Alban Daci
Ne Shqiperi ka tre besime fetare ortodokse, katolike dhe myslimane, te cilat kane jetuar gjithmone ne harmoni dhe respekt reciprok. Jane te hershme perpjekjet e fqinjeve per t'i identifikuar shqiptaret sipas besimeve fetare e sipas kesaj teorie tipike zhoviniste, ato te besimit mysliman fqinjet deshironin t'i identifikonin si turq, ato te besimit ortodoks ne Jug si grek dhe ne Veri si sllave dhe ato te besimit katolik si italiane. Keto ishin identifikime te rreme dhe qe kishin per qellim copetimin e shqiptareve. Shqiptaret myslimane kane krijuar nje identitet te tyrin fetare, i cili ka mbeshtetje dhe harmonine me kulturen dhe traditen vendase, gjithashtu edhe besimi ortodoks i ka fillimet e tij te hershme ne Shqiperi po aq sa ne Greqi, pa folur ketu per sllavet, te cilet jane shume te vonshme si patriarkale. Gjithashtu, edhe ne besimin katolik ne kemi identitetin tone dhe kemi dhene nje kontribut shume te rendesishem per gjithe katoliqizmin qe nga Skenderbeu e nga disa Pape me origjine shqiptare qe e kane riformuar shume Kishen katolike edhe ne nivel boteror. Greqia, duke mos lene per asnje moment menjeane megalo idea per Shqiperine, po perpiqet qe nga vitet '90 qe duke kotrolluar kishen ortodokse shqiptare te bej te mundur helenizimin e Shqiperise dhe percarjen fetare. Per shqiptaret te gjitha besimet jane njelloj dhe mbetet ne fuqi motoja e rilindasit tone Pashko Vasa se: Feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Shqiptaret respektojne po me devotshmeri si kuranin ashtu edhe biblen. Greqia deshtoje edhe kete here duke perdoru kishen per percarje, por shqiptaret duhet te jene vigjilente e te mbajne ngjalle krenarine kombetare duke i respektuar te gjitha besimet fetare sic kane bere edhe ne te kaluaren.