Friday, August 30, 2013

Pse nuk do te kete nje konflikt global nese Aleatet nderhyjne ne Siri?

Alban Daci 

Forca e Perendimit e drejtuar nga SHBA mbetet e padiskutuar edhe per disa vjet.
Rusia duket sikur po perfiton rritje ekonomike per shkak te linjave te reja te gazit te ndertuara enkas per Europen dhe ne marreveshje me BE dhe anetaret e kesaj te fundit. 
Kina eshte ne depertim e siper ne Afriken Veriut dhe eshte ne interesa te ngushta monetare me bankat SHBA dhe ne vecanti me Federal Reserve. 
Bota Arabe dhe sidomos Arabia Saudite jane te lumtura nese Regjimit Asad bie e mandje po kontribuojne me menyra te ndryshme qe kjo te ndodh. Turqia eshte ne nje faze te kujdeshme para nje pranvere ndoshta te shtyrur dhe thjeshte kerkon te ruaj status quo qe ka pa kerkuar asgje me shume. 
Pra, ne keto rrethana nderhyja ne Siri nuk prish ekuilibrat ekzistues, por thjeshte i ben ato me te sigurt. Ne keto rrethana asnje vend duke perfshire edhe Rusine e Kinen nuk jane ne gjendje dhe nuk kane interesa aq te medha ne Siri sa te rrezikojne veten ne nje situate pa krye.
Rasti i Sirise eshte sikur ne nje lagje te kete disa femije te forte e te rritur qe kane interesa mes tyre dhe respektojne njeri-tjetrin per faktin se e njohin forcen e secilit dhe mes tyre eshte nje mistrec i vogel qe po behet shume i bezdishem per njerin nga keto te rritur, i cili e palajmeron disa here se do e rrah. Te rriturit e tjere e keshillojne rivalin qe te mos e harr mistrecin e vogel. Por pas disa perpjekjesh, ai u thote rivaleve te tij se i ka ardhur ne maje te hundes dhe per kete arsye mistrecit te vogel do t'i jap nje mesim te mire qe te rrij urte per nje kohe te gjate. 
Rivalet e tij duke menduar dhe arsyetuar se nuk u leverdis nje konflikt mes te rriturve per shkak te mistreci te vogel i japin rivalit te tyre Ok te bej cte doje, por pa cenuar krenarine e tye. Ky i rritur eshte Perendimi dhe SHBA, te rriturit e tjere jane Rusia, Kina, Izraeli, Turqia, Arabia Saudite dhe mistreci i vogel dhe i pabindur sigurishte qe eshte Siria. 

Krimet kunder njerezimit ne Siri

Alban Daci

Sipas Statutit te Romes te Gjykates Penale Nderkombetare krimet qe jane ne kompetence te gjykates jane:
a) Krimet e Gjenocidit
b) Krimet kunder njerezimit
c) Krimet e luftes
d) Krimet e nje agresioni

Per rastin e Sirise kemi konsumimin e vepres penale 'Krimet kunder njerezimit' qe parashikon nenin7 te Statutit te Gjykates Penale Nderkombetare. Sipas ketij Statuti per krime kunder njerezimit kuptohet nje nder aktet e renditura me poshte, nese eshte ne hapesiren e nje sulmi te zgjeruar e sistematik kunder popullsise civile me vetedije per sulmin:
a) vrasje
b) shfarosje
c) kthim ne skllaveri
d) deportime ose transferime te forcuara te popullsise. Etj.

Per vrasje kuptohet "sulmi i drejtperdrejte kunder popullsise civile" ne zbatim se ekzekutimin e nje projekti politik te nje shteti ose te nje organizate. Asad me krye te pushtetit te tij per mopolizimin e nje pushteti te palegjitimuar, por te trasheguar nga babai i tij Hafiz po vret qytetare te pafajshem. Sikur te mos mjaftonin vrasjet sipas pretendimeve te nderkombetareve tashme po perdor edhe armet kimike. Po te analizojme te kaluaren e babait te tij, kjo nuk eshte nje gje e re. Vite me pare kur Sirine e drejtonte babai i Asad pati perpjekje per opozitare per ta rrezuar. Ai ne menyre represive dhe te pameshirshme perdori armet kimike duke shkaktuar mijera te vdekur te popullsise civile dhe shuajti deri ne periudhen e te birit, Asad, guximin e Opozites per te tentuar me e rrezuar Regjimin. Ajo qe me habit tek liderit Arab eshte moskoherenca e tyre me ngjarjet dhe kohen ku jetojme. Asad duhet te kuptonte qe ne fillim se koherat kane ndryshuar dhe pushteti nuk mbahet me dhune. Gjithashtu nuk duhet te perdorte forcen kunder popullsise per mbrojtur pushtetin e tij jo legjitim. Ai duhet te kishte nxjerre nje mesim te mire nga Iraku, Libia, Egjipti dhe nuk duhet ta conte vendin e tij drejt nje shkaterrimi te pamerituar dhe me siguri edhe fundin e jetes se tij te ngjashem me Sadam Hysen, Gedafin. Asad tashme e ka denuar vetem e tij me vdekje per shkak te krimeve makabre qe ka kryer mbi qytetaret e tij. Ka dy opsione per fundin e tij: 1. Fati i tij mund te bjere ne duart e rebeleve dhe t'i ndodh si Gedafi, ose te bjere ne duart e Aleateve e te perfundoje si Sadam Hysen.

Revolucionin e beri AK dhe pushtetin e mori PS

Nga Alban Daci

Meqe pak dite me kane mbetur para se te largohem i zhgenyer nga vendi im per tu nisur drejt Europes dua te them disa te verteta per ata pak shqiptare te ndershem e patriote qe kane mbetur ne Shqiperine tone te mjerueshme.

Largimi im dhe i shume te rinjve te tjere eshte nje semundje e vjeter qe vendi yne, Shqiperia, e ka vuajtur prej dekadash.
Une, se bashku me Kreshnik Spahiu e shume kolege themeluam e ndertuam me munde, sakrifice e nen presion krijesen me te bukur qe kane pasur ndonjehere shqiptaret, Aleancen KuqeZi. Une, ndjehem krenar qe isha pjese e rendesishme e ketij projekti politik, i cili revolucionoi me idete, energjine dhe guximin tone te gjithe sistemin politik shqiptar e pse jo edhe vete shoqerine shqiptare. Une, AK e kam quajtur ne shkrimet e mia termeti qe zgjoi nga gjumi shqiptaret, qe zgjoi tek ata ndjesine kombetare, nevojen per ndryshim dhe deshiren per progres. Per fatin e keq te shqiptareve, Shqiperia sot eshte nje shoqeri antivlerash, ku fitues jane ata qe kopjojne e nuk meritojne asgje dhe jo ata qe bejne betejat e verteta. Vete historia shqiptare eshte historia e fituesve te pamerituar dhe humbesve te padrejte.

