Sunday, July 14, 2013

A ka moral amnistia me serbet?


Alban Daci

Ne fillim te nentorit te motit 1912, nje korrespondent i Daily Chronicle ben nje pershkrim rrenqethes te situates: Qindra ushtare, dhjetra oficere te te gjitha rangjeve me treguan nje histori. Ndermjet Kumanoves dhe Shkupit, dy mije arnaut ishin masakruar, rreth Prishtines pese mije.
Pas renies se Shkupit, ne zona perreth ishin derguar patrulla te perforcuara, fshatrave arnaute u ishte vene zjarri dhe, kur banoret iknin me vrape per te shpetuar, ata vriteshin pa meshire. Dhjetra oficere me treguan se lumenjte ne ate zone jane plot me kufoma. Naten e fundit qe isha ne Shkup, 38 burra u moren nga nje repart ushtaresh, u pushkatuan trupat e tyre dhe u hodhen ne lume. E permend kete rast, sepse ma tregoi nje ushtar qe mori pjese ne pushkatim.

Serbet nuk po kerkonin t'i nenshtronin shqiptaret ne menyre te zakonshme, por synonin t'i shfarosnin. "Do t'i pastrojme, sepse kjo eshte menyra me mire", me thane ne dhjetra raste ushtare te gjitha rangjeve. Madje, nje ushtar ne Shkup me ftoi te vija me trupat e tij per nje ekspedite te tille dhe pastaj me ftuan edhe te tjere, nje lejtenant, kapiten dhe nje major me jepnin nje pushke dhe 250 fisheke dhe, nese vija, "do te shihja dicka". Kjo ftese mjafton. Per te konfirmuar gjithe ate histori te frikshme qe kisha degjuar. 

Kjo pjese eshte marre nga libri "Pavaresia" te gazetarit Ilir Ikonomi dhe tregon, se serbet jane po te njejtet barbare dhe qe shqiptaret duan t'i shfarosin. Besoj se asnjeri nga ne nuk ka harruar hedhjen e kufomave te shqiptareve ne lumin Danub gjate konfliktit te fundit. Nje nder autoret kryesore te shfarosjes se shqiptareve ne pershkrimin e bere me siper eshte kryministri serb i asaj kohe, Nikolla Pashic, i cili ishte nje gjakepires i pamershirshem, nje fshatar qe kishte pasion rrembimin e pronave te te tjereve.
 
Ai kishte enderruar prej kohesh e mezi kishte pritur te gllaberonte tokat e shqiptareve e per ta bere kete ai ishte plotesisht i bindur se duhet te bente fillimisht shfarosjen e popullit shqiptar. Kjo eshte pikenisja e politikes se debimeve dhe fsharosjeve etnike qe per here te fundit do e pratikonte ne terren do te ishte Milloshevic. Shqiptaret jane masakruar dhe jane debuar per me shume se nje shekull nga fqinjet e tyre serbe, te cilet edhe sot duke shfrytezuar politikat dhe faktoret gjeopolitike duan te cojne deri ne fund nje mision qe sipas tyre ka mbetur per gjysme, shfarosjen e plote te shqiptareve.
 
Atehere lind nje pyetje fondamentale: a mund qe gjithcka kane bere serbet kunder shqiptareve te amnistohet permes nje marreveshje dypaleshe te koduar me ligj? Ligjet jane krijuar nga njeriu per ndeshkuar sjellje te devijuara dhe jo per te falur krime dhe kriminele te pameshirshem. Krimet e serbeve per sa nuk kohe i fale dhe i harron historia, nuk mund te falen as nga amnistia.