Alban Daci
Kjo pytje edhe pse mund te duket naive eshte per te treguar nje proces fals qe po ndodh brenda PD. Plasen kandidaturat per kryetarin e PD a thua se me vertete u "lirua" atje dhe gjithkush mund te behet kryetar i forces me te madhe opozitare.
Kryetari historik dhe ne detyre tha: ka ardhur momenti qe zevendesi im te zgjidhet permes procesit demokratik "nje anetare, nje vote". Pra, me pak fjale nga poshte lart dhe jo anasjelltas. Se pari, duhet te shpjegojme se ky proces ka rezultuar i deshtuar per sistemet politike europiane, te cilat jane te perbera me parti klasike qe kane struktura te mirepercaktuara dhe nje ideologji politike stabile.
Te besh procesin "nje anetare, nje vote" ne keto parti klasike do te thote te mohosh dhe te perjashtosh nga vendimarrja stablimentin e vjeter dhe krejt papritur te fuqizosh anetaresine e thjeshte ne proceset me te rendesishme te vendimmarrjes.
Lufta mes strukturave drejtuese dhe anetaresise se thjeshte ka bere qe ky proces ne shumicen e rasteve te jete i deshtuar ose problematik. I deshtuar ne kuptimin se perderisa rezultati dhe i gjithe procesit zakonisht kontrollohet po nga njerezit e vijes se pare te llogores se vjeter eshte manipuluar sipas interesave dhe qellimeve te pakices. Ne ato pak raste ku ka qene i rendershem procesi ka rezultuar i deshtuar, sepse ka zgjedhur ne krye te nje subjekti politik njerez te gabuar dhe aspak te dobishem.
Mjaftojme te permendim faktin e Partise Demokratike ne Itali, e cila per here te pare ne sistemin partiak italian futi procesin "nje anetare, nje vote". Per shkak te ketij procesi kjo parti thuajse u shkaterrua duke nderruar disa here liderin e saj. Ajo ka pasur nje stabilitet te vogel lidershipi dhe kjo eshte pasqyruar edhe ne zgjedhje duke marre nje rezultat te dobet. Kjo per shkak se ka pasur nje lufte te ashper e te vazhdueshme mes gladiatoreve te vjeter me optike klasike per funksionimin e partise dhe sfiduesve te rinj. Per te mos folur pastaj per zgjedhjet e personave te gabuar ne shume rajone te Italise. Une, mendoj se PD eshte nje parti e tipit klasik autoritar dhe e lodhur ngusht me liderin e saj historik e per kete arsye procesi i zgjedhjes "nje anetar, nje vote", do te jete fals dhe i kurdisur sa per te bere jehone per te shmangur brenda dhe jashte kesaj partie debatin e humbjes se thelle.
Jam i bindur se kryetari i ri kesaj force do te jete i dizenjuar dhe i preferuar nga lideri aktual e historik. A eshte mire kjo per PD dhe Opoziten? Se pari, mire apo keq keshtu do te ndodh e nuk ka si te ndodh ndryshe. Se dyti, sistemi politik shqiptar ashtu si shoqeria jone eshte e lidhur ngushte me procesin e moniklaturave.
Shoqeria shqiptare eshte e orientuar nga autoritarizmi, sepse akoma nuk ka njohur procesin alternativ, ate te liberalizmit. Per kete arsye them se Berisha nuk po ben asgje te gabuar, por vetem ate qe don anetaresia e PD. Ne kete kuptimin as une e askush tjeter, pervec te dizenjuarit te Berishes per ta zevendesuar nuk mund te jete nje kandidat potencial.