Cdo gje qe po ben sot PS dhe Rama nuk jane gje tjeter vecse kopjimi i ideve revolucionare te AK, te cilat u krijuan dhe u ideuan nga te rinj te talentuar qe kishin vizione te reja e krejt te ndryshme nga politika e vjeter. Nje revolucionar shume i rendesishem i gjithe sistemin politik mbetet vete kryetarin i AK, z. Kreshnik Spahiu, i cili ne shumicen e rasteve me kreativitetin e tij dhe me dashurine qe shfaqte per shqiptaret dhe ceshtjen shqiptare na linte pa fjale edhe ne drejtuesve te tjere te AK. Jo rralle here me sinqeritetin e tij per ate qe mendonte dhe vepronte na emociononte te gjitheve duke na bere akoma edhe me te motivuar per te vazhduar rrugen KuqeZi . Edhe pse z. Spahiu nuk fitoi ne kuptimin matematikor ne zgjedhjet e 23 qershorit, per mendimin tim analitik, ai mbetet lideri i vetem me i forte ne Shqiperi pas periudhes Berisha. Nuk kam pare as Ramen, as Meten e asnje tjeter qe te ndiqet nga kaq shume te rinjte ne mijera aktivitete. Nuk kam pare asnjerin prej tyre te qaj ne mitingje, pervec Kreshnik Spahiu, sepse ai i ndjente thellesisht ato qe thoshte. Nuk kam pare asnje politikan tjeter qe ashtu si Spahiu te ekzaltonte turmat. Femonemi Spahiu dhe vete projekti AK duhet te jene objekt studimesh nga politologet shqiptare, por per fat te keq ne Shqiperi nuk ka as studime, as shkence, as akademi e as politolog.

Kohet e fundit Rama po ben disa konferenca per ceshtje kyqe te vendit. AK ishte e para force qe imazhin e saj politik e ndertoi nder te tjera edhe permes tryezave te rrumbullaketa qe pjesen me te madhe i organizonte tek Hotel Tirana International. Mbaj mend qe kishte raste qe benimin edhe tre konferenca ne nje jave. Me kujtohet kur oragnizuam nje konference per ceshtjen urbane dhe te prones dhe ajo qe do te mbetet gjate ne memorie eshte qe nder te tjera ne nderhyrjen e vete z. Spahiu tha: kur e shikon Shqiperine nga lart duket si nje vend i bombarduar qe sapo ka dale nga lufta. AK para zgjedhjeve organizoi tryezen per zgjidhjen e ceshtjes se prones private, per ceshtjen e bashkimit kombetare, per krijimin nje tregu te perbashket mbare kombetare. Gjithashtu, kur PS e PD kishin mbetur ne debatin takse e sheshte apo takse progresive, AK organizoi tryezen per te ndjekur modelin e nje ekonomie nacional-liberale. Pak a shume ate qe u tha sot ne Konferencen e PS se Shqiperia duhet te ndjek modelin izralian te zhvillimit. AK hodhi idene e limitimit te mandateve qe Rama nuk mund ta pranoje e ta zbatoje, sepse qe nga ai vete e gjithe te tjeret ne PS kane konsumuar mbi tre mandate. Gjithashtu, AK hodhi idene e ndarjes te Legjislativit nga Ekzekutivi qe sot eshte kopjuar nga PS dhe Rama. AK hodhi idene e heqjes se doganave mes Kosove e Shqiperi dhe e beri vete de facto me date 28 nentor duke kaluar mbi dhjete mije vete ne Morin pa respektuar kontrollet doganore e keshtu krijoi nje precendt te di ne historine shqiptare qe nga pushtimi italian dhe gjithashtu nje realitet te ri ne te Drejten Nderkombetare. Jam i bindur qe nje dite shqiptaret do te trokasin ne dyert e AK, por shpresoj dhe uroj qe te mos jete atehere teper vone. Koha tregoi edhe njehere se ne Shqiperine fitojne te pa merituarit. Shpresoj dhe uroj te mos zgjase me keshtu.

Monday, August 26, 2013

A do te kemi ne Shqiperi dy Qeveri paralele

Alban Daci

Kjo eshte plotesishte e vertete e mjaftojne te ndjekim iniciativat e fundti te PS, ku mungojne pjesmarresit e LSI. Madje as nuk permenden nevoja e pjesmarresjes se tyre. Po ndjek live ate qe PS e ka quajtur "Shqiperia e Gjenerates Tjetere" dhe nuk shoh te pranishem asnje nga ministriat e ardhshem qe do te kete LSI. Si ka mundesi qe partia patrnere qe do te kete pese ministra ne poste kyqe e nuk merr pjese ne nje konference te tille qe eshte shume e rendesishme. Kjo konference nese do te ishte serioze per nga rendesia ka nevoje jo vetem per pranine dhe koherencen e gjithe qeverise, por mundesine reale te bashkepunimit te Opozites dhe Pozites, sepse implementimi i tij ka nevoje edhe per bashkepunimin e Pushtetit Lokal, i cili eshte i shperndare mes dy poleve si pullat e leopardit. Gjithashtu, ne Akademine Verore te LSI nuk ishte i ftuar asnje anetare apo perfaqesues i PS. Duket qarte se jo vetem se nuk do te kete nje bashkepunim mes dy partive kryesore qe bejne Qeverine e Re, por ka tendenca te hapura konkurrence dhe presioni mes paleve. Kjo do te bej qe shume inciativa qe do te kerkojne bashkepunim gjitheperfshires te deshtojne. Nje deshtim do te jete edhe kjo konferenca mbarekombetare e "Shqiperia e Gjenerates Tjetere", te cilet do te cilesoja vetem nje leksion te bezdishem te arktitekture, urbanistikes dhe inxhinierise se ndertimit dhe asgje me shume.

Saturday, August 24, 2013

Marredheniet shqiptaro-greke

Alban Daci

Marredheniet mes ketyre dy vendeve duke pasur parasysh optiken e euro-atlantike duhet te jene ne nivele koorporuese por te barabarta dhe reciproke. Por, para se te ndodh kjo duhet te ndodhin disa gjera qe jane themelore ne marredheniet nderkombetare.

1. Heqja e Ligjit te Luftes nga pala greke e cila me kete ligj ne fuqi e konsideron de facto dhe de jure Shqiperine nje vend armike dhe nuk perjashton as konfrontimin frontal ushtark.

2. Largimi i Janullatusit dhe kthimi i Kishes Ortodokse shqiptare ne duart e po shqiptareve.

3. Heqja dore e Greqise nga pretendimet absurde ne lidhje me Jugun e Shqiperise

4. Mos nderhyrje e Greqise ne Punet e Brendshme te Shqiperise. Ky eshte nje parim baze i te Drejtes Nderkombetare.

5. Lehtesimi i procedurave per dhenien e neshtetesive te gjithe shqiptareve te emigruar ne Greqi qe kane plotesuar vitet dhe kane dhene kontribute te rendesishme per ekonomine greke.

6. Resptekimi i te drejtave nderkombetare te emigranteve shqiptare qe prej vitesh jetojne e punojne ne Greqi. Ketu duhet te perfshihet edhe nje skeme e vecante per kontributet shoqerore dhe pensionet.

7. Respektimi i Levizjes se Lire ne kufi nga pala greke duke mos krijuar pengesa artificiale per riathdhezimin e emigranteve shqiptare ne cdo kohe kur ato duan duke perfshire edhe rastin e festave apo te sezonit veror.

8. Mundesia reale per te hapur shkolla te gjuhes shqipe per te gjithe femijet e emigranteve shqiptare qe jetojne ne Greqi.

9. Bashkepunime reale e bilaterale ne fushen e turizmit dhe ne menaxhimin e perbashket te kufijve. Shume shpejt Shqiperia dhe Greqia per shkak edhe te konflikteve ne Lindjen e Mesme dhe ne Afriken Veriore do te perballen me fluske emigrantesh dhe refugjates e per kete arsye do te lind nevoja per platforma te perbashketa menaxhimi te situatave te emergjences dhe te kufijve.

