historisë së kombit. Pra,
Bashkimi Kombëtar shqiptar duhet të ketë për qëllim bashkimin e shqiptarëve,
por duke respektuar minoritetet dhe duke i integruar ata drejt një progres të
një qeverie te mirë të pasqyruar në institucionet e lira e demokratike.