Monday, July 15, 2013

Adriatiku mbetet endrra e serbeve


Alban Daci

Serbet kane kerkuar me cdo kushte qe ne fillim te shekullit te kaluar te kishin nje dalje ne detin Adriatik, te cilen e krahasonin me mbijetesen e tyre. Udheheqesi me i larte serb qe ka luftuar me se shumti per kete dalje ka qene Nikolla Pashiq, kryministri serb i cili thoshte: Serbia nuk derdhi gjak per zgjerime territoresh, sesa per lidhjen e saj me detin, pa te cilen do ishte e pamundur te zhvillohej ekonomikisht dhe politikisht. 
Deshira ishte as e madhe asokohe per Serbine qe te kishte nje dalje ne detin Adriatik sa ajo filloi te bente hapur kercenime kunder perandorise se Austro-Hungarise: "Nje port ne Adriatik eshte per Serbine nje ceshtje per jete a vdekje. Populli serb do te ngrihet kunder cdo perpjekje te Austrise per t'i mohuar Serbise detin". Keshtu kishte deklaruar asokohe nje drejtues i larte serb. 
Serbia endrren e saj per te pasur nje dalje ne detin Adriatik e siguroi me themelin pas Luftes I Boterore te Mbretesise se Bashkuar Serbe, Sllovene, Kroate. Megjithate ka historian qe mendojne se kjo mbreteri eshte krijuar para se te mbaronte Lufta I Boterore dhe Konferenca e Parit e gjeti te krijuar. Ja cfare shkruan historiania Mrgaret Macmillan ne librin e saj "Paris 1919" ne pjesen e dedikuar per Jugosllavine: "Konferenca e Paqes, ne kundershtim me cfare thone shume njerez, nuk e krijoi Jugosllavine- ajo tashme ishte krijuar, kur diplomatet e pare arriten ne Paris". 
Duhet te theksojme se SHBA ne ato kohe nuk e pane me sy te mire themelimin e shtetit te sllaveve te jugut. Willson do te shprehej ne ate kohe se:"Do te ishte gabim t'u jepej sllaveve te jugut flote ushtarako-detare. Keshtu do te behet nje komb i harbuar, meqe keshtu ata jane nje popull turbullues, dhe nuk duhet te kene nje flote qe te luajne mendsh". Ky eshte nje argument tjeter se vendet perendimore me perjashtim Francen, nuk e donin daljen e serbeve ne detin Adriatik. 
Serbet vazhduan te kishin nje dalje te gjere ne detin Adriatik edhe pas Luftes II Boteror me krijimin e Federates Jugosllave te drejtuar nga Partia Komuniste me ne krye Marshallin Tito. Madje, Tito mbajti kundrejt perdorimit te forces deri ne fillim te viteve '50 edhe Triesten, e cila historikisht njihej si territor italian. Serbet menjehere pas luftes masakruan e debuan ne zonen Fiume shume autokton italian. Ky territor do te rikthehej nen administrimin italian fale diplomacise te bere nga kryeministri De Gasperi. Kjo eshte nje deshmi theter qe verteton parashikimin e Willsonit se sllavet e Jugut nuk duhet te kene nje flote ushtarako-detare. De fakto serbet e humben daljen ne Adriatik me shperberjen e Jugosllavise pas konflikteve te pergjakshme. Izolimi i saj u korezua me shpalljen e Pavaresise te Mailit te Zi me 3 qershor 2006. 
Duhet te theksojme se SHBA, Gjermania, Anglia dhe deri diku edhe Italia kane luajtur nje rol te rendesishem qe Serbia pas konfliktive me baza nacionaliste te ndodhura pas viteve '90 te mos kishte dalje ne detin Adriatik. 
Megjithate, serbet kane shfrytezuar lidhje klanore te bazuar ne individe te vecante per te siguruar dalje ne Adriatik. Ne tete vitet e fundit flitet per nje prani te forte dhe te rendesishme sidomos ne brigjet e Adriatikut te Fazllic, i cili duke shfrytezuar lidhje dhe ineteresa me disa pushtetare ne Shqiperi ka siguruar nje akses te rendesishem ne Portin e Durresit si dhe ka siguruar, sic thone edhe prona te rendesishme bregdetare. Pra, shqiptaret qe kane vuajtur me se shumti nga prania sllave, fale disa pushtetareve te shitur kane perseri te pranishem mes tyre interesat sllave e serbe. Endrra Serbe per te pasur nje dalje ne Adriatik po mbahet gjalle nga disa pushtetare tradhetare shqiptare.