Alban Daci
Si dje ashtu edhe sot Aleanca Kuq e Zi është de facto një forcë opozitare.
Kjo për faktin se nuk është pjesë e asnjë marrëveshje politike me atë që sot
quhet maxhoranca e re. Aleanca Kuq e Zi në aktivitetin e saj politik ka treguar
se ka energji dhe shpirt shumë të fortë opozitar. Ndoshta ishte edhe dje e
vetmja forcë opozitare. Si duhet të
lexohet ftesa e Bashës nga ana e AK?
1.
AK
duhet të jetë e hapur kundrejt çdo ftese e cila në mënyrë institucionale e
formale kërkon të ndërtojë frontin e përbashkët kundër një maxhorance thuajse
absolute në Ekzekutiv dhe Legjislativ;
2.
AK
akoma nuk ka një ftesë formale as nga Basha apo ndonjë subjekt tjetër opozitar.
Në momentin që do të ketë një ftesë të tillë duhet ta analizojë me frymë pragmatiste,
realiste si dhe në të mirë të shoqërisë;
3.
AK e
ka detyrim moral dhe përgjegjësi në ndërtimin e një Opozite serioze. Vendi nuk
mund të jetë pa Opozitë. De facto AK është në Opozitë, atëherë duhet të
angazhohet që kjo Opozitë të jetë në lartësinë e duhur para një maxhorance, në
terma politike, të frikshme;
4.
AK ka
një elektorat të caktuar, i cili për nga formati është më energjiku, më i
dituri e pse jo edhe me i pastëri në moral. AK duhet t’u garantojë atyre të
drejtën e tyre për përfaqësim të fortë në sistemin politik dhe në të gjitha
format e pushtetit;
5.
AK e kushtëzonte bashkëpunimin me të Djathtën
për shkak të liderit të saj z. Berisha. Sot nuk mund ta justifikojë më këtë
mungesë bashkëpunimi përderisa janë krijuar realitete të reja;
6.
AK ka
burimin njerëzor më të energjike, shumica e saj janë të rinj e të shkolluar që
mund të sjellin eksperienca të reja e të rëndësishme përmes angazhimit të tyre
në pushtetin vendor. Realiteti i pushtetit vendor është sot i tillë, sa ai
është me njerëz që kanë formime të dobëta profesionale që nuk ju përgjigjen
sfidave të kohës;
7.
Opozitë
shqiptare i mungon një dyshe e fortë dhe bindëse për fitoret e së ardhmes ashtu
siç është në kampin Pozitar, dyshja Rama-Meta. Unë, e shikoj mundësinë e
bashkëpunimit të Bashës me Kreshnikun si një mundësi konkrete dhe hapjen e një
epoke të re në gjithë të Djathtën dhe kthimit e besimit të të rinjve tek fronti
opozitar;
8.
Fronti
opozitar është e vetmja mundësi për të krijuar ekuilibrin e duhur politik në
vend.