10. Kontributi i dy vendeve per paqen dhe stabilitetin e Rajonit.

Friday, August 23, 2013

Federata e Djathte, vizion perendimor dhe nevoje e kohes

Alban Daci

Mbarimi i zgjedhjeve nxorren ne pahe disa te verteta te medha. 

Se pari koha dhe sfidat kerkojne lidership te ri me vizione te reja dhe mendesi te re. Por, lidershipi i ri ne nje realitet pragmatiste per te Djathten nuk do te thote perjashtim total i lidershipit te vjeter, persa kohe eshte pikerisht ajo e Majta qe te vjetrit i ka jo ne linje te pare si me pare, por si takniciente e stratege ne linjen e dyte te pushtetit. 

Per keto arsyeje ne nje real politik dhe te nje pragmatizmi konkrete nuk e mendoj nxjerrjen jashte loje te Berishes. E dini pse? Sepse ne Shqiperi zgjedhjet e 23 qershorit deshmuan se nuk patem as rotacion pushteti e as rotacion lidershipi. 

Pra, te "vjetrit" mbeten po perseri me te rendesishmit ne pushtet, vetem se ne te Majten kane bere nje zgjedhje taktike duke u terhequr ne vijen e dyte, aty ku lind realisht pushteti dhe vendimarrja. Asnje nga ata qe mund te quhen te rinj nga e Djathta nuk eshte ne gjendje te mund as me burime njerezore, as me kapital politik dhe ekonomik nje si Ruci. Kete gje mund ta bej vetem nje si Berisha.

Prandaj, mendoj se Berisha eshte shume i rendesishem dhe i pazevendesueshem ne linjen e dyte te pushtetit ne te Djathten shqiptare. Pra, persa kohe nuk ka nje rotacion lidershipi nga te dyja anet, eshte e rendesishme qe te kete perplasje totale ne lidershipin e vjeter mes te Djathtes dhe te Majtes.

Federata e Djathte do te krijoi nje ekuiliber te ri institucional mes eksponenteve te gjithe te rinjve te "fuqishem" qe kane bindje puro te djathta e duan te jene aktivit ne linjen e pare te politikes dhe te pushtetit.

Po te analizojme tre protagonistet kryesore qe do te jete te Federates se Djathte z. Spahiu, z. Basha dhe z. Topi, secili prej tyre kane cilesi te vecanta, por edhe komplementuese ne te njejten kohe. 

Z. Spahiur me karakterin e tij energjik, eksperiencen e tij shteterore do i ofronte Federates energjite e nevojeshme dhe guximin per te ecur me kurajo ne sfidat e kohes. Gjithashtu, z. Spahiu do e ndihmonte Federaten me emocione kombetare dhe e bente me te dashur ne te gjitha trojet e Ballkanit. 

Ndersa, z. Topi do i dhuronte qetesine dhe pjekurine e nevojshme Federates. 

Z. Basha do i ofronte imazhin e njeriut qe me rroben perendimore dhe me eksperiencen e tij te Djathte do te sfidonte balle per balle kundershtarin e tij Ramen. 

Nje model qeveritar me keta tre persona do te ishte nje garanci progresi ekonomik, politik dhe institucional per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen.

Thursday, August 22, 2013

Feja e shqiptarit eshte shqiptaria

Alban Daci

Ne Shqiperi ka tre besime fetare ortodokse, katolike dhe myslimane, te cilat kane jetuar gjithmone ne harmoni dhe respekt reciprok. Jane te hershme perpjekjet e fqinjeve per t'i identifikuar shqiptaret sipas besimeve fetare e sipas kesaj teorie tipike zhoviniste, ato te besimit mysliman fqinjet deshironin t'i identifikonin si turq, ato te besimit ortodoks ne Jug si grek dhe ne Veri si sllave dhe ato te besimit katolik si italiane. Keto ishin identifikime te rreme dhe qe kishin per qellim copetimin e shqiptareve. Shqiptaret myslimane kane krijuar nje identitet te tyrin fetare, i cili ka mbeshtetje dhe harmonine me kulturen dhe traditen vendase, gjithashtu edhe besimi ortodoks i ka fillimet e tij te hershme ne Shqiperi po aq sa ne Greqi, pa folur ketu per sllavet, te cilet jane shume te vonshme si patriarkale. Gjithashtu, edhe ne besimin katolik ne kemi identitetin tone dhe kemi dhene nje kontribut shume te rendesishem per gjithe katoliqizmin qe nga Skenderbeu e nga disa Pape me origjine shqiptare qe e kane riformuar shume Kishen katolike edhe ne nivel boteror. Greqia, duke mos lene per asnje moment menjeane megalo idea per Shqiperine, po perpiqet qe nga vitet '90 qe duke kotrolluar kishen ortodokse shqiptare te bej te mundur helenizimin e Shqiperise dhe percarjen fetare. Per shqiptaret te gjitha besimet jane njelloj dhe mbetet ne fuqi motoja e rilindasit tone Pashko Vasa se: Feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Shqiptaret respektojne po me devotshmeri si kuranin ashtu edhe biblen. Greqia deshtoje edhe kete here duke perdoru kishen per percarje, por shqiptaret duhet te jene vigjilente e te mbajne ngjalle krenarine kombetare duke i respektuar te gjitha besimet fetare sic kane bere edhe ne te kaluaren.

Friday, August 16, 2013

Ftesa e Bashës dhe Fronti Opozitar

Alban Daci

Si dje ashtu edhe sot Aleanca Kuq e Zi është de facto një forcë opozitare. Kjo për faktin se nuk është pjesë e asnjë marrëveshje politike me atë që sot quhet maxhoranca e re. Aleanca Kuq e Zi në aktivitetin e saj politik ka treguar se ka energji dhe shpirt shumë të fortë opozitar. Ndoshta ishte edhe dje e vetmja forcë opozitare.  Si duhet të lexohet ftesa e Bashës nga ana e AK?

1.       AK duhet të jetë e hapur kundrejt çdo ftese e cila në mënyrë institucionale e formale kërkon të ndërtojë frontin e përbashkët kundër një maxhorance thuajse absolute në Ekzekutiv dhe Legjislativ;

2.       AK akoma nuk ka një ftesë formale as nga Basha apo ndonjë subjekt tjetër opozitar. Në momentin që do të ketë një ftesë të tillë duhet ta analizojë me frymë pragmatiste, realiste si dhe në të mirë të shoqërisë;


3.       AK e ka detyrim moral dhe përgjegjësi në ndërtimin e një Opozite serioze. Vendi nuk mund të jetë pa Opozitë. De facto AK është në Opozitë, atëherë duhet të angazhohet që kjo Opozitë të jetë në lartësinë e duhur para një maxhorance, në terma politike, të frikshme;

4.       AK ka një elektorat të caktuar, i cili për nga formati është më energjiku, më i dituri e pse jo edhe me i pastëri në moral. AK duhet t’u garantojë atyre të drejtën e tyre për përfaqësim të fortë në sistemin politik dhe në të gjitha format e pushtetit;


5.       AK  e kushtëzonte bashkëpunimin me të Djathtën për shkak të liderit të saj z. Berisha. Sot nuk mund ta justifikojë më këtë mungesë bashkëpunimi përderisa janë krijuar realitete të reja;

