Thursday, August 1, 2013

Qeveria e Re ka mungese profesionalizmi!


Alban Daci 

Rama prezantoje qeverine e re, e cila ka nje sindrome te rrezikshme "fobine nga profesionit". Vete Rama duke qene se ka nje profesion qe nuk ka asnje lloj lidhje me rrugen qe ka marre, ka krijuar tek ai sindromen e frikes dhe te pasigurise, kur rrethohet nga profesioniste. Keshtu mund te shpjegohet largimi i Malaj, i cili dihet per vlerat e tij profesionale e Rama ndjehej i pasigurt dhe inferior, kur flitej per shifra dhe financa.
Keshtu ndodhi edhe me Kastriot Islami, i cili eshte profesionist dhe Rama ndjehej po inferior, kur flitej per konficiente elektoral. 
Te njejten gje po ben edhe me Mimin, e cila eshte nje porfesioniste shume e mire e ceshtjeve ekonomike dhe dergohet te drejtoje Ministrine e Mbrojtjes. 
Pra, Rama sic duket nuk e ka mbaruar misionin e tij per ta pastruar PS nga profesionistet dhe te zotet. Rama eshte i vetedijshem per vlerat profesionale qe mbart e per rrjedhoje nuk deshiron njerez qe te marrin pjese ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave dhe te mendojne ne menyre racionale e pse jo po ne menyre racionale te kritikojne edhe Ramen. 
Sindromin e frikes nga profesionistet sic duket Rama e ka trasheguar nga Regjimi, ku te zotet dergoheshin ne kooperativa, ndersa te paaftet dhe spiunet merreshin me ceshtje shteterore. Kjo eshte nje arsye me shume e per te besuar se meritokracia per fat te keq do te vazhdoje te shperfillet ne sistemin burokrativ. Kjo tregon dbe deshmon se edhe kjo qeveri ashtu si te gjerat do te kete rezultate te dobeta dhe nuk do te mbaj premtimet elektorale.