Alban Daci
Sipas Statutit te Romes te Gjykates Penale Nderkombetare krimet qe jane ne kompetence te gjykates jane:
a) Krimet e Gjenocidit
b) Krimet kunder njerezimit
c) Krimet e luftes
d) Krimet e nje agresioni
Per rastin e Sirise kemi konsumimin e vepres penale 'Krimet kunder njerezimit' qe parashikon nenin7 te Statutit te Gjykates Penale Nderkombetare. Sipas ketij Statuti per krime kunder njerezimit kuptohet nje nder aktet e renditura me poshte, nese eshte ne hapesiren e nje sulmi te zgjeruar e sistematik kunder popullsise civile me vetedije per sulmin:
a) vrasje
b) shfarosje
c) kthim ne skllaveri
d) deportime ose transferime te forcuara te popullsise. Etj.
Per vrasje kuptohet "sulmi i drejtperdrejte kunder popullsise civile" ne zbatim se ekzekutimin e nje projekti politik te nje shteti ose te nje organizate. Asad me krye te pushtetit te tij per mopolizimin e nje pushteti te palegjitimuar, por te trasheguar nga babai i tij Hafiz po vret qytetare te pafajshem. Sikur te mos mjaftonin vrasjet sipas pretendimeve te nderkombetareve tashme po perdor edhe armet kimike. Po te analizojme te kaluaren e babait te tij, kjo nuk eshte nje gje e re. Vite me pare kur Sirine e drejtonte babai i Asad pati perpjekje per opozitare per ta rrezuar. Ai ne menyre represive dhe te pameshirshme perdori armet kimike duke shkaktuar mijera te vdekur te popullsise civile dhe shuajti deri ne periudhen e te birit, Asad, guximin e Opozites per te tentuar me e rrezuar Regjimin. Ajo qe me habit tek liderit Arab eshte moskoherenca e tyre me ngjarjet dhe kohen ku jetojme. Asad duhet te kuptonte qe ne fillim se koherat kane ndryshuar dhe pushteti nuk mbahet me dhune. Gjithashtu nuk duhet te perdorte forcen kunder popullsise per mbrojtur pushtetin e tij jo legjitim. Ai duhet te kishte nxjerre nje mesim te mire nga Iraku, Libia, Egjipti dhe nuk duhet ta conte vendin e tij drejt nje shkaterrimi te pamerituar dhe me siguri edhe fundin e jetes se tij te ngjashem me Sadam Hysen, Gedafin. Asad tashme e ka denuar vetem e tij me vdekje per shkak te krimeve makabre qe ka kryer mbi qytetaret e tij. Ka dy opsione per fundin e tij: 1. Fati i tij mund te bjere ne duart e rebeleve dhe t'i ndodh si Gedafi, ose te bjere ne duart e Aleateve e te perfundoje si Sadam Hysen.