Thursday, August 8, 2013

Ceshtja e te larguarve te AK!


Alban Daci

AK nga nje levizje ne parti politike u be trendy i politikes shqiptare. Ajo u be e tille per shkak te imazhit e forces te se vertetes qe paraqiste kryetari dhe themeluesi i saj z. Spahiu, per shkak te angazhimit tone 24 oresh e krejt vullnetar, sepse besonim se kishte ardhur momenti per ndryshime te medha e rrenjesor ne vendin tone te dashur. Lexova nje artikull (ose me sakt intervisten qe kishte dhene per gazeten Panorama) te z. Pashaj, ku nder te thera tregon arsye pse u largua nga Kreshniku. 

Se pari z. Pashaj, Ju nuk u larguat vetem nga Kreshniku, por nga mijera KuqeZi qe kishin besuar tek ju, qe ju kishin duartrokitur ne mitingje, ne konferenca dhe ju kishin shtrenguar doren me plot shprese se ju bashke me Kreshnikun, drejtuesit e tjere do te ishit shpetimi i mjerimit te jetes se tyre. 

Megjithate, z. Pashaj, ju nje menyre apo ne nje tjeter i braktiset ata ne momenet me te rendesishme. C,eshte e verteta duke qene se kemi qene bashke ne Sekretariatin e AK, nuk kam degjuar shpesh nga ju projektide apo iniciativa. Nuk di te kesh shfaqur ndonje ide dhe te mos kesh gjetur mbeshtetje nga gjithe Sekretariati dhe vete ai qe ju i thoni Kreshniku, kurse une preferoj t'i them Kryetari. Po te analizojme parti te ngjashme si AK, do te kuptojme se keto parti identifikohen me vete liderin e saj. Pra, AK ishte Kreshniku e Kreshniku ishte vete AK. Ky eshte nje realitet dhe nuk mund ta vohoj askush. 

Z. Spahiu mud te kete shume te meta duke qene se ai eshte njeri dhe cdo njeri ben mekate dhe te mira. Difekti me i madh i z. Spahiu ishte se ai mbajti afer njerez, te cilet qe ne fillim ishin projektuar per ta tradhetuar. Nuk ka ndodhe ne asnje projekt politik shqiptare qe te kete pasur kaq shume tradheti dhe largime, te cilat edhe pse duken te rastesishme, une nuk mendoj se ishin ashtu. 

Une, vazhdoj te mos e konceptoj faktin se largimi juaj dhe i kolegeve te tjere na paska qene se pse nuk beme aleance me te Majten. Ma thoni nje rast ne bote, ku themeluesit kryesore te nje partie largohen, sepse lideri i saj nuk u bashkua me nje parti tjeter. Une, cdo dite qe kalon jam i mendimit qe te gjitha ngjarjet e tradhetive tek AK, ishin te gjitha te projektuara qe ne fillim. AK ishte nje parti shqiptare e me filozofi puro patriotike. Ishte hera e pare ne sistemin politik shqiptare qe beheshin hapur kerkesa kombetare qe per sistemin politik shqiptar kishin qene tabu. 

Ju thoni se nje nder arsyet e largimit tuaj ishte edhe kerkesa per referendum per bashkimin e Shqiperise me Kosoven. Nga cdo shqiptare mund ta prisja kete, por nga ju jo. Si mund te thoni se qenka arsye largimi kerkesa per referendum. Keto kerkesa ishin nga te rinjte qe benin shumicen tek AK, te cilet ne cdo takim therrisnin "Shqiperi etnike" e mbanin pa u lodhur mbi supe flamurin tone kombetar. A nuk ishit Ju, Une, Kreshniku e te there' qe ndjeshim mire gjate kohes qe mbanim ligjerata e aktivistet me entuziazem therrisnin "Shqiperi etnike". Ne asnje aktivitet te partive te tjera nuk ishin degjuar per 20 vjet thirrje te tilla legjitime e kombetare. 

Ne nje nga takime e mia ne Nj.11, ku ishte i pranishem dhe kryetari z. Spahiu e ju bashke me te tjeret ishit larguar mbajta nje ligjerate duke thene: "tek Aleanca ka njerez qe nga mengjesi deri darke jane te shqetesuar se me e ke parti do te bejne aelance, se a do te shkonim Majtas apo Djathtas dhe nuk punojne e nuk besojne ne idealet e partise ku kane aderuar". Nga kjo pjese e ligjerates time eshte e gjithe filozofia per te gjithe ata qe u larguan me shpresen per te shkaterruar nje projekt politik. Ndoshta ikjet e lodhen Aleancen, por jam i sigurt se misioni i saj akoma nuk eshte permbushur. Misioni do te vazhdoje me ne se pa ne, sepse ceshtja shqiptare ka pasur te larguar, por kurre nuk ka reshtur se ekzistuari.