6.       AK ka burimin njerëzor më të energjike, shumica e saj janë të rinj e të shkolluar që mund të sjellin eksperienca të reja e të rëndësishme përmes angazhimit të tyre në pushtetin vendor. Realiteti i pushtetit vendor është sot i tillë, sa ai është me njerëz që kanë formime të dobëta profesionale që nuk ju përgjigjen sfidave të kohës;


7.       Opozitë shqiptare i mungon një dyshe e fortë dhe bindëse për fitoret e së ardhmes ashtu siç është në kampin Pozitar, dyshja Rama-Meta. Unë, e shikoj mundësinë e bashkëpunimit të Bashës me Kreshnikun si një mundësi konkrete dhe hapjen e një epoke të re në gjithë të Djathtën dhe kthimit e besimit të të rinjve tek fronti opozitar;


8.       Fronti opozitar është e vetmja mundësi për të krijuar ekuilibrin e duhur politik në vend.

Tuesday, August 13, 2013

Sfidat e AK



Alban Daci

U angazhova me vetëdijen time të plotë tek AK. Zgjodha AK ndoshta për shkak të pasioneve të trashëguara familjare, të eksperiencës time jetësore të përjetuar për një periudhë të caktuar jashtë si dhe orientimit human dhe akademik që i kisha dhënë vetës po jashtë vendit. Që në fillim të angazhimit tim isha i vetëdijshëm për vështirësitë që do të haste AK si projekt politik dhe unë si pjese e përbërëse e tij. Familja ime që nga origjina ka luftuar dhëmbë për dhëmbë me pushtuesit. Kjo ka bërë që fryma patriotike në familjen tim të ishte jo vetëm diçka e zakonshme, por edhe pjesë e pandashme e edukimit dhe formimit tim. Bisedat për ngjarjet historike, heshtjet e shqiptarëve, padrejtësitë, bëmat ishin e vazhdojnë të jenë një argument i rëndësishëm në familjen time. Po sikur të mos mjaftonin këto biseda, sepse periudha e studimeve në Itali më rriti akoma më shumë dashurinë për vendin dhe më ndihmojë të kuptoja rëndësinë e tij të pazëvendësueshme. Kuptova më shumë rëndësinë e fjalës te “qenit shqiptar”. Kuptova se shqiptarët duhet të ishin më të bashkuar për të qenë më të respektuar e me të fuqishëm. Gjithashtu, fakti se zgjodha të studioja Diplomaci (Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomatike) me bëri të thellohesha akoma edhe më shumë me  padrejtësitë që na kishin bërë në shekuj të tjerët përmes lojërave të fëlliqura ndërkombëtare. Këto tre elementë më çuan tek Aleanca KuqeZi, e cila për mua i përfshinte këto tre elementë më së miri dhe i kishte të gjitha mundësitë t'i zhvillonte më tej drejt një progresi të garantuar.

Jam plotësisht i bindur se Shqipërisë i duhet dhe do i duhet një force politike si AK, e cila i jep shoqërisë shqiptare një krenari kombëtare dhe një shpresë europiane e perëndimore. Zgjedhjet e 23 për arsye që tashme dihen e goditen rëndë këtë forcë politike. Megjithatë, për shkak të filozofisë dhe misionit që ajo mbart, vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm dhe i pranishëm në sistemin politik shqiptar. Mendoj se tashmë për vetë AK ka kaluar ai që quhet shock i menjëhershëm zgjedhor. Tani ka ardhur momenti që AK të ndërmarr disa hapa të rëndësishëm funksional dhe strukturor që i rikthejnë asaj forcën dhe nderin e merituar në një mjedis politik të pamerituar. 

1. Gjetja e partnereve politike. Sistemi politik shqiptar është i ndërtuar në një formë të tillë që nuk lejon mbijetesa personale. AK duhet të zgjedh se më kë kahë politik duhet të pozicionohet. Për shkak të filozofisë së saj dhe natyrës së saj opozitare (pas zgjedhje e ka de facto këtë status) duhet të rigjej mekanizmat politike për një riafrim konkret me të Djathtën. Pas zgjedhjeve shumë gjera kanë ndodhur dhe kanë ndryshuar e për këtë arsye edhe vetë e Djathta klasike shqiptare po riformatohet. De facto, edhe pse me karakteristika të ndryshme AK tashmë është një forcë e Djathtë, sepse të gjithë eksponentët dhe aktivistët me bindje të Majta u larguan. Kjo do ta bente edhe më të lehtë procesin dhe konsensusin e brendshëm për afrimin e AK me kahun klasik të Djathtë. AK nuk ka privilegjin dhe mundësitë të qëndrojë e vetme në luftën e ashpër që mund të fillojë në muajin shtator mes të Djathtës e të Majtës. Duke mos përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, brenda dy viteve do të jenë zgjedhjet për pushtetin lokal. Beteja për Bashkinë e Kryeqytetit do të jetë shumë e ashpër, sepse kryetari aktual nuk mund të konkurroi më për këtë poste, sepse pas zgjedhjes së tij në krye të PD, optika e tij e politike zhvendoset drejt pushtetit qëndror. Gjithashtu, ish kryetari i Bashkisë që tani është Kryeministër nuk mund tëe garojë për një ripozicionim të tillë. Dihet se beteja e fundit mes Ramës e Bashës përfundojë me një diferencë të vogël votash. Po të kemi parasysh se me gjithë sulmet, AK në Tiranë ka marrë rreth 7 mijë vota, atëherë, le të mendojmë pak peshën dhe sa përcaktuese do të jetë ajo në fitoren e re të zgjedhjeve për pushtetit vendore. Mendoj se AK dhe e Djathta klasike kanë një nevojë simbiotike për të përcaktuar ekuilibrat e rinj politik. Kjo nuk do të thotë se AK ka një elektorat prej 7 mije votuesish. Realisht ajo ka shumë më shumë dhe duhet të punojë për ta dhjetëfishuar atë deri në datën e re të zgjedhjeve për pushtetin vendor. Hapja e AK nuk duhet të ndodh vetëm me partitë e sistemit të brendshëm politik, por edhe me partitë e tjera shqiptare ne Rajon. AK duhet te rivendos e te intensifikoje marrëdhëniet e saj vëllazërore e politike me partitë shqiptare të Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës. AK në politiken e saj ka edhe optikën kombëtare, e cila kërkon bashkëpunim me faktorin shqiptar. Paragjykimet e panevojshme e të pa shpjeguara nuk i bëjnë mirë të ardhmes politike që AK meriton të këtë. 

2. AK duhet të shtojë radhët e saj edhe në strukturat drejtuese duke mos vëne kusht faktin, se nuk duhet të këtë personalitete që kanë pasur më parë angazhime politike. Angazhimi politik i çdo personi nuk përcakton nivelin e fajësisë së tij. Në Shqipëri ka plotë personalitete që në të kaluarën kanë pasur angazhime të shkurtra politike, por që nuk e kanë njollosur personalitetin e tyre me skandale, korrupsion e keqqeverisje. AK duhet të dëshmojë së është e hapur për çdo personalitet që nuk e ka njollosur biografinë e tij pavarësisht nëse është angazhuar apo jo më parë në politikë. 

3. AK duhet të zgjidh situatën e black out-it që aktualisht ekziston me shumicën e mediave shqiptare. Kjo situatë e rëndë dhe e pa precedent censurimi që i ka ndodhur AK duhet të zgjidhet përmes rikanalizimeve dhe negocimeve me gazetarët më të njohur si dhe me administratorët e organeve të shtypit. Kontribute të rëndësishëm për daljen e AK nga statusi i censurimit do të luaj edhe fakti nëse ajo do të pozicionohet me palët klasike të politikës.

