Saturday, August 3, 2013

Politika nuk eshte pazar


Alban Daci

Problemi i politikes e ka origjinen e tij ne kulturen dhe civilizimin grek. Duhet te sqarojme se civilizimi grek dhe ai ilir ishin dy civilizimet me te hershme ne Ballkan. Prandaj, Iliret ashtu si Greket kane dhene kontribute te rendesishme per origjinen e politikes dhe te formave te qeverisjes qe lindin prej saj.

Pushtimi i nje pjese te rendesishme te Ilirides nga Romaket beri qe cdo gje qe kishin Iliret te mos permendej e te mos reklamohej. Kjo, sepse, Romaket pjesen e pushtuar donin ta konsideronin zoterimin e tyre. 

Prandaj, sot kemi pak te dhena per format e organizimit shoqeror te Ilireve ne antikitet, sepse provat dhe deshmite u shkateruan qellimisht nga Romaket. 

Gjithashtu, pushtimi Romak solli nje stanjacion per zhvillimin politik, social dhe ekonomik te Ilireve. Kjo periudhe u shfrytezua me sukses nga Greket, te cilet, cdo gje qe ndodhte per mire ne Rajon, ja dedikonin vetes.

Te rikthehemi tek politika- kjo teme eshte edhe sot eshte e diskutueshme dhe mire apo keq nga politika ose nga zgjedhjet politike varet jeta e qytetareve te nje komuniteti, shteti ose disa shteteve. 

Madje, mund te themi, se nga politika varet jeta e individit: per shembull cmimi i ushqimeve, veshjeve, librave etj. Nga politika rrjedhin edhe marredheniet sociale permes struktures se ligjeve qe ndikojne ne sjelljet tona individuale dhe kolektive. Per shembull mund te gjobitemi, sepse udhetojme me motorr pa vendosur kasken, ose te gjobitemi sepse udhetojme me makine pa vendosur rrypin e sigurise. 

C'eshte e verteta ne Shqiperi nese ec me motorr pa kaske nuk gjobitesh dhe nese udhetojme me makine pa vendosur rrypin e sigurise jo domosdosshmerisht gjobitemi. Pra, politika ndikon si mbi problemet ekonomike (per shembull duhet te blejme kasken) ashtu edhe ne sjelljet tona publike ose private. 

Atehere arrijme ne perfundimin se politika eshte shume e rendesishme per individin, sepse prej saj varet vete jeta e tij e perditshme. Megjithate si ka mundesi qe ne jemi indiferemt ndaj politikes? Mos pa e ditur behemi indiferente ndaj vete jetes tone? A mund dhe a duhet te merremi me politiken vetem ne kohe fushatash? A mund te bejme pazar me voten dhe t'i vendosim nje cmim monetar? Politika qe ne origjinen e saj eshte konsideruar aktivitet social. Ose me sakt aktiviteti qe me rregulla te caktuara administron kolektiven sipas modaliteteve te caktuara.

Pra, politika nuk mund te kete nje cmim monetar apo material perderisa eshte aktivitet social. Gjithashtu nuk mund te kete cmim monetar perderisa eshte interes kolektive e per rrjedhoje vlera e saj mbetet relative. 

Politika eshte investim i jetes se perditshme individuale, por ne sherbim te administrimit te kolektives ose publikes.