Alban Daci
Diplomacia
shqiptare ka vite që ndodhet në krizë për shkak, se rekrutimi i diplomatëve nuk
behët mbi bazën e meritokracisë, por mbi bazën e nepotizmit farefisnor dhe
klientelizmit partiak.
Ndoshta Diplomacia
shqiptare është një ndër fushat e shtetit shqiptar, që është infektuar më së
shumti nga virusi i klientelizmit dhe nepotizmit. Kjo besoj ka ndodhur edhe për faktin, se politika aktuale mendon, se të dërguarit me
shërbim diplomatik jashtë vendit, janë jashtë vëmendjes së qytetarëve dhe
filtrave të organeve të shtypit të shkruara e atij vizive.
Duke qenë se vetë trupi diplomatik i Shqipërisë
është i ndërtuar mbi bazën e nepotizmit farefisnor e klientelizmit partiak, nuk
mund të përjashtohet fakti, se edhe vetë misioni i Diplomacisë shqiptare të
jetë i orientuar në këto dy drejtime.
Mendoj, se Qeveria e Re para se te kerkoje te beje
reforma te thella ne Diplomaci, nuk duhet te lejoje qe ky sektore i rendesishem
qe mbrone interesin kombetare te jete pjese e pazarit te ndarjes se pushtetit
te PS me LSI.
Edi Rama duhet ta pastroje Diplomacine nga emerimet
nepotike dhe qesharake qe ka bere edhe partneri i tij Meta, kur ishte partner
me Berishen. Ka shume seli diplomatike qe mbulohen nga njerezit e Ilir Metes
apo te njerezve te partise se tij, qe nuk plotesojne kushtet me shkuar me
kullote delet e jo me me nderrmare iniciativa te perfaqesimit dhe te promovimit
te vlerave dhe interesave kombetare.
Nese z. Bushati ne rolin e Ministrit te Jashtem nuk
do te perdore parimin e meritokraci ne rekrutimin e administrates se Ministrise
se Jashtme e te perfaqesuesve te selive diplomatike, ai do te jete nje minister
i deshtuar.
Ne qeverine Berisha-Meta, duke pasur parasysh edhe
Sekretarin e Ministrise se Jashtme qe me vone u arrestua dhe u ekstradua ne
Amerike, ka deshmuar se LSI ka modelin me te shemtuar ne rekrutimin e
diplomateve dhe te punonjesve te administrates ne Ministrine e Jashtme.
Madje, ne kohen e qeverise Meta-Berisha, doli edhe
thenia: “nuk ka nevoje per universitet, nuk ka nevoje per provim, deshiron te
behesh diplomat ose te punosh ne Ministrine e Jashtme, beju antetar i LSI dhe
bej sa me shume vota per kete te fundit”.
Modeli i LSI ka bere qe selite diplomatike te
mbushen me militante dhe me niper e mbesa qe nuk dine as gjuhen e vendit, ku
jane akredituar.
Shqiperia ka nevoje per nje shkolle te diplomacise
e per institute qe jane pjese e kesaj shkolle. Jemi i vetmi vend ne Bote qe nuk
kemi nje shkolle shteterore te diplomacise. Z. Bushati duhet te merret
seriozisht me ngritjen e kesaj shkolle.
Sa i perket orientimit te Diplomacise shqiptare. Mendoj
se duhet të orientohet në dy drejtime:
1- Në drejtimin e interesave dhe forcave Universale
2-Në drejtimin e interesave dhe forcave Rajonale.
Në planin Universal, Shqipëria duhet të mbajë
marrëdhënie të rëndësishme, të palëkundura dhe solide me Shtetet e Bashkuara të
Amerikës dhe me BE (Në veçanti me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën,
Italinë, Austrinë dhe me Spanjën).
Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie formale me
vendet e lindjes, por jo të vendosura në planin e parë. Shqipëria duhet të shikojë
vetëm drejt Perëndimit dhe nuk duhet të ketë pikëdyshimi për këtë).
Në planin Rajonal, kam dyshimin se Diplomacia
shqiptare nuk është aspak vetvetja, por është e kapur peng nga interesa e të
huajve që përputhen me interesat personale të politikanëve shqiptarë. Interesa
e Pozitës duke qëndruar më lart se edhe interesat kombëtare, kanë bërë që
Shqipëria sot, të mos orientohet dhe të mos intensifikojë marrëdhëniet me
vendet që janë të rëndësishme në planin gjeopolitik.