Se pari, kjo eshte nje konference e bere nga fuqite e medha per nje rend te ri boteror pas mbarimit te Luftes I Boterore. Shqiptaret jane perfaqesuar nga nje delagacion i vogel dhe i paperfillshem qe nuk gezonte asnje te drejte.
Se dyti, kjo Konference nuk ka efekte konkrete juridike mbi popujt se eshte e natyres politike. Pastaj Lufta II Boterore e rrezon rendin e 1919, sepse kemi marreveshje konkrete te natyres juiridike sic eshte Statuti i OKB qe sqaron qarte dhe prerazi te drejten e popujve per vetevendosje.
Nga kjo del qarte se efektet e Konferences se 1919 jane anulluar dhe nuk kemi pse ta kerkojme ne nje gje te tille. Ne kemi te gjitha te drejtat te zbatojme vetevendosjen dhe nuk ka arsye te hallakatami ose te tallemi me peticione.
Principi i vetevendosjes duhet te shoqerohet edhe nga nje proces i fuqishem lobimi nderkombetare. Kete nuk mund ta bej asnje OJQ qe nuk ka targetin, por vete Shteti dhe institucionet shteterore te Shqiperise. Edhe shpallja e luftes per terrritore behet vetem nga nje shtet kunder nje shtei tjeter. Persa kohe politika zyrtare e Shqiperise nuk e ka prioritet bashkimin ai nuk do te ndodh. Me keqardhje e them kete, por kjo eshte e verteta.