Wednesday, August 7, 2013

Cfare filozofie ka Aleanca KuqeZi te Majte apo te Djathte?


Alban Daci

Lenini argumentonte se vetevendosja ishte nje parrulle e dobishme revulucionare, qe humbiste forcen e saj sapo klasa revolucionare te merrte pushtetin dhe shtetet multinacionale shkriheshin ne nje rend te bashkuar socialist, domethene, ne nje federate socialiste (komuniste). 

Si mjet per te ushqyer qellimet strategjike dhe politike ruse, Lenini zgjodhi nje forme te re te organizimit politik. Kjo forme, e njohur si "federalizmi sovjetik", do te sherbente ne vitet e mevonshme si nje model per pjesen tjeter te botes komuniste. 

Konceptet komuniste mbi kombin bazohen mbi percaktimin e Stalit, qe perjashtoi nga percaktimi te gjithe elementet subjektive apo individuale ('shprehjen e vullnetit te lire'): partia komuniste si paranoja e proletariatit, duhet te vendose ne emer te nje popullsie te caktuar per territorin se ku duhet te banoje kjo popullsi, per ekonomine, me te cilen duhet te jetojne dhe mbi te gjitha per gjuhen, kulturen dhe psikologjine, qe duhet te perfaqesoje. Ky koncept buron nga fakti se komunizmi, ne fazat e tij te hershme (varianti origjinal Marks/Engels i komunizmit), nuk e njihte rolin qe luanin kombetare ne formimin e shtetit dhe ne kete kontekst, edhe vendin qe zinte shteti ne marredhenie nderkombetare. 

Parimi i vetevendosjes ne politiken e jashtme te Lenin nenkuptonte te drejten e popujve koloniale per te flakur tej sundimet e huaja, qe jo rastesisht ishte regjim kapitalist. Pervec kesaj Lenini shpiku edhe nje forme tjeter te perdorimit strategjik te vetevendosjes. Ajo mbeshtetej ne idene e 'federalizmit socialist (komunist), si nje mjet per te mbrojtur interesat kombetare ruse. Ne kete menyre ai premtonte nje autonomi lokale ndaj kombesive ruse, sepse caret ruse e kishin shtrire ndikimin dhe pushtetin e tyre mbi nje varg te gjere kombesish te tjera joruse. Qellimi i vetem i "federalizmit" te Leninit ishte zgjerimi territorial i kufijve te Rusise cariste, synim ky i arritur me nje shpejtesi te madhe. 

Eshte e qarte se filozofia politike e Aleances KuqeZi nuk bazohet tek filozofia Makrsiste-Leniniste e tek te gjitha nenfilozofite e tjera te Majta qe jane demostruar gjate gjithe kesaj kohe.

Filozofia e Aleances KuqeZi bazohet te filozofia e demokracise liberale, e cila e trajton vetevendosjen si te drejte themelore te popujve per t'u liruar nga shtypja dhe shfrytezimi i padrejte kolonial.

Aleanca KuqeZi mbeshtet ne modelin Willsonian te vetevendosjes si sinonim te demokracise. Përderisa do të thotë pushtet i populli, çdo popull, është i lirë të zgjedh qoftë formën politike-institucionale ashtu edhe sistemin ekonomik. Nëse një popull nuk është i lirë të vetëvendos nuk është popull sovran. Sot Vetëvendosja e popujve, përtej faktit që është deklaruar mes qëllimeve të Kombeve të Bashkuara (art. 1 i Statuti) dhe formalisht i njohur si e drejtë e të drejtave të njeriut. Art. 1 identik i dy pakteve ndërkombëtare të 1966, respektivisht mbi të drejtat civile dhe mbi të drejtat ekonomike, sociale, kulturore nënvizon: “Të gjithë popujt kanë të drejtë të Vetëvendosin në virtyt me këtë të drejtë, ato vendosin lirisht statusin politik dhe të ndjekin lirisht zhvillimin ekonomik, social e kulturo”.

Aleanca KuqeZi eshte parti politike, e cila shtylle kryesore te filozofise se saj politike ka zbatimin e principit te vetevendosjes. Shqiptaret ne Rajon jetojne ne situatat koloniale, sepse ndodhi ajo qe nuk duhet te ndodhte. Disa kombe si ai serbet e perdoren konceptin e vetevendosjes vetem per te veten e tyre duke themeluar mbreterine Serbe-Kroate-Sllovene dhe ua mohuan te tjereve sic ishte rasti me shqiptaret. 

Aleanca KuqeZi beson tek misioni qe ka vetevendosja per te liruar kombet nga zhjedha e huaj, por ne te njejten kohe eshte e vetedijshme se nuk mjafton vetem kjo' qe popujt e liruar te gezojne lirine. Forma me e mire e garantimit te lirise eshte edhe permes ushtrimit te Susidiaritetit. Ky parim eshte aplikuar qe ne kohen e krijimit te federates se SHBA, por nje forme me te sakt te natyres juridike e mori nga e Drejta Europiane. 

Susidiariteti paraqet parimim themelor organizativ, i cili garanton se vendimet merren sa me afer qytetareve. Aleanca KuqeZi e Zi per shqiptaret kudo ne Rajon, dhe si fillim per shqiptaret e Kosoves dhe te Shqiperise si aksion imediat shikon apikimin e principit te vetevendosjes duke shprehur vullnetin e lire permes mekanizmit te referendumit.

Megjitthate, Aleanca Kuqezi duke aspiruar ne vlerat e demokracise liberale fazen e vetevendosjes e shikon vetem si faze fillestar te lirimit te nje populli, i cili duhet te pasoje ne nje faze te dyte akoma te me rendesishme ne mbrojtje dhe promovimin e demokracise liberale. 

Kjo faze do te ndodh permes themelimit te forme te re shteterore, ate federates, e cila duke pasur ne themel pikerisht respektimin e principit te susidiaritetit, nuk shoqerohet me ndryshimin e kufijve administrativ, por thjeshte ne nje nivel federal afron pushtetin me prane qytetareve. 

Pra, Aleanca KuqeZi ndryshe nga filozofia e Mjate, e cila nuk e njeh vetevendosjen ose edhe me keq e perdor per roberimin e popujve te tjere dhe zgjerimin e zonave te influences, kerkon zbatimin e vetendosjes si forme me te larte te emancipimit te nje populli per te jetuar i lire, i demorkatizuar dhe marredhenie paqesore me popujt qe e rrethojne.