4. AK deri tani ka treguar një forcë dhe një energji të madhe të angazhimit të saj për çështje që lidhen me sigurinë kombëtare, bashkimin kombëtar dhe të drejtat e shqiptarëve në Rajon. Ok! Kjo është diçka shumë e mirë, por AK duhet ta zgjerojë gamën e saj. Ajo duhet të fillojë të trajtojë dhe të jetë akoma edhe më shumë sensibile për problemet e brendshme sociale dhe ekonomike të vendit si: papunësia, varfëria, mungesa e sigurisë së jetës, turizmi, arsimin, pensionet, ndihma sociale, mosha e tretë dhe shëndetësia. 

5. AK duhet ta pranojë si një realitet të domosdoshëm dhe të rëndësishëm BE dhe nuk duhet të mbajë qëndrime, të cilat bien në kundërshtim me proceset dhe objektivat që vetë BE ka në Rajon duke përfshirë edhe rolin gjithëpërfshirës të shqiptarëve.

Monday, August 12, 2013

Nacionalizmi Liberal sipas Mill, Acton dhe filozofia e Aleancës Kuq e Zi

Alban Daci

Gjatë shekullit të XIX liberalizmi mbështet lëvizjet e pavarësisë nacionale mbi bazën e disa supozimeve:
1.       popujt duhet të posedonin disa dimensione për të mbijetuar në këndvështrimin ekonomik kulturor;
2.   Lindja e kombeve interpretohej si proces ekspansioni;
3.       Kombet e vogla që nuk mund të garantonin një të ardhme të pavarur, duhet të asimiloheshin nga kombet me të avancuara.
Në realitet, nëse para ’48 liberalizmi dhe nacionalizmi përfaqësonin dy ideologji që identifikoheshin me vlerat e progresit të shtresës së mesme, të cilat u kundërviheshin forcave politike konservatore e reaksionare, pas ’48 , marrëveshja mes lirisë dhe kombit bëhet e dukshme, sepse Shtetet vendosin të realizojnë principet liberale për të ndjekur unitetin politik, siç e demonstrojë rasti i Gjermanisë.
Çështjes së nacionalizmit dhe të kombeve J. Stuart Mill, një ndër eksponentët kryesor të liberalizmit anglez të shekullit XIX, nuk i dedikon një publikim specifik, por nga leximi i shkrimeve të tij është ndërtuar ajo që quhet sot teoria milliana e cila rezulton komplekse e hollë, sepse mbrojtja e principit të vetëvendosjes është i  lidhur ngushtë me reflektimin mbi një qeveri përfaqësuese dhe me termat me karakter kombëtar, të racës, të marrëdhënieve ndërkombëtare, të imperializmit britanik e të patriotizmit.
Në punimin e vitit 1861 me titull “Konsiderata mbi një qeveri përfaqësuese”, Mill shkruan që objektivi i “qeverisë së mirë” duhet të progresi social e individual që matej me termat ekonomik, politik, moral dhe intelektual: pra ai duhet të koencidonte me demokracinë përfaqësuese.
Supozimet e demokracisë përfaqësuese ishin në mënyrë thelbësore katër:
1.       E drejta e përfaqësimit të minoriteteve
2.       Një shtetësi e formuar
3.       Një elitë kompetente për të realizuar të mirën e përbashkët
4.       Sufraxhi universal ( e drejta e votës e femrave dhe meshkuj, pa asnjë lloj diskriminimi mbi baza ekonomike, sociale, fetare,  race).
Supozime të tilla ishin në gjendje të anulonin rreziqet e demokracisë, ose paaftësinë politike të popullit, një qeveri subjekt i  interesave të veçanta e të “tiranive të shumicës”, përshkruar nga Tocqueville tek “Demokracia në Amerikë”.
Në kapituj përfundimtarë të punimit të tij, Mill thekson çështjen e koincidencës mes një sistemi përfaqësues dhe doktrinës së re të nacionalizmit: sipas Mill qeveria përfaqësuese përputhej me principin e nacionalizmit, përderisa stabiliteti politik i një shoqërie ishte e garantuar edhe nga ndjenja kombëtare, ku burimet e saj ishin identiteti i fatit politik, një histori e përbashkët , një komunitet me tradita bashkë me bashkëndarjen e gjuhës, fesë e kufijve gjeografik.
Në mënyrë më të saktë një qeveri përfaqësuese kërkon atë që Mill e përcakton një “opinion homogjen publik” , ose shprehjen e jo të njëjtëve opinioneve, por të një nacionaliteti të përbashkët, ku për nacionalizëm Mill kuptonte një ndjenjë me interesa të përbashkët mes atyre që jetojnë në të njëjtën qeveri dhe brenda të njëjtëve kufij historik ose natyra: pra, institucionet e lira mund të realizoheshin nëse kufijtë e qeveri koencidonin me kufijtë e kombeve.
Nga kjo rrjedhin dy pasoja: para së gjithash, Mill refuzon gjithmonë zgjidhjen e shteteve multinacionale, sepse ato nuk mund të garantonin homogjenitetin kulturor, faktor thelbësor për të garantuar një sovranitet popullor dhe një demokraci gjenuinë: brenda një Shteti multinacional konflikti me popuj të racave dhe gjuhëve të ndryshme ishte një pengesë për qeverinë përfaqësuese dhe institucionet e lira; në vend të dytë ai mbron të drejtën e popujve europian për vetëvendosje e dënon politikat liberale të perandorisë së asburgëve (që kishte në vetvete 11 kombe të ndryshme).
Duhet të nënvizojmë se në shkrimet e tij, Mill nuk njeh kurrë një vlerë absolute tek principi i nacionalizmit, sepse sipas tij në disa realitet europiane (Franca, Gjermania lindore, Hungaria) principi i nacionalizmit nuk mund të ishte i adoptueshëm.
Mill njeh tek principi i nacionalizmit një instrument të vlefshëm për të ndjekur objektiva të tjerë (qeverinë përfaqësuese) por nuk e inkurajon, sepse nuk njihte një vlerë në konservimin e kulturave kombëtare.
Në shkrimet e viteve ’30, ’40 paraqet një interes në studimet e karaktereve kombëtare. Në mënyrë më të theksuar ai bën një reflektim mbi Coleridge, sipas tij stabiliteti i një shoqërie politike varej edhe nga një akt i fortë dhe aktiv i principit të kohezionit mes anëtarëve të të njëjtit komunitet: sipas Mill kjo do të thotë të edukosh individët për bashkëpunim dhe pjesëmarrje dhe jo t’i ushqesh ata me denjat e urrejtjes dhe të diferencës.
Lord Acton publikon punimin e tij Nationality vetëm një vit pas publikimit millian “Konsiderata mbi governën përfaqësuese”. Acton në përcaktimin e principit të nacionalizmit si rrezik kryesor të principit të lirisë propozon një krahasim mes sistemit politik francez dhe atë anglez. Tek i pari ishte realizuar principi demokratik i bashkimit kombëtar, ose më saktë nacionalizmi ishte themeluar mbi supermadhësinë e vullnetit kolektiv (demokracia e nacionalizmi ishin bashkuar në mënyrë të rrezikshme); nacionalizmi refuzonte traditën e të drejtave ekzistuese, duke aluduar popullin me utopinë e një Shteti homogjen nga këndvështrimi nacional, ku nuk kishte përzierje racash.
Kundër sistemit politik francez, Acton vendos sistemin politik anglez ku ishte aplikuar principi liberal i lirisë nacionale. Anglia si Franca e kishte kundërshtuar formën e Shtetit Absolut, por nuk njihte në principin nacional një element superior për të përcaktuar formën e qeverisë: ai inspirohej tek diversiteti dhe uniformiteti, tek ligjet e historisë dhe në një të ardhme ideale.
Acton, arrin të vendos përballë teorisë së unitetit kombëtar teorinë e lirisë: tek e para Shteti kombëtar impononte një uniformitet kulturor (një homogjenizim të ideve dhe zakoneve), sepse themelohet mbi konceptin prehistorik të ‘kombit’, ose mbi baza të menduara si ‘natyrale’ si raca, gjuha, territori, për të këtë arsye për të bërë pjesë në një komb konsiderohej një fakt natyral dhe spontan; ndërsa teoria e lirisë  gjente aplikimin e saj në një Shtet multinacional, sepse tek ai afirmohej primati i Lirisë së individëve dhe të popujve mbi principin e nacionalitetit.
Liria është një konstruksion human, pra artificial që kërkon institucione të një strukture legale (Shtetin e së Drejtës) dhe implikon norma e vullnet për ruajtjen e tij.
Acton i mëshon fort Shtetit multinacional dhe në punimin e tij me titull “Liria është rezultat i kombinimeve të uniteteve më të vogla politike të realizuar në formë spontane në komunitete (pikërisht nacionalitetet) dhe të organizuar në unitete politike më të gjëra (në Shtete multinacionali).
Ai harton primatin e Shteti multinacional mbi bazën e tre principeve:
