Thursday, July 18, 2013

21 Janari pa emocione


Alban Daci


21 janari po trajtohet sa Majtas po ashtu edhe Djathtas sipas orekseve dhe interesave politike. Per fat te keq nje pjese e konsiderueshme e shtypit nuk mund te largohet nga keto interesa dhe pasione. 
Sot, na thote Rama per BBC se per 21 janarin pergjegjes eshte Berisha. Kjo nuk eshte ndonje gje e re, sepse ne rolin e kryetarit te Qeverise normalisht Berisha ka pergjegjesite e veta. Por, para se te shkojme tek pasojat e nje ngjarje eshte mire te analizojme shkakun. 
Shkaku i protestes se 21 janarit ishte trasmetimi nga programi Fiks Fare i vidios se Metes me Priftin. Nga kjo mori shkas qe vete Rama in primis t'u bene thirrje qytetareve te ndershem te dilnin ne protesta kunder korrupsionit dhe qeverise se korruptuar. Qytetaret te skandalizuar nga ajo qe kishin pare ne vidio dhe te pakenaqur me qeverisjen Meta-Berisha dolen gjithe mllef dhe urrejtje per te protestuar. Kush ka qene ate dite i pranishem e ka pare mire se ajo proteste nuk kishte aspak qellime pacifike. Lind pyetja a ishin frymezuar per te mos qene pacifik, apo mllefi i tyre ishte aq i madh kundrejt qeverise sa nuk u permbajten dot? Kjo eshte nje pergjigje qe duhet ta kishin dhene institucionet perkatese shteterore. Qytetaret pasi mbaruan guret qe kishin me vete dhe goditnin policine filluan te hiqnin edhe pllakat e bulevardit mes nderteses se Kryesise se Kuvendit dhe Kullave Binjake. Madje me kujtohet fare mire qe nje deputet mjaft i nderuar i PS qe sot eshte eliminuar nga strukturat drejtuese i afrohet njerit nga protestuesit qe po tentonte te hiqte pllaka nga bulevardi dhe duke i shkel me kembe doren i thote: mos i shkul pllakat maskara. 
21 janari dukej qarte se ishte nje beteje e mirefillte mes protetuesve dhe policise. Te paret ne sulme dhe te dytet ne mbrojtje. 
Ajo qe dua ti them Rames eshte, se shkaku i 21 janarit ishte vidio Meta-Prifti dhe pasojat e tij jane te qeverise e pse jo edhe te Berishes. Problemi eshte se si ju e justifikoni sot qeverisjen me Meeten? Kete pyetje duhet t'iu kishte bere gazetarja e BBC dhe per te cilen ju duhet te pergjigjeshit. Dihet se ne Shqiperi perdoret Machiavelli i cili thoshte: ogni mezzo usato per il potere e giustificato. Kjo ne shqip do te thote: Cdo mjet i perdorur per pushtetin eshte i justifikuar. Pra, ju e justifikoni marreveshjen me Meten si nje marreveshje me qellim final pushtetin e kjo sipas Machiavelit eshte e drejte dhe mund te trajtohet si nje dinjakeri. Megjithate, si mund ta justifikoni kete marreveshje para qytetareve qe protestuan ate dite? Si mund ta justifikoni para njerezve qe ate dite u flijuan ne emer te demokracise dhe te transparences? Po sikur neser te ndodh nje skandal i ngjashem ne qeverine tuaj dhe protestuesit do te vijne tek porta e Kryeministrise per t'iu larguar, ju cfare do te beni dhe si do te reagoni? Ne rast se do te zbatoni Kushtetuten ajo shkruan si e zeza mbi te bardhe se institucionen mbrohen!