Wednesday, July 10, 2013

Ankthi i nje deshtimi te trasheguar sapo ka filluar


Alban Daci


Filluan ethet e para te deshtimit te qeverise se re ashtu si deshtoi Qeveria Papandreu e sapo ardhur ne pushtet. Deputeti Erion Brace paralajmeron se Qeveria ne ikja po ben krim financiar dhe se ne arken e shtetit mungon e miliona dollare. 
Tani qe ish Opozita u rikthye ne Pozite ka marr nje pasion te zjarre dhe nje sjellje prej Opozite. Mos valle kete sjellje dencuese qe po e ben tani duhet ta kishte bere para zgjedhjeve, kur Qeveria ne largim deklaronte se po ja kalonte edhe ekonomise se Gjermanise. Nese Pozita aktuale qe e ka shume deshire qe ne vendin dhe momentin e gabuar te silet sikur te jete akoma Opozite, do te njihte situate reale ekonomike te vendit nuk do te bente premtime prej perrallash se do te punesoje brenda mandatit te pare rreth 350 mije persona. Pra, kemi nje Pozite qe deshiron te jete Opozite, por qe nuk njeh as realitetin opozitar e as ate pozitare e shume shpejt do te jete e detyruar ta nderpres mandatin e saj pa e mbaruar. Shqiptaret duhet te pergatitetin per nje situate te ngjashme e pse jo edhe me te rende se ajo greke. Atehere lind pyetja: BE a do te kete deshire, interes te na ndihmoje edhe neve ashtu sic po ndihmon Greqine? Kjo varet nga sjellja e politikes shqiptare. Ankthi i nje deshtimi te trasheguar sapo ka vazhduar dhe kete po e kuptojne me vonese perfaqesuesit e PS, te cilet zgjedhjet i trajtuan thjeshte si nje fitore per te marre pushtetin dhe jo si nje sfide te veshtire per te shpetuar vendin nga nje krize te thelle ekonomike.