1.       Liberalizmi progresiv: progresi i një shteti, shkruan Acton, ishte më i madh nëse tek ai bashkëjetonin popuj e raca të ndryshme, ku ato inferioret  mund të zhvilloheshin dhe ku principi i lirisë ishte i garantuar. Principi i nacionalitetit mund përfaqësonte një fazë të ndërmjetme mes një gjysmë finaleje, të asimilimit të uniteteve të vogla politike në forma superiore organizimit politik. Në këtë reflektim bëhet më e qartë kritika që Acton i bën J. Stuart Mill: sipas historianit anglez, Mill, që mbështet shkrirjen mes lirisë e nacionalitetit  nuk parashikon rrezikun e nacionalizmit, që, në përcaktimin e korrespondencës mes Shtetit dhe nacionalitetit të shumicës, dënonte minoritetet kombëtare . Të drejtat e nacionalitet duhet të njiheshin,  por pa legjitimuar teorinë nacionaliste.
2.        Një patriotizëm harmonik: siç theksuam Acton ndriçon dallimin konceptual mes kombit/racë (ku lidhja e popullit me racën është tipike fizike dhe natyrale) dhe Shteti/etik, ku detyrat e një populli kundrejt Shtetit janë të natyrës etike, siç është vlera e patriotizmit, ku interes personal vendoset në shërbim të mirës së përbashkët.
3.       Historia e kombi. Historia shkruan Acton ka një vlerë absolute që legjitimon historianët dhe shpreh një gjykim moral duke apeluar kodin etik universal.
Ka dy mënyra thelbësore për të kuptuar identitetin nacional. I pari i konsideron personat që jetojnë brenda kufijve të një Vendi si pjesë të kombit, pa dallim etnie, race ose feje. Ky nacionalizëm liberal ose civil është ai me të cilën identifikohen amerikanët modern. Ndërsa nacionalizmi etnik e gjen forcën e tij emotive nga koncepti sipas të cilit anëtarët e kombit janë pjesë një familje të zgjeruar, të mbajtur bashkë nga lidhjet e gjakut. Është ekzistenca subjektive rreth ekzistencës të një ‘ne’ të përbashkët që ka peshë. Elementet që ndajnë grupin nga outsider (jashtmit) varijojnë sipas rasteve dhe kohërave, dhe vetë natyra relative e kufijve tokësor që ka dobësuar kuptimet konkrete. jo më pak, siç thekson Ëalker Condor, studiues i nacionalizmit, “Nuk është ajo që ekziston, por ajo që njerëzit besojnë se ekziston për të prodhuar pasoja sjelljesh”. Pikat e rëndësishme të nacionalizmit janë se kombet ekzistojnë, dhe çdo kombi duhet të ketë Shtetin, dhe çdo Shtet duhet të jetë i përbërë nga anëtarët e të njëjtit komb.
Historia europiane na konfirmon se në një moment të parë nacionalizmi, në zonën perëndimore, ishte i natyrës liberale, dhe vetëm më vonë, në territoret e Europës lindore, fillon të implikohet me termat etnik. Kjo ka ndodhur, sepse nacionalizmi liberal kishte më shumë shanse të lindte në Shtete të karakterizuar nga një gradë homogjenizimi etnik. Vetëm pak para shekullit të XIX, vendet si Anglia, Franca, Portugalia, Spanja e Zvicra, konfigurohen format e para të Shtetit-nacional (Shtetit-komb), ku ndarjet etnike ishin te rregulluara nga një histori e gjatë e homogjenizimit kulturor e social.
Ardhja e nacionalizmit etnik, siç ka shpjeguar sociologu Ernest Gellner, nuk përputhet me ndonjë gabim gjatë historisë. Konkurrenca ushtarake e Shteteve krijoi në fakt një nevojë në rritje të burimeve kombëtare, duke i shtyrë, drejt një rritje të vazhdueshme ekonomike.
Shoqëritë moderne janë të bazuara mbi principin e barazisë sipas të cilës, të paktën në teori, çdo kush mund të aspirojë për çdo pozicion ekonomik. Në praktikë, para së gjithash, jo çdo kush ka shanse të mobilizimit ekonomik, jo vetëm për të aftësitë e ndryshme individuale. Mobilizimi, në fakt, varet nga ‘kapitali kulturor’ për të cilin flasin ekonomistët; prandaj, kompetencat dhe skemat e sjelljeve që inkurajojnë e mbështetin individët e grupeve janë ato më fituesit.  Për shembull, grupet më një trashëgimi tradicionale të realizuar nga një formim dhe aftësi në tregti tentojnë të lindin e të ecin para, ndërsa ato që nuk e kanë këtë mbesin mbrapa.
Siç shikojmë etnonacionalizmi ka një bazë psikologjike si dhe një bazë ekonomike. Krijimi i një lidhje të drejtpërdrejtë mes individit dhe qeverisë vendos në akt Shtetin modern që ka dobësuar lidhjet tradicionale që mbajnë bashkë individët në hapësirën e njësive dhe të formacioneve sociale të ndërmjetme: familja, komuniteti, kisha. Duke shtuar, mobilizimi social dhe gjeografik në rritje dhe individualizmi/autodeterminizmi, ekonomitë e tregut e kështu me radhë kanë plotësuar veprën. Rezultati është një boshllëk emotiv shpesh i pasqyruar me forma të reja të identifikimit shpesh të orientuar drejt matricës etnike.
Ideologjia nacionaliste pasqyron marrëdhënien mes Shtetit dhe kombeve të mirëpërcaktuara. Siç thekson Lord Acton në vitin 1962, “duke bashkuar shtetin dhe kombin, nacionalizmi në praktikë vendos një kusht të subalternimit pa apeluar nacionalitet e tjera që mund të gjenden brenda atyre kufijve...
Për të analizuar se çfarë doktrine duhet të përdor Aleanca Kuq e Zi në lidhje Çështjen Kombëtare është mirë të analizojmë proceset e shpalljes së Pavarësisë. Ja car shkruan Gustav Meyeri për shqiptarët: Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve të lashtë, të atij populli dikur aq të madh që banonte gjithë Ballkanin, madje edhe më tej, një popull, i cili në fatin e tij tragjik nuk gjen shok në historinë e popujve europianë përveç njërit, Keltëve. Kështu, edhe nga ky fis i madh i ilirëve nuk ka mbetur veçse një pjesë e vogël e bregut lindor të Detit Adriatik. Shqiptarët u gjendën atje jo tani, por para mijëra vitesh. Sigurisht, kanë dy mijë e pesëqind vjet e ndoshta më tepër që banojnë në tokat e tyre. Ata ishin aty kur grekët kryen hovin e madh të kulturës së tyre që shohim sot. Me sa dimë, shqiptarët përmenden për herë të parë në gjeografi Ptoleme. Fili i Maqedonisë bëri luftë me ta kush deshi të zgjeronte mbretërinë e vet dhe të pushtonte edhe Greqinë. Po ashtu edhe i biri, Aleksandri, kur deshi të vazhdojë veprën e tij”.
Ndërsa konti Berchtoldi ja car shkruan: “Nëse ekzistenca e një kombi shqiptarët vihet në dyshim nga dikush, atëherë do t’i thosha se Shqiptarët, me gjithë rrethanat e disfavorshme gjatë shumë shekujve, kanë ditur të ruajnë të pacenuara traditat kombëtare dhe veçoritë etnike. Në qoftë se ne u japim tani atyre mundësinë për të përvetësuar të mirat e kulturës perëndimore, në një shkallë më të lartë, atëherë unë nuk do ta shihja si të pashpresë një projekt të tillë”.
Shqiptarët si rrallë herë në historinë europiane patë pengesa dhe vështirësi të mëdha në bashkimin kombëtar si një identitet politik. Siç shihet vetëm po të analizojmë këtë dy shembuj del qartë se nuk mund të vihet në dyshim ekzistenca e një kombi shqiptar me veçoritë e tij të dallueshme etnike. Siç thamë nacionalizmi liberal është një fazë e dytë pasi të jetë kryes faza e nacionalizmit etnik. Pra, pasi të krijohet një shtet-komb atëherë ky i fundit përmes institucioneve të tij mund të ndërmarr një hap të dytë të bashkëpunimit dhe të identifikimit përmes qeverinë përfaqësues dhe elementëve të demokracisë për të përfshirë e asimiluar edhe etni të tjera.
Ekzistenca e Kombit Shqiptar nuk mund të vihet më në dyshim për shkak të fakteve historike si dhe për shkak të aktit të shpalljes se Pavarësisë në vitin 1912. Megjithatë, Shqiptarët edhe pse arritën të mbanin të bashkuar kombin në aspektin historik, kulturor dhe gjuhësor, ato nuk arritën këtë bashkim ta përkthenin edhe në një bashkim politik përmes një qeverie përfaqësuese gjithëpërfshirës e me element demokratik.
Për këtë arsye mendoj se si fillim Aleanca Kuq e Zi duhet të ndjek një nacionalizëm etnik të butë me tendencë drejt një nacionalizmi liberal. Mendoj dhe jam i bindur se në këtë prizëm duhet të shikohet edhe bashkimi. Qëllimi final i Aleancës Kuq e Zi duhet të jetë shteti multinacional që Lord Acton e analizon mbi bazën e tre principeve: Liberalizmit progresiv, të patriotizmit harmonik dhe të historisë së kombit.  Pra, Bashkimi Kombëtar shqiptar duhet të ketë për qëllim bashkimin e shqiptarëve, por duke respektuar minoritetet dhe duke i integruar ata drejt një progres të një qeverie te mirë të pasqyruar në institucionet e lira e demokratike.


