Alban Daci
Basha dhe Olldashi filluan betejen e tyre per kryetarin e PD, e cila ne fillim u duke si loje. Si duket loja filloi te nxehet dhe dalengadale po kthehet ne nje beteje te forte kladiatoresh.
Basha ka zgjedhur lojen e reformatorit dhe e gjithe beteja e tij eshte fokusuar tek ringritja e PD dhe tek qendrimet qe ajo duhet te mbaje me Poziten. Ai nuk ka zgjedhur te merret, le te themi, me kundershtarin e tij, e ndoshta kete e ben per te mos percare partine dhe per ta mos vleresuar publikisht si nje si te tille.
Ndryshe nga Basha, Olldashi e ka marre seriozisht betejen e tij dhe po merret seriozisht edhe me kundershtarin e tij qe si duket e respekton maksimalisht si nje potencial real e te forte. Olldashi here pas here nuk nguron te kerkoi mbeshtetjen e militanteve, te cilet historikisht kane qene forca e vetme qe e kane nxjerre nga balta PD. Ai ka zgjedhur te merret me LSI, per tu shfajesuar per marreveshjen qe beri partia e tij, e cila goditi dhe la pa pushtet besniket e vjeter te PD.
Mbreti i vetem i betejes se dy gladiatoreve eshte padyshim Berisha, i cili po e vezhgon nga tribuna e tij dhe kujdeset qe ajo te mos dale nga rrethi i sheshit te betejes. Sigurisht Berisha, njerin nga dy gladiatoret e pelqen me shume e ky padyshim eshte Basha. Ne kete drejtim Berisha ka bere gati nderhyjet anesore qe do te nderhyjne ne momentin decizive per te bere te mundur fitoren e Bashes.
Olldashi fillimisht e mori si shaka dhe loje garen e tij, ose te pakten kete pershtypje na dha, por shpejt nga takimet qe beri ai po mendon seriozisht per te qene kryetari i PD. Ndoshta historia e betejes se Olldashit eshte e ngjashme me beteje e Rames per kryetar te PS, qe te gjithe ne fillim e moren si budallik, por ai vete dekleraroi ne ate kohe se: jam totalisht i vetedijshem dhe i pergatitur per sfiden qe kam nisur. Me vone u kuptua se Rama kishte pasur te drejte, sepse mundi lidershipin e vjeter dhe u bo kryetarin i PS.
Megjithate, ka nje ndryshim te madh mes Berishes sot e Nanos ne ate kohe. Berisha duket se nuk eshte aspak i lodhur nga pushteti e kete e kuptojme nga nderhyrjet qe ben ne rrjetin social te facebookut dhe ne dekleratat per media.
Ndersa Nano ne ate kohe dukej me shume i merzitur nga pushteti se sa i lodhur, kurse Berisha eshte i forte dhe qendron tamam si nje mbret ne tribunen e tij qe e vezhgon me kujdes te madh ndeshjen e gladiatoreve te tij. Ai e di shume mire se kjo beteje duhet te perfundoje sipas desherises se tij dhe fituesi nese deshiron te mbijetoi duhet te marr pelqimin e tij te plote. Nese Berisha do te ule gishtin e tij te madh ashtu sic benin mbreterit e Romes se lashte per eliminimin e Olldashit, ashtu do te ndodhe.
Qellimi i vertete i Berishes nuk eshte fitorja e Bashes, sepse kjo per te eshte e thjeshte, por ai do te identifikoje publikisht klanin kundershtare dhe do ta eliminoje me idene se humbet garen e per kete arsye duhet te kaloni ne vijen e dyte te llogores.
Pra, Berisha do te shfrytezoje kete gare per te bere nje pastrim te helle lidershpi ne partine e tij. Ai eshte i vetedijshem se shume figura aty jane te konsumuara dhe nuk japin asnje garanci per te fituar sfidat e reja qe ka tashme PD ne rolin e Opozites.