Rama permes nje letre ne facebook u drejtohet te gjithe njerezve te zote te dorezojne CV tek adresa e tij e emailit per t'iu bashkuar ekipit te "rilindjes". Nga kjo thirrje e Rames nxjerrim disa analiza.
Se pari, eshte shume e rendesishme qe te zotet te dijne se nga kush do te lexohen CV e tyre. Nga njerez te zote dhe idealiste, apo nga politikan me kapacitete medioker ne profesion. Rama ka bere kualicion me nje parti si LSI, qe me shume ka mediokritet dhe maskarallik se sa zotesi profesionale. Pra, te zotet duan te dijne fillimisht kush do te jete stafi qe do te merret me leximin e CV e tyre.
Se dyti, thirrja e Rames tregon edhe nje ane tjeter te erret te forces se tij politike dhe te tijen personale. Permes kesaj thirrje kuptojme qarte se Rama ne parti ka njerez qe e kane bere politiken me prapaskena dhe me dallavere, por qe profesionalisht nuk kane asnje cilesi per te nderrmar me sukses sfidat e medha qeverise. Per fat te keq politika shqiptare vazhdon te ofroje rreth saj njerez me aftesi mediokere profesionale dhe perjashton njerezit qe kane cilesi dhe deshire per te punuar per kete vend. Gjithashtu, kjo thirrje deshmon edhe nje here se ka nje pasiguri dhe mungese esksperience per detyren e re te dhe ne nje gjendje paniku deshiron ta ndaj me sa me shume njerez.
Se treti, problemi i madh ne keto 20 vite eshte fakti se politika i ka perdorur te "zotet" per fasade duke i hedhur perseri ne rruge. Atehere lind pyetja: sa serioze dhe e sinqerte eshte thirrja e Rames? Une, kam dyshimet e mia!
Se katerti, shume i rendesishem eshte fakti, se ne cfare mjedisi do te fekondohen keta te zote. Pra, nese do te fekondohen ne nje mjedis me vlera intelektuale dhe profesionale, apo do te fekondohen ne mjedise, ku eprori mund te jete nga LSI, totalisht militant, aspak idealist dhe me karakteristika te theksuara arrogance.
Do te kishte shume me shume rendesi qe ekipi i "rilindjes" te ishte ndertuar qe ne fillim me te "zotet" dhe jo me njerez medioker e me para shume. Une, deri me sot vetem te "zote" nuk kam pare ne asnje parti politike e as tek PS e Rames.