Saturday, August 10, 2013

Gabimet e Berishes

Alban Daci

Berisha shkruan ne facebook, se mbetet njeriu i se vertetes dhe eshte i parimit se vetem Zoti eshte i pagabueshem e per kete arsye ai po perpiqet te gjeje gabimet qe ka bere. Mendoj se gabimet e Berishes duhet te ndahen ne dy pjese:

1. Gabimet qe lidhen me humbjen e pushtetit
2. Gabimet qe lidhen me menaxhimin e pushtetit

Te fillojme me te parin, i cili per nga procesi eshte i fundit. Berisha e humbi pushtetin, sepse ky do te ishte mandati i tij i trete. Pra, ai nuk duhet ta konsideroje humbje, por nje proces krejt normal ne nje vend qe kerkon te kete nje model perendimore te demomracise. Eshte thuajse e pamundur te fitohej mandati i trete me Berishen, i cili kishte me shume se pese mandate qe konkuronte e luftonte. 
Berisha, le te themi, ishte i konsumuar politikisht per shkak te viteve te shumta  politike qe kishte mbi shpine. Duke qene se per me shume se pese mandate, qe konvertohen ne me shume se 20 vite, ne te mire e ne te keq, Berisha kishte qene protagonisti i vetem i Qeverise dhe i PD. Per kete arsye si urrejtja ashtu edhe dashuria binin direkt mbi Berishen.

Pra, Berisha humbi pushtetin per shkak te konsumimit te tij te natyrshem si ne ekzekutiv ashtu edhe ne jeten politike. Nje arsye tjeter eshte se per shkak te angazhimeve vetem ne nivelet me te larta politike e shteterore, Berisha ishte larguar nga realiteti social-ekonomik i vendit. Kjo beri qe disa deklarata te tij per rritjen ekonomike te konsideroheshin lajthitje dhe jashte realiteti. Mendoj, se me Berishen po ndodhte ajo qe kishte ndodhur me Enver Hoxhen, njerezit qe kishin pushtet e qe qendronin rreth tij, duke ju servilosur i raportonin se gjerat shkonin shume mire. Pra, keta njerez, qe ne shumicen e rasteve ishin edhe ministra nuk i treguan kurre realitetin social-ekonomik qe po perjetonte vendi. Kjo prape shpjegohet me konsumimin politik te tij per shkak te angazhimit te gjate e te mbushur me plote sfida e veshtiresi. 

Persa u perket gabimeve qe lidhen me menaxhimin e pushtetit do te thosha, se Berisha edhe pse deklaronte se ishte i djathte e se perfaqesonte nje force tradicionale te Djathte, ne te vertete ai nuk arriti kurre ta bente de facto kete ndarje ideologjike tek PD e per rrjedhoje as ne Qeveri. Berisha ne te vertete mund te konsiderohet si njeriu i te Djathtes, por ai ishte i rrethuar me bashkepunetore puro komuniste, ose edhe me keq, me njerez qe i perkisnin periudhes enveriste. Berisha, njerezit e vertete te familjeve fisnike, por ish te persekutuara nuk i afroje kurre ne proceset politike te PD dhe te vendimmarrjes ne Ekzekutiv. Fakti eshte se ai nuk arriti te bej purifikimin e PD. Ai humbi edhe betejen e prones private dhe te pronareve te vertete. Pra, ai ishte njeriu i nje partie si PD, qe pretendonte se ishte nje force tradicionale e Djathte, dhe nuk u perfaqesua asnjehere nga pronaret. Gjithashtu, ai ne menyre te pakuptimte perkrahu e mbajti aleate, te cilet nuk prodhonin konsensus elektoral te majtueshem per te prodhuar vota e per te garantuar fitore. Pra, te gjithe aleatet e Berishes nuk benin as tre perqind te elektoratit shqiptar. 

