Thursday, August 1, 2013

Erion Veliaj nje mashtrues klasik per emigrantet...ku eshte Ministria e Emigracionit?


Alban Daci

Erion Veliaj ka folur gjithmone per emigrantet edhe pse asnjehere vete nuk e ka perjetuar kete status. Ai fillim e mbarim ka kuptuar se emigrantet jane shume te rendesishem per te permbysur nje grup politikanesh e per te sjelle nje grup tjeter. 
Veliaj gjithmone ne menyre Makiaveliste ka folur duke per te drejten e votes se emigranteve, por ne menyre te qellishme nuk ka folur per faktin, se emigrantet kane te drejte edhe perfaqesimi. 
Veliaj dhe Rama e kane shfrytezuar shume mire kauzen e emigranteve, duke u premtuar premtime qe menjehere pas zgjedhjeve u vertetuan se ishin vetem politike. Ka vite qe sa here qe vijne zgjedhjet flitet per emigrantet, te drejten e votes dhe nevoja per nje Ministri Emigracioni. 
Rama e rriti me 30% numrin e ministrive, por as qe mendon te krijoi nje ministri per emigracionin ashtu sic kishte premtuar vazhdimishte Veliaj. Emigrantet per fat keq edhe pse mashtrohen per udhetime falas e vijne per te votuar, vazhdojne te mbeten jashte vemendjes dhe te trajtohen si lope qe vetem vjelen. 
Por, emigrantet shqiptare nuk po nxjerrin mesime nga kjo politike amorale. Emigrantet duhet te ngrejne zerin per te drejtat e tyre qe i parashikon Kushtetuta. Besoj se tashme duhet ta kene kuptuar se kush eshte Erion Veliaj.