Nga Alban Daci
Meqe pak dite me kane mbetur para se te largohem i zhgenyer nga vendi im per tu nisur drejt Europes dua te them disa te verteta per ata pak shqiptare te ndershem e patriote qe kane mbetur ne Shqiperine tone te mjerueshme.
Largimi im dhe i shume te rinjve te tjere eshte nje semundje e vjeter qe vendi yne, Shqiperia, e ka vuajtur prej dekadash.
Une, se bashku me Kreshnik Spahiu e shume kolege themeluam e ndertuam me munde, sakrifice e nen presion krijesen me te bukur qe kane pasur ndonjehere shqiptaret, Aleancen KuqeZi. Une, ndjehem krenar qe isha pjese e rendesishme e ketij projekti politik, i cili revolucionoi me idete, energjine dhe guximin tone te gjithe sistemin politik shqiptar e pse jo edhe vete shoqerine shqiptare. Une, AK e kam quajtur ne shkrimet e mia termeti qe zgjoi nga gjumi shqiptaret, qe zgjoi tek ata ndjesine kombetare, nevojen per ndryshim dhe deshiren per progres. Per fatin e keq te shqiptareve, Shqiperia sot eshte nje shoqeri antivlerash, ku fitues jane ata qe kopjojne e nuk meritojne asgje dhe jo ata qe bejne betejat e verteta. Vete historia shqiptare eshte historia e fituesve te pamerituar dhe humbesve te padrejte.
Cdo gje qe po ben sot PS dhe Rama nuk jane gje tjeter vecse kopjimi i ideve revolucionare te AK, te cilat u krijuan dhe u ideuan nga te rinj te talentuar qe kishin vizione te reja e krejt te ndryshme nga politika e vjeter. Nje revolucionar shume i rendesishem i gjithe sistemin politik mbetet vete kryetarin i AK, z. Kreshnik Spahiu, i cili ne shumicen e rasteve me kreativitetin e tij dhe me dashurine qe shfaqte per shqiptaret dhe ceshtjen shqiptare na linte pa fjale edhe ne drejtuesve te tjere te AK. Jo rralle here me sinqeritetin e tij per ate qe mendonte dhe vepronte na emociononte te gjitheve duke na bere akoma edhe me te motivuar per te vazhduar rrugen KuqeZi . Edhe pse z. Spahiu nuk fitoi ne kuptimin matematikor ne zgjedhjet e 23 qershorit, per mendimin tim analitik, ai mbetet lideri i vetem me i forte ne Shqiperi pas periudhes Berisha. Nuk kam pare as Ramen, as Meten e asnje tjeter qe te ndiqet nga kaq shume te rinjte ne mijera aktivitete. Nuk kam pare asnjerin prej tyre te qaj ne mitingje, pervec Kreshnik Spahiu, sepse ai i ndjente thellesisht ato qe thoshte. Nuk kam pare asnje politikan tjeter qe ashtu si Spahiu te ekzaltonte turmat. Femonemi Spahiu dhe vete projekti AK duhet te jene objekt studimesh nga politologet shqiptare, por per fat te keq ne Shqiperi nuk ka as studime, as shkence, as akademi e as politolog.
Kohet e fundit Rama po ben disa konferenca per ceshtje kyqe te vendit. AK ishte e para force qe imazhin e saj politik e ndertoi nder te tjera edhe permes tryezave te rrumbullaketa qe pjesen me te madhe i organizonte tek Hotel Tirana International. Mbaj mend qe kishte raste qe benimin edhe tre konferenca ne nje jave. Me kujtohet kur oragnizuam nje konference per ceshtjen urbane dhe te prones dhe ajo qe do te mbetet gjate ne memorie eshte qe nder te tjera ne nderhyrjen e vete z. Spahiu tha: kur e shikon Shqiperine nga lart duket si nje vend i bombarduar qe sapo ka dale nga lufta. AK para zgjedhjeve organizoi tryezen per zgjidhjen e ceshtjes se prones private, per ceshtjen e bashkimit kombetare, per krijimin nje tregu te perbashket mbare kombetare. Gjithashtu, kur PS e PD kishin mbetur ne debatin takse e sheshte apo takse progresive, AK organizoi tryezen per te ndjekur modelin e nje ekonomie nacional-liberale. Pak a shume ate qe u tha sot ne Konferencen e PS se Shqiperia duhet te ndjek modelin izralian te zhvillimit. AK hodhi idene e limitimit te mandateve qe Rama nuk mund ta pranoje e ta zbatoje, sepse qe nga ai vete e gjithe te tjeret ne PS kane konsumuar mbi tre mandate. Gjithashtu, AK hodhi idene e ndarjes te Legjislativit nga Ekzekutivi qe sot eshte kopjuar nga PS dhe Rama. AK hodhi idene e heqjes se doganave mes Kosove e Shqiperi dhe e beri vete de facto me date 28 nentor duke kaluar mbi dhjete mije vete ne Morin pa respektuar kontrollet doganore e keshtu krijoi nje precendt te di ne historine shqiptare qe nga pushtimi italian dhe gjithashtu nje realitet te ri ne te Drejten Nderkombetare. Jam i bindur qe nje dite shqiptaret do te trokasin ne dyert e AK, por shpresoj dhe uroj qe te mos jete atehere teper vone. Koha tregoi edhe njehere se ne Shqiperine fitojne te pa merituarit. Shpresoj dhe uroj te mos zgjase me keshtu.