Alban Daci
Berisha shkruan ne facebook, se mbetet njeriu i se vertetes dhe eshte i parimit se vetem Zoti eshte i pagabueshem e per kete arsye ai po perpiqet te gjeje gabimet qe ka bere. Mendoj se gabimet e Berishes duhet te ndahen ne dy pjese:
1. Gabimet qe lidhen me humbjen e
pushtetit
2. Gabimet qe lidhen me menaxhimin e
pushtetit
Te fillojme me te parin, i cili per nga
procesi eshte i fundit. Berisha e humbi pushtetin,
sepse ky do te ishte mandati i tij i trete. Pra, ai nuk duhet ta konsideroje
humbje, por nje proces krejt normal ne nje vend qe kerkon te kete nje model
perendimore te demomracise. Eshte thuajse e pamundur te fitohej mandati i trete me
Berishen, i cili kishte me shume se pese mandate qe konkuronte e luftonte.
Berisha,
le te themi, ishte i konsumuar politikisht per shkak te viteve te shumta
politike qe kishte mbi shpine. Duke qene se per me shume se pese mandate, qe
konvertohen ne me shume se 20 vite, ne te mire e ne te keq, Berisha kishte qene
protagonisti i vetem i Qeverise dhe i PD. Per kete arsye si urrejtja ashtu edhe
dashuria binin direkt mbi Berishen.
Pra, Berisha humbi
pushtetin per shkak te konsumimit te tij te natyrshem si ne ekzekutiv ashtu
edhe ne jeten politike. Nje arsye tjeter eshte se per shkak te angazhimeve
vetem ne nivelet me te larta politike e shteterore, Berisha ishte larguar nga
realiteti social-ekonomik i vendit. Kjo beri qe disa deklarata te tij per
rritjen ekonomike te konsideroheshin lajthitje dhe jashte realiteti. Mendoj, se
me Berishen po ndodhte ajo qe kishte ndodhur me Enver Hoxhen, njerezit qe
kishin pushtet e qe qendronin rreth tij, duke ju servilosur i raportonin se
gjerat shkonin shume mire. Pra, keta njerez, qe ne shumicen e rasteve ishin
edhe ministra nuk i treguan kurre realitetin social-ekonomik qe po perjetonte
vendi. Kjo prape shpjegohet me konsumimin politik te tij per shkak te
angazhimit te gjate e te mbushur me plote sfida e veshtiresi.
Persa u perket gabimeve qe lidhen me menaxhimin e pushtetit do te thosha, se Berisha edhe pse deklaronte se ishte i djathte e se perfaqesonte nje force tradicionale te Djathte, ne te vertete ai nuk arriti kurre ta bente de facto kete ndarje ideologjike tek PD e per rrjedhoje as ne Qeveri. Berisha ne te vertete mund te konsiderohet si njeriu i te Djathtes, por ai ishte i rrethuar me bashkepunetore puro komuniste, ose edhe me keq, me njerez qe i perkisnin periudhes enveriste. Berisha, njerezit e vertete te familjeve fisnike, por ish te persekutuara nuk i afroje kurre ne proceset politike te PD dhe te vendimmarrjes ne Ekzekutiv. Fakti eshte se ai nuk arriti te bej purifikimin e PD. Ai humbi edhe betejen e prones private dhe te pronareve te vertete. Pra, ai ishte njeriu i nje partie si PD, qe pretendonte se ishte nje force tradicionale e Djathte, dhe nuk u perfaqesua asnjehere nga pronaret. Gjithashtu, ai ne menyre te pakuptimte perkrahu e mbajti aleate, te cilet nuk prodhonin konsensus elektoral te majtueshem per te prodhuar vota e per te garantuar fitore. Pra, te gjithe aleatet e Berishes nuk benin as tre perqind te elektoratit shqiptar.
Shqiperia ne gjithe periudhen e tranzicionit ka pasur vetem nje force te madhe, le te themi, te Djathte si PD, e cila ka ardhur ne pushtet vetem, kur i ka fituar e vetme zgjedhjet. Edhe qeverisjen e 2009, Berisha e garantoje duke qeverisur me nje parti te majte si LSI e jo fale votave te aleateve te tij te djathte. Nga ai momente Berisha, duhet te kishte gjetur rruge te tjera e do te ishte bindur se aleatet e tij te djathte nuk prodhonin mandate dhe vota qe do i duheshin per te fituar.

Gjithashtu, Berisha nuk e
hapi PD drejte te rinjve, idealiste, te djathte qe do ta kishin freskuar me energji, imazh dhe vizione. Pra, ajo qe po ndodh tani tek PD me fitoren e
Bashes duhet te kishte filluar te ndodhte menjehere pas zgjedhjeve te 2009.
Gjithashtu, Berisha u perpoqe te riintegronte brenda PD ish njerezit e kesaj
partie qe e tradhetuan dhe i shpallen hapur lufte. Ai me shpresen se do te
rikthente konsensusin dhe votat, vendosi te ripranoje te larguarit si Pollo,
Imami, Ceka, Shehi e te tjere. Koha tregoje se ata jo vetem nuk i shtuan
elektorate siç kishte besuar, por e shkaterruan me arrogancen e tyre imazhin e
qeverisjes dhe te vete PD. Keto njerez si burokrate te vjeter, preferonin te
qendronin neper kafene e zyra dhe bene nje shkeputje totale nga elektorati.
Megjithate, tashme koherat
kane ndryshuar per shkak te zgjedhjeve te reja e per kete arsye duhen
protagoniste te rinj qe mund te ringrejne te Djathten shqiptare. Basha mendoj
se eshte nje gjetje e mire, por ai nuk duhet te besoje me tek brezi i vjeter,
te cilet jane te vetmit fajtore per humbjet e zgjedhjeve. Ndersa, kontributi i
Berishes mendoj se akoma eshte i domosdoshem per PD dhe krejt te Djathten. Mbaj
mend gjetjen e duhur qe beri Partia Republikane duke e bere liderin e saj
historik z. Sabri Godo, kryetar nderi pasi ai vendosi te largohej nga jeta
aktive politike. Do te ishte nje gjetje e ngjashme dhe e duhur edhe per
Berishen tek PD. Ai mund te vazhdoje te jap kontributin e tij ne skema
politike, ne opinionin publik per te gjithe te Dajthten shqiptare.