Shqiperia ne gjithe periudhen e tranzicionit ka pasur vetem nje force te madhe, le te themi, te Djathte si PD, e cila ka ardhur ne pushtet vetem, kur i ka fituar e vetme zgjedhjet. Edhe qeverisjen e 2009, Berisha e garantoje duke qeverisur me nje parti te majte si LSI e jo fale votave te aleateve te tij te djathte. Nga ai momente Berisha, duhet te kishte gjetur rruge te tjera e do te ishte bindur se aleatet e tij te djathte nuk prodhonin mandate dhe vota qe do i duheshin per te fituar. 

Gjithashtu, Berisha nuk e hapi PD drejte te rinjve, idealiste, te djathte qe do ta kishin freskuar me energji, imazh dhe vizione. Pra, ajo qe po ndodh tani tek PD me fitoren e Bashes duhet te kishte filluar te ndodhte menjehere pas zgjedhjeve te 2009. Gjithashtu, Berisha u perpoqe te riintegronte brenda PD ish njerezit e kesaj partie qe e tradhetuan dhe i shpallen hapur lufte. Ai me shpresen se do te rikthente konsensusin dhe votat,  vendosi te ripranoje te larguarit si Pollo, Imami, Ceka, Shehi e te tjere. Koha tregoje se ata jo vetem nuk i shtuan elektorate siç kishte besuar, por e shkaterruan me arrogancen e tyre imazhin e qeverisjes dhe te vete PD. Keto njerez si burokrate te vjeter, preferonin te qendronin neper kafene e zyra dhe bene nje shkeputje totale nga elektorati. 

Megjithate, tashme koherat kane ndryshuar per shkak te zgjedhjeve te reja e per kete arsye duhen protagoniste te rinj qe mund te ringrejne te Djathten shqiptare. Basha mendoj se eshte nje gjetje e mire, por ai nuk duhet te besoje me tek brezi i vjeter, te cilet jane te vetmit fajtore per humbjet e zgjedhjeve. Ndersa, kontributi i Berishes mendoj se akoma eshte i domosdoshem per PD dhe krejt te Djathten. Mbaj mend gjetjen e duhur qe beri Partia Republikane duke e bere liderin e saj historik z. Sabri Godo, kryetar nderi pasi ai vendosi te largohej nga jeta aktive politike. Do te ishte nje gjetje e ngjashme dhe e duhur edhe per Berishen tek PD. Ai mund te vazhdoje te jap kontributin e tij ne skema politike, ne opinionin publik per te gjithe te Dajthten shqiptare.


Thursday, August 8, 2013

Ceshtja e te larguarve te AK!


Alban Daci

AK nga nje levizje ne parti politike u be trendy i politikes shqiptare. Ajo u be e tille per shkak te imazhit e forces te se vertetes qe paraqiste kryetari dhe themeluesi i saj z. Spahiu, per shkak te angazhimit tone 24 oresh e krejt vullnetar, sepse besonim se kishte ardhur momenti per ndryshime te medha e rrenjesor ne vendin tone te dashur. Lexova nje artikull (ose me sakt intervisten qe kishte dhene per gazeten Panorama) te z. Pashaj, ku nder te thera tregon arsye pse u largua nga Kreshniku. 

Se pari z. Pashaj, Ju nuk u larguat vetem nga Kreshniku, por nga mijera KuqeZi qe kishin besuar tek ju, qe ju kishin duartrokitur ne mitingje, ne konferenca dhe ju kishin shtrenguar doren me plot shprese se ju bashke me Kreshnikun, drejtuesit e tjere do te ishit shpetimi i mjerimit te jetes se tyre. 

Megjithate, z. Pashaj, ju nje menyre apo ne nje tjeter i braktiset ata ne momenet me te rendesishme. C,eshte e verteta duke qene se kemi qene bashke ne Sekretariatin e AK, nuk kam degjuar shpesh nga ju projektide apo iniciativa. Nuk di te kesh shfaqur ndonje ide dhe te mos kesh gjetur mbeshtetje nga gjithe Sekretariati dhe vete ai qe ju i thoni Kreshniku, kurse une preferoj t'i them Kryetari. Po te analizojme parti te ngjashme si AK, do te kuptojme se keto parti identifikohen me vete liderin e saj. Pra, AK ishte Kreshniku e Kreshniku ishte vete AK. Ky eshte nje realitet dhe nuk mund ta vohoj askush. 

Z. Spahiu mud te kete shume te meta duke qene se ai eshte njeri dhe cdo njeri ben mekate dhe te mira. Difekti me i madh i z. Spahiu ishte se ai mbajti afer njerez, te cilet qe ne fillim ishin projektuar per ta tradhetuar. Nuk ka ndodhe ne asnje projekt politik shqiptare qe te kete pasur kaq shume tradheti dhe largime, te cilat edhe pse duken te rastesishme, une nuk mendoj se ishin ashtu. 

Une, vazhdoj te mos e konceptoj faktin se largimi juaj dhe i kolegeve te tjere na paska qene se pse nuk beme aleance me te Majten. Ma thoni nje rast ne bote, ku themeluesit kryesore te nje partie largohen, sepse lideri i saj nuk u bashkua me nje parti tjeter. Une, cdo dite qe kalon jam i mendimit qe te gjitha ngjarjet e tradhetive tek AK, ishin te gjitha te projektuara qe ne fillim. AK ishte nje parti shqiptare e me filozofi puro patriotike. Ishte hera e pare ne sistemin politik shqiptare qe beheshin hapur kerkesa kombetare qe per sistemin politik shqiptar kishin qene tabu. 

Ju thoni se nje nder arsyet e largimit tuaj ishte edhe kerkesa per referendum per bashkimin e Shqiperise me Kosoven. Nga cdo shqiptare mund ta prisja kete, por nga ju jo. Si mund te thoni se qenka arsye largimi kerkesa per referendum. Keto kerkesa ishin nga te rinjte qe benin shumicen tek AK, te cilet ne cdo takim therrisnin "Shqiperi etnike" e mbanin pa u lodhur mbi supe flamurin tone kombetar. A nuk ishit Ju, Une, Kreshniku e te there' qe ndjeshim mire gjate kohes qe mbanim ligjerata e aktivistet me entuziazem therrisnin "Shqiperi etnike". Ne asnje aktivitet te partive te tjera nuk ishin degjuar per 20 vjet thirrje te tilla legjitime e kombetare. 

Ne nje nga takime e mia ne Nj.11, ku ishte i pranishem dhe kryetari z. Spahiu e ju bashke me te tjeret ishit larguar mbajta nje ligjerate duke thene: "tek Aleanca ka njerez qe nga mengjesi deri darke jane te shqetesuar se me e ke parti do te bejne aelance, se a do te shkonim Majtas apo Djathtas dhe nuk punojne e nuk besojne ne idealet e partise ku kane aderuar". Nga kjo pjese e ligjerates time eshte e gjithe filozofia per te gjithe ata qe u larguan me shpresen per te shkaterruar nje projekt politik. Ndoshta ikjet e lodhen Aleancen, por jam i sigurt se misioni i saj akoma nuk eshte permbushur. Misioni do te vazhdoje me ne se pa ne, sepse ceshtja shqiptare ka pasur te larguar, por kurre nuk ka reshtur se